BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Rritja e pagës së mësuesve, shoqatat zbulojnë hilen me buxhetin e ri edhe pedagogët kërkojnë më shumë rrogë

Rritja e pagës së mësuesve, shoqatat zbulojnë hilen me

Mësuesit janë të pakënaqur më rritjen 15% të pagave. Që prej ditës kur kryeministri Edi Rama njoftoi se, në 2021 pagat e mësuesve do të pësojnë indeksim me 15%, këta të fundit shfaqen pakënaqësitë e tyre. Së pari, ata u shprehën se ndihen të diskriminuar për faktin që rrogat e tyre do të rriten me vetëm 15% ndërsa e mjekëve me 40%, kur të dyja palët po punojnë në kushte të vështira prej pandemisë. Sakaq, këto ankesa dhe jo vetëm ata i paraqitën dje gjatë seancës dëgjimore për projektbuxhetin e vitit 2021, në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, ku thanë se edhe përllogaritja që bëri ministrja e Financave në Parlament ishte e gabuar. Sipas tyre, në të vërtetë rrogat nuk do të pësojnë një indeksim me 15%, por me 9%, gjë të cilën e shfaqin edhe shifrat e paraqitura nga qeveria. Duke iu drejtuar ministres së Arsimit, Evis Kushi, e cila ishte e pranishme në komision, përfaqësuesit e sindikatës bënë me dije se me rritje 15% pagat do të ishin një vlerë gati 4 mijë lekë, më e larta nga çka është përcaktuar në buxhet. Pra, në këtë pikë ata hedhin dyshimet se rritja reale do të jetë vetëm 9%. “Rritja e pagave me 15% për mësuesit është e pamjaftueshme dhe nuk është mbajtur premtimit që qeveria bëri në 2017, kur na tha se do të ketë indeksim me 40%. Gjithashtu ne na duken të dyshimta të dhënat në buxhet me pretendimin se do ketë rritje 15%. Pasi, nëse në të vërtetë do të ketë një rritje me 15%, paga e mësuesve në 9-vjeçare shkon në 75 mijë e 670 lekë dhe jo 72 mijë e 100 lekë sa u deklarua nga ministrja. Diferenca në përllogaritjet e arsimtarëve dhe të ministrisë është 3 mijë e 570 lekë. Nga ana tjetër paga mesatare bruto e mësuesve në shkollat e mesme me këtë rritje nga 68 mijë e 800 lekë shkon në 79 mijë e 120 lekë dhe jo 75 mijë e 550 lekë sa u tha në konferencë. Edhe këtu diferenca është 3 mijë e 570 lekë. Pra sipas të dhënave të buxhetit, rritja e pagave për arsimtarët është 9.1% dhe jo 15%”, u shprehën përfaqësuesit e sindikatës.

Sqarimi i ministrisë

Ministrja Evis Kushi, duke publikuar një dokument të Ministrisë së Financave sqaroi se,

në rritjen e pagës janë të përfshirë edhe elementët e tjerë si paga e diplomës, vjetërsia e punës si dhe kualifikimi, të mbledhura së bashku arrijnë në vlerën e deklaruar nga ata. “Rritja e pagës për çdo kategori punonjësish behet vetëm mbi pagën e funksionit, e cila është përcaktuar ne VKM përkatëse, ne rastin e mësuesve është VKM 175/2017, e ndryshuar. Bazuar ne këtë VKM, ju bëjmë me dije se paga mesatare është me e larte se paga për funksion. Prandaj ajo qe ju pretendoni nuk del 15% kur e pjesëton. Sipas kësaj VKM-je, paga funksionit te mësuesit ne shkollën e mesme është 45000 leke e cila rritet me 15% ose me 6750 leke ne muaj. Kjo rritje bën që paga e rritur e funksionit se bashku me elementet e tjerë si paga diplomës 14000 leke, paga vjetërsisë 7000 leke dhe paga për kualifikim, shkon si page bruto 75550”, sqaron ministria. Pra 15% do të konvertohet detyrimisht në rritje, por të shpërndarë edhe sipas pozicionit dhe indikatorëve të tjerë, nga ku përfitojnë mësuesit.

Pagat e pedagogëve

Ndër të tjera edhe Sindikata e Punonjësve të Universitetit është ankuar për rrogat e ulëta të pedagogëve. Sipas tyre është absurde që projektbuxheti i vitit 2021 nuk parashikon asnjë rritje page për pedagogët, këtu drejtuar ministres së Arsimit ata kërkuan indeksim rroge njësoj si për mësuesit. Ndërkohë ata kanë shfaqur edhe ankesa për buxhetin alokuar për arsimin në tërësi.

Sipas tyre, buxheti me një rritje vetëm 5% është i papërfillshëm dhe nuk mbulon dot nevojat bazë të shkollave, universiteteve dhe stafeve. Gjithashtu edhe Pakti për Universitetin nuk adreson asnjë nevojë të stafit akademik. Po për këtë çështje ministria tha se nuk është planifikuar asnjë ndryshime pasi nevoja më të shumta po shfaqin shkollat dhe sidomos ato në zonat rurale dhe atje do të jetë fokusi për 2021. Edhe kjo pikë ka hapur debate mes ministrisë dhe sindikatës së mësuesve. Dje sindikatat kërkuan zgjidhjen e problemit të transportit të mësuesve dhe nxënësve. Sakaq, duke marrë në konsideratë dhe vështirësitë e krijuara nga COVID-19, sindikatat kërkuan edhe dhënien e shpërblimit prej 10 mijë lekësh në fundvit.