Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rritet papunësia në 5 qarqe, Vlora kryeson listën

Postuar: 13/03/2018 - 09:42

Norma e papunësisë ra me rreth 1.2 pikë përqindje në shkallë vendi vitin e kaluar, por përkundrejt 2016-s papunësia u rrit më tej në 5 qarqe të vendit nga 12 gjithsej raporton INSTAT.

Sipas të dhënave të INSTAT, norma e papunësisë shënoi rritje më tej gjatë vitit të kaluar në qarqet e Lezhës, Vlorës, Beratit, Shkodrës dhe Fierit.Normën më të lartë të papunësisë e ka Qarku i Vlorës, me 23.9% të forcës së punës mbi 15 vjeç. Kjo normë është gati 10% mbi mesataren kombëtare, teksa qyteti bregdetar ka të zhvilluar turizmin dhe industrinë për shkak se është edhe zonë portuale. Treguesi i papunësisë u përkeqësua më tej gjatë vitit 2017, duke shënuar rritje me 1 pikë përqindje në raport me vitin 2016.

Pas Vlorës, qarqet e Tiranës dhe Lezhës patën normat më të larta të papunësisë më 2017, me përkatësisht 16.1% secili.

Në Qarkun e Tiranës, papunësia gjatë 2017 ra me 3.4 pikë përqindje, ndërsa në Lezhë ky tregues pësoi rritje me 1.2 pikë përqindje. Sipas të dhënave të INSTAT, papunësia në Tiranë u ndikua nga rritja e numrit të të punësuarve në sektorin e bujqësisë dhe atë të industrisë, teksa punësimi në sektorin e shërbimeve ka rënë.

Po normat më të larta të rritjes se papunësisë i ka përjetuar Qarku i Beratit, ku treguesi shënoi 12.8%, duke pësuar një kapërcim 4.1 pikë përqindje brenda vitit. Sipas të dhënave të INSTAT, papunësia në këtë qark është ndikuar nga ulja e punësimit në sektorin e bujqësisë me rreth 7 pikë përqindje brenda vitit. Megjithëse në këtë qark punësimi në sektorët e industrisë dhe shërbimeve është përmirësuar, rënia në sektorin e bujqësisë nuk u kompensua.

Papunësia u rrit me 2 pikë përqindje edhe në Qarkun e Shkodrës, duke shënuar 12.4% në vitin 2017. Sipas të dhënave të detajuara nga INSTAT, në Qarkun e Shkodrës ka rënë punësimi në sektorin e industrisë.

Ndërsa qarqet që kanë shënuar rënien më të madhe të papunësisë ishin, Kukësi (4.3%), Elbasani (4.2%) dhe Durrësi (3.4%). Sipas të dhënave të INSTAT, papunësia në Kukës ra prej nxitjes së punësimit në sektorin e shërbimeve me rreth 7 pikë përqindje. Ndërsa në qytetin e Durrësit punësimi është nxitur nga sektori i shërbimeve.

Dibra, Korça dhe Elbasani janë qarqet me normat më të ulëta të papunësisë në vend, përkatësisht me 7, 7.5 dhe 8.2%.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 27

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 07:19

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hartuar një draft ligj për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës dhe gazit si dhe të punonjësve q

Postuar: 12/12/2018 - 09:33

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, sipas Bankës së Shqipërisë:

Postuar: 12/12/2018 - 07:31

 Ministria e Financave ka publikuar listën me 652 trashëgimtarët, të cilët kanë mangësi në d

Postuar: 11/12/2018 - 08:07

Një draft me ndryshime në ligjin “Për mediat audiovizive në republikën e Shqipërisë”

Postuar: 11/12/2018 - 07:28

Kontrolli i Lartë i Shtetit po përgatitet për depozitimin në prokurori të kallëzimit penal për 7

Postuar: 10/12/2018 - 15:29

Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës janë rritur me 40% për muajin nëntor, periudhë kur Prishti

Postuar: 09/12/2018 - 07:27

Skema e ndihmës ekonomike si ajo e përfitimit nga personat me aftësi të kufizuara do të ndryshojn