BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Ekonomia

RTSH e Thoma Gëllçit “not” në para dhe sërish ankohej, institucioni i zhytur në kredi, por nuk ndali shpenzimet marramendëse për udhëtime

RTSH e Thoma Gëllçit “not” në para dhe sërish

Radio Televizioni Shqiptar ka shpenzuar brenda 6 muajve në vitin që lamë pas 34 milionë lekë vetëm për udhëtime. Edhe pse në 2020 lëvizjet ishin të kufizuara për shkak të pandemisë, RTSH ka kryer të gjitha udhëtimet e planifikuara dhe ka shfrytëzuar fondin e lënë në dispozicion. Sipas të dhënave të publikuara në raportin e gjashtëmujorit të parë të RTSH për vitin 2020, zëri i shpenzimeve udhëtim e dieta është realizuar në nivelin 88% si gjashtëmujor me fond të shfrytëzuar 33,933 lekë. Ndërkohë, ashtu sikur për 2019 edhe gjatë pandemisë ky institucion ka shpenzuar pothuajse totalisht fondin e lënë në dispozicion për filmime artistike. “Zëri i Projekteve filmike dhe artistike dhe të drejtave të transmetimit, dokumentarë, filma, programe sportive, artistike, shpenzimet për projektet e miratuara. Realizimi në total i këtij zëri është në masën rreth 88%,ose në masën 51% ndaj planifikimit vjetor. Diferenca vjen si rezultat i mosrealizimit të Eurosong parashikuar në vlerën 15 milionë lekë dhe Fondi i prodhimit të pavarur. Projekte filmike, artistike, u realizuan në vlerën - 46 milionë lekë nga 134 milionë lekë që është parashikimi vjetor. Nga kjo vlerë, 50 milionë lekë për aktivitete artistike me rendësi mbarëkombëtare”, thuhet në raport. Ndër të tjera theksohet se edhe zëri i shpenzimeve të tjera operative është realizuar në nivelin 98% si gjashtëmujor dhe 53% ndaj totalit vjetor të parashikuar. Pra fondet e përcaktuar për çdo zë janë shpenzuar sipas parashikimeve edhe pse pandemia ishte nëpër këmbë.

Pakënaqësi për buxhetin

Por, pavarësisht se RTSH ka shfrytëzuar të gjitha fondet e lëna në dispozicion për vitin e shkuar, sërish televizioni nuk është i kënaqur me këtë nivel buxhetor. Në raportin e publikuar thuhet se, disa zëra nuk janë realizuar për shkak se nuk kanë qenë të mjaftueshme fondet. Në një nga këto zëra përfshihet furnizimi me materiale. “Zëri Materiale: Realizimi i këtij zëri është në masën 79%, si rezultat edhe i situatës se vështirë financiare në të cilën u ndodh RTSh gjatë kësaj periudhe; ose në masën 28% realizim kundrejt planifikimit vjetor”, thuhet në raport. Ndër të tjera në raport thuhet se situata financiare e televizionit nuk është e kënaqshme për shkak se dhe niveli i të ardhurave të grumbulluara nuk ka qenë në nivelin e duhur. Por ajo që bie në sy është se RTSH përfiton shumë para nga tarifa televizive që paguajnë qytetarët. “E ardhura nga tarifa e përdorimit të aparatit marrës televiziv është realizuar në masën 85%, me një mosrealizim ndaj parashikimit për 109 milionë lekë. Gjatë muajve janar e shkurt niveli i arkëtimeve ka qenë mbi 110 milionë lekë, në muajt mars dhe prill ka qenë në nivelin e 98 milion lekë, në muajin maj zbriti në nivelin 80 milion lekë dhe në muajin qershor paraqitet në vlerën 103,8 milionë lekë. Nëse arkëtimi vijon në te njëjtin ritëm, mosrealizimi vjetor nga kjo e ardhur në buxhetin e RTSH në vitin 2020, parashikohet ne rreth 220 milionë lekë. Të ardhurat e veta të RTSH paraqiten të realizuara në masën 71%, ose me një mosrealizim në vlerë absolute për 40,7 milionë lekë”, evidenton raporti. Ndër të tjera, bëhet e ditur se RTSH ka pasur probleme edhe në pagesën e kredive. Raporti tregon se edhe kjo vështirësi ka ardhur për shkak se nuk janë mbledhur të ardhurat e nevojshme pavarësisht se shpenzimet për planet janë shpërdoruar.