BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Ekonomia

Rritet numri i familjeve që marrin strehim social, nga kreditë e buta e bonusi i qirasë, te banesat sociale, ja përfituesit

Rritet numri i familjeve që marrin strehim social, nga kreditë e buta

Qeveria ka vendosur të zgjerojë skemën e strehimit social. Në planin buxhetor afatmesëm është prezantuar synimi i qeverisë për të tre vitet e ardhshme në lidhje me strehimin. Në këtë dokument thuhet se, deri në 2024 çdo vit do të rritet numri i familjeve të pastreha që do të përfitojnë nga ky program. Konkretisht plani sqaron se, në vitet që vijnë do të futen për herë të parë në skemë e regjistrimit mbi 3200 familje të pastreha. Sipas të dhënave, këto familje do të bëhen pjesë e skemës duke përfituar kredi të buta. Gjithashtu, 260 familje të tjera do të përfitojnë nga strehimi në banesa sociale të përshtatura për strehim, posaçërisht për kategoritë në nevojë. Sipas qeverisë, zgjerimi i kësaj skeme është parë i domosdoshëm duke marrë parasysh se pandemia dhe tërmeti reduktuan të ardhurat e shumë familjeve, të cilat tashmë nuk munden as të paguajnë qiranë dhe kanë mbetur të pastreha. Pra, vetëm me këto dy linja, duke filluar që nga 2021 e në 3 vitet e ardhshme në skemën e strehimit do të regjistrohen dhe 5500 familje të tjera. “Programi “Strehimi Social”, për periudhën 2021-2021, synon që: Të mbështesë për herë të parë rreth 3280 familje të pastreha nëpërmjet skemës së kredive të subvencionuara nga shtetit përgjatë 4 viteve. Nëpërmjet këtij programi synohet gjithashtu që të rritet numri i familjeve që përfitojnë banesë sociale me qira në objekte të adaptuara, me konkretisht 260 familje përgjatë periudhës 2021-2024”, thuhet në dokument.

Ja sa familje do marrin bonus qiraje

Ndër të tjera, përmes këtij plani qeveria ka vendosur të shtojë dhe numrin e familjeve që marrin bonus qiraje. Konkretisht, në tre vite do jenë 628 familje që do të marrin për herë të parë bonus qiraje, ku aktualisht janë vetëm 381 familje. Ndërkohë, bëhet me dije se do zgjerohet skema edhe për ato familje, që marrin financim për të përmirësuar kushtet e banesës që posedojnë. “Programi i “Strehimit”, synon që të rrisë numrin e familjeve të pastreha që përfitojnë bonus qiraje në 381 përfitues të parashikuar në vitin 2021 në 1009 përfitues në vitin 2024. Gjithashtu, programi synon që të rrisë numrin familjeve që i përmirësohen kushtet e banimit me rreth 1318 familje përgjatë periudhës 2021-2024”, theksohet në dokument. Sakaq, më këtë pikë qeveria sqaron se, akomodimi i familjeve të pastreha dhe financimi i atyre familjeve që janë në nevojë do të jetë prioritar për të rregulluar dhe rritur mirëqenien në vend.

Fondi për rindërtimin

Ndërkohë sa i përket procesit të rindërtimit, qeveria ka përcaktuar për këtë vit fondin prej 28 miliardë lekësh dhe në të njëjtën kohë po ezaurohen dhe ato fonde që nuk u përdorën gjatë vitit që lamë pas. Ndërsa për vitin 2022 plani tregon që janë vënë në dispozicion 6 miliardë lekë. Veç këtij edhe një fond tjetër prej 11 miliardë lekësh, i cili do të përdoret për hapjen e zonave të zhvillimit dhe planimetritë e ndërtimit, për të bërë më pas të mundur tërheqjen e të gjitha granteve që janë dhënë nga donatorët e huaj. Sipas planit të qeverisë, viti që vjen do të shënojnë dhe mbylljen e zonave më të mëdha të rindërtimit, rrjedhimisht strehimin e pjesës më të madhe të banorëve që mbetën të pastrehë nga tërmeti i vitit 2019.