BREAKING NEWS

E trishtë/ Ndahet nga jeta kryetari i ish-të përndjekurve politikë, i biri jep lajmin e hidhur: Një muaj pasi kaloi Covid-19, pësoi komplikacion të rëndë në ...

E trishtë/ Ndahet nga jeta kryetari i ish-të përndjekurve
x
BREAKING NEWS

Italianët marrin përsipër ekspertizën për “21 Janarin”, prova e dëshmi të reja për 4 vrasjet, Berisha pritet të merret në pyetje nga prokurorët e SPAK

Italianët marrin përsipër ekspertizën për “21
x
BREAKING NEWS

Fati i Berishës në duart e Ndokës për zgjedhjet e 6 marsit, aleatët i kthejnë kurrizin, foltorja kundër bashkimit me LSI për mesazhin e keq të bllokut 700 mijë euro

Fati i Berishës në duart e Ndokës për zgjedhjet e 6 marsit,
x
BREAKING NEWS

SHBA prish planet e presidentit për të zaptuar Kushtetuesen, Yuri Kim vizitë blic në Gjykatën e Lartë para zgjedhjes së emrave të rinj

SHBA prish planet e presidentit për të zaptuar Kushtetuesen, Yuri Kim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

“Bombë” infektimesh nga Omicron në këtë qytet në Shqipëri, mjekja jep alarmin: Përveç variantit të ri, po qarkullon edhe...

“Bombë” infektimesh nga Omicron në këtë qytet
x
BREAKING NEWS

KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të ‘Shëndetësisë’

KLSH kallëzon në SPAK 8 punonjës të
x

Ekonomia

Rritja e tarifave të energjisë, ERE do të shqyrtojë shpenzimet e operatorëve para se të vendosë, zbardhet vendimi i plotë

Rritja e tarifave të energjisë, ERE do të shqyrtojë

Entit Rregullator i Energjisë ka vendosur të shqyrtojë mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Pak javë më parë operatorët OSHEE dhe OST kërkuan rritjen e tarifave, ndërkohë që janë zbardhur vendimet e ERE. Sipas dokumenteve në publikuar në Fletoren Zyrtare, specifikohet se do të jetë analiza e kostove të realizuara por dhe të parashikuara, si dhe e treguesve teknikë, ekonomikë dhe financiarë të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit që do të shërbejë për të vlerësuar nëse shoqëritë janë në rrethanat, të cilat kërkojnë rivlerësimin e nivelit të tarifave mesatare të transmetimit dhe shpërndarjes. Në vendime jepen të dhëna edhe mbi totalin e të ardhurave të kërkuara nga 2 kompanitë, ku edhe bazohet kërkesa e tyre për rritjen e tarifave. Sipas vendimit, në këtë aplikim konstatohet se përditësimi i të dhënave ka konsideruar rillogaritjet e komponentëve të të ardhurave të kërkuara, të pritshme për vitet 2021 dhe 2022, si vijon: kosto e blerjes së humbjeve;

kapitali e punës; sasia e energjisë që do të lëvrohet në rrjetin e shpërndarjes; kthimi mbi bazën e rregulluar të aseteve. “Në aplikimin e përditësuar, konstatohet se OSSH sh.a. ka vijuar të kryejë llogaritjet e shpenzimeve të transmetimit të energjisë elektrike, për mbulimin e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes, bazuar në tarifën e transmetimit në fuqi. Totali i të ardhurave të kërkuara nga shoqëria OSSH sh.a., për vitin 2022, është në vlerën 37,108 miliardë lekë, ku sasia e energjisë elektrike, e parashikuar për t’u lëvruar në rrjetin e shpërndarjes është 5,776 gWh, duke rezultuar në një tarifë mesatare shpërndarje prej 6.42 lekë/kWh ose në një rritje prej 34% nga tarifa prej 4.79 lekë/kWh në fuqi, e miratuar nga ERE”, thuhet në vendim.

Propozimet e OSSH

Shoqëria OSSH sh.a., gjithashtu, ka propozuar miratimin e tarifave sipas nivelit të tensionit për

vitin 2022, si më poshtë vijon: a) tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike në tension 35 kV - 2.61 lekë/kWh; b) tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike në tension 20-6 kV - 3.99 lekë/kWh; c) tarifa e shpërndarjes së energjisë elektrike në tension 0.4 kV - 6.63 lekë/kWh.

ERE shprehet se do të konsiderojë, në përllogaritjen e të ardhurave të kërkuara, pritshmërinë mbi shlyerjen e detyrimeve të ndërsjella të OSSH sh.a., mbështetur në marrëveshjet përkatëse midis shoqërive. “Shoqëria OSSH sh.a. duhet të dërgojë në ERE çdo të dhënë, argument apo dokumentacion mbështetës, të nevojshëm, që do të kërkohet gjatë këtij procesi, gjithashtu, dhe duhet të plotësojë të gjitha kërkesat dhe detyrat që mund të lindin gjatë zhvillimit të seancave teknike dhe seancave publike me palët e përfshira dhe që impaktohen nga efektet e tarifës mesatare të transmetimit të energjisë elektrike”, thuhet në vendim. E njëjta gjë vlen dhe për OST. Në fund ERE vendosi: Fillimin e procedurave, për shqyrtimin e aplikimit të shoqërisë OSSH sh.a., për përcaktimin e tarifave të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, për vitin 2022. Drejtoria e Tarifave dhe Çmimeve të njoftojë aplikuesin për vendimin e Bordit të ERE-s. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Për këtë vendim mund të kërkohet rishikim në ERE brenda 7 ditëve kalendarike, si dhe mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative Tiranë, brenda 30 ditëve kalendarike nga dita e publikimit në Fletoren Zyrtare.