BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Rritet kërkesa e bizneseve dhe qytetarëve për kredi, bankat shtrëngojnë kushtet e kredidhënies

Rritet kërkesa e bizneseve dhe qytetarëve për kredi, bankat

Edhe pse bizneset dhe qytetarët kanë rritur së fundmi kërkesën për kredi, bankat vijojnë të shtrëngojnë kushtet e përfitimit të kësaj të fundit. E ndërkohë që për individët duket se ka qenë më e lehtë gjatë muajve të fundit, e kundërta mund të thuhet për bizneset, veçanërisht ata të mëdha. Banka e Shqipërisë ka publikuar dje rezultatet e vrojtimit të aktivitetit kreditues për tremujorin e tretë 2017, ku ka rezultuar se bankat mbeten të tërhequra në kreditimin e bizneseve të mëdha, që kanë rezultuar edhe më problematiket në kthimin e huave. Ndërkohë që vihet re se standardet e kreditimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë mbetur të lehtësuara njësoj si një tremujor më parë. Nga ana tjetër, për individët, standardet e kredisë rezultuan të lehtësuara, si në segmentin e kredisë për blerje banesash, ashtu edhe për kredinë konsumatore. Banka e Shqipërisë vlerëson se faktori kryesor që ndikoi në kahun lehtësues të standardeve të bankave për kredinë dhënë bizneseve është konkurrenca në tregun bankar. Në kahun shtrëngues kanë ndikuar kryesisht huatë me probleme, situata e perceptuar makroekonomike, si edhe problemet specifike të sektorit. Përsa i përket individëve, faktorët që kanë ndikuar në lehtësimin e standardeve rezultuan mjaftueshmëria e kapitalit, niveli i likuiditetit, si edhe konkurrenca në sistemin bankar. Në kahun shtrëngues për këtë segment kanë ndikuar gjendja financiare e individëve, zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme, si edhe huatë me probleme. Si u shtrëngua kredia Shtrëngimi i kushteve të kredisë të bizneseve u zbatua kryesisht nëpërmjet zvogëlimit të madhësisë së kredisë dhe rritjes së kërkesave për kolateral, ndërsa lehtësimi i tyre u shpreh nëpërmjet zvogëlimit të komisioneve dhe marzhit mesatar. Bankat shprehen se lehtësimi i kushteve të kredisë për individë u zbatua kryesisht nëpërmjet zbutjes së kërkesave për kolateral, ngushtimit të marzhit mesatar për kreditë dhe rritjes së raportit të këstit ndaj të ardhurave. Ndërkohë, bankat presin lehtësim të standardeve të kreditimit për bizneset, ndërsa standardet e kredisë për individët priten të mbeten të pandryshuara në tremujorin e katërt 2017. Kërkesa për kredi parashikohet në rritje si për bizneset, ashtu edhe për individët. Rritet kërkesa për kredi Kërkesa për kredi në tremujorin e tretë të vitit 2017 u raportua e rritur si për bizneset, ashtu edhe për individët në të gjitha segmentet. Kërkesa për kredi është rritur në tremujorin e tretë të vitit 2017 e mbështetur si nga segmenti i ndërmarrjeve të mëdha, ashtu edhe nga ato të vogla dhe të mesme. Sipas qëllimit të përdorimit, këtë tremujor bizneset kanë shfaqur kërkesë më të lartë si për kredinë për kapital qarkullues, ashtu edhe për kredinë për investime. Ndërsa kërkesa më e ulët për kredi është perceptuar nga bankat si pasojë e përdorimit të burimeve alternative të financimit dhe ndikimit të situatës makroekonomike. Burimet alternative të financimit përfshijnë: fondet e veta të klientëve; huamarrjen nga institucionet jobanka; dhe huamarrjen në një bankë tjetër. Në tremujorin e katërt të vitit, bankat presin rritje të kërkesës, të mbështetur nga të dy segmentet e biznesit.