BREAKING NEWS

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat e nxehta që po mbajnë pezull marrëveshjen PS-opozitë pavarësisht presionit të SHBA dhe BE

Ku qëndron ngërçi për Reformën Zgjedhore? Ja 3 pikat
x

Ekonomia

Sa do të paguhet një punonjës i cili e ka pagën 500 mijë lekë të vjetra? Ministrja Denaj zbulon shifrën

Sa do të paguhet një punonjës i cili e ka pagën 500

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një lidhje për emision Open ka folur për pagën e luftës për të cilën bizneset kanë nisur të aplikojnë sot. Denaj tha se pagesat do të bëhen brenda këtij muaji.

Sa do të paguhet një punonjës i cili e ka pagën 500 mijë lekë të vjetra?- e pyeti Eni Vasili.

Do të paguhet me pagën e luftës e cila ka një vlerë prej minimumit të pagës së deklaruar që është 260 mijë lekë të vjetra- tha Denaj.

Të gjithë punonjësit do të paguhen më këtë vlerë?- e pyeti Eni Vasili.

Po të gjithë punonjësit do të përfitojnë këtë vlerë. Duhet të kemi parasysh që në një situatë tjetër kjo nuk do të përfitohej- tha Denaj në Open.