BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Ekonomia

Rritja e pensioneve, ja sa do të jenë përfitimet për ushtarakët, naftëtarët dhe minatorët, detajet e vendimit të qeverisë

Rritja e pensioneve, ja sa do të jenë përfitimet për

Vendimi më i fundit i qeverisë që rrit me 2.7% pensionet përcakton edhe vlerën e tyre për secilën kategori. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi përfitues do të jenë edhe minatorët, naftëtarët dhe ushtarakët në të gjithë vendin. Sipas pikës 5 të këtij vendimi, pensionet suplementare për ish-ushtarakët do të jenë mbi 14 mijë lekë në muaj, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për naftëtarët, minatorët dhe metalurgët. “Pensionet e parakohshme, të caktuara sipas ligjit nr. 10142, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 14. 449 lekë në muaj”, përcakton vendimi. Ndërsa, pika 4 e këtij vendimi sqaron se vlera minimale për pensionet e pleqërisë për naftëtarët, minatorët dhe metalurgët duhet të jetë më shumë se 14 mijë lekë në muaj, ndërsa ajo maksimalja nuk duhet të kalojë vlerën e 28 mijë lekëve në muaj. I njëjti sqarim vlen edhe për punonjësit e Gardës, si dhe punonjësit e Policisë së Shtetit. “Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara sipas dispozitave të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të këtij ligji, si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr. 150/2014, që kanë datë fillimi të së drejtës deri më 31.12.2014, pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi, nuk do të jenë më pak se 14. 449 lekë në muaj dhe më shumë se 28. 898 lekë në muaj”, sqaron vendimi.

Indeksimi për punonjësit e Gardës

Në pikën 6 të këtij vendimi përcaktohet se përveç pensionit ushtarakët marrin edhe një tjetër kompensim shtesë, i cili është kompensim për mbulimin e të ardhurave për nevojat bazë. Sipas vendimit, me hyrjen në fuqi të këtij ndryshimi, ky kompensim për pensionistët që kanë qenë ushtarakë apo punonjës policie do të jetë deri në 16 mijë lekë. “Kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr .401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, nr. 763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”, nr. 415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”, dhe nr .477, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, do t’i marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione të parakohshme sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, me datë fillimi nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi e në vazhdim, me kusht që shuma e pensionit mujor të parakohshëm plus kompensimin e të ardhurave të jetë deri në 16. 099 lekë në muaj”, sqaron vendimi.

Rritje pensioni për ish-punonjësit e kooperativave

Nga ky vendim do të përfitojnë rritje edhe ata pensionistë që kanë qenë punonjës kooperative. Vendimi sqaron se indeksimi që do të bëhet për këtë kategori do bëjë vlerën minimale mbi 9 mijë lekë në muaj, ndërsa vlera maksimale 14 mijë lekë në muaj. “Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96, të ligjit nr. 7703, të ndryshuar, me datë fillimi deri më 31.12.2014, pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi nuk do të jenë më pak se 9. 895 lekë në muaj, por jo më shumë se 14. 449 lekë në muaj”, thuhet ndër të tjera në vendim.