BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Ekonomia

RTSH shpenzime pa fund gjatë drejtimit të Thoma Gëllçit, 5 mln euro shkuan vetëm për udhëtime, pritje dhe përcjellje

RTSH shpenzime pa fund gjatë drejtimit të Thoma Gëllçit, 5

Zbardhen të tjera shifra befasuese nga shpenzimet e RTSH gjatë drejtimit të Thoma Gëllçit. Gazeta ka bërë publike në këto ditë shumat e mëdha të shpenzuara nga ky institucion, i cili sërish ankohet për mungesë fondesh dhe të ardhurash. Ditën e djeshme raportuam se Thoma Gëllçi e ka zhytur RTSH në borxhe, por sërish nuk janë ndalur shpenzimet e luksit për udhëtime, dieta, pritje dhe përcjellje. Gazeta po sjell sot shumat që janë shpenzuar për këta zëra në vitet që Gëllçi ka qenë drejtues i RTSH, ku konstatohet se janë shpenzuar mbi 500 milionë lekë vetëm për udhëtime dhe pritje-përcjellje. Kjo vlerë rezulton nga përllogaritja e të dhënave në vitet 2017, 2018, 2019 dhe gjashtë mujorin e parë të 2020, sepse për vitin 2016 ka qenë i përcaktuar më parë buxheti, ndërsa për pjesën e dytë të vitit që lamë pas RTSH nuk ka raportuar në Kuvend. Konkretisht në këtë hark kohor RTSH ka shpenzuar 275 milionë lekë për dieta dhe udhëtime, ndërsa 231 milionë lekë kanë shkuar për shpenzime të tjera operative. “Për shërbime e të tjera operative (honorare, pritje përcjellje. etj) janë shpenzuar 51,308,000 lekë në 2017 85,207,000 lekë në 2018 dhe 60,811,000 lekë në 2019. Ndërsa, për udhëtime e dieta janë shpenzuar 78,859,000 lekë në 2017; 75,606,000 lekë në 2018; 86,498,000 lekë në 2019”, thuhet në raportin e dorëzuar në Kuvend. Ndërkohë mbi këto të dhëna, nga një përllogaritje e thjeshtë matematikore dhe logjike mbi gjendjen financiare të RTSH, kuptohet se ky institucion është zhytur në borxhe për shkak se çdo vit janë kërkuar më shumë fonde të cilat janë shpenzuar pa kriter dhe jo në zërat më të rëndësishëm. Kjo evidentohet edhe nga fakti që pas kaq kohësh Radio Televizioni Shqiptar nuk është në nivelin e duhur sa i përket transmetueshmërisë.

Borxhe të shtuara në 2019

Në raport tregohet qartë se, niveli i borxhit të Radio Televizionit Shqiptar është rritur ndjeshëm nga viti 2017 në vitin 2019. Sipas të dhënave të publikuara, nga viti në vit ky institucion ka qenë në paaftësi për të grumbulluar të ardhurat e nevojshme dhe nga ana tjetër ka kryer më shumë shpenzime se plani. Raporti sqaron se në vitin 2019, niveli i borxhit arriti shifra të larta dhe kjo për shkak se në tre vitet e fundit, pra 2017, 2018 dhe 2019, nuk është arritur balancim mes shpenzimeve dhe të ardhurave. Ndërsa gjendja është rënduar më shumë, nga kreditë me vlera të larta të marra nga RTSH në vitin 2018 dhe 2019. Pra siç duket 2019-ta ka qenë viti, i cili tregoi se me marrjen e drejtimit nga Thoma Gëllçi, televizioni filloi të ecë drejt rrënimit. “RTSH e mbylli vitin 2019 me detyrime (borxhe) të larta ndaj të tretëve, si rezultat i të ardhurave të munguara gjatë tre viteve të fundit, relatuar në Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Financave. Aktualisht RTSH mbart detyrime në vlera tepër të larta rreth 435 milionë lekë për vitin 2019, kjo ka ardhur nga: kësti i kredisë të vitit 2018 edhe dy këstet e vitit 2019, 490 milionë lekë; SLA e muajve tetor-nëntor 2019 në vlerën, 42 milionë lekë”, thuhet në raport.