
Përplasjet në veri/ Shtëpia e Bardhë del me thirrjen e fortë për Kosovën dhe Serbinë

03 Qershor 2023

"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

Sa na “kushtoi” pastrimi dhe gjelbërimi? Qytetarët paguan më shumë në 2022-shin

Shkruar nga SOT.COM.AL 22 Maj 2023

Të ardhurat e bashkive nga shërbimet publike vendore siç pastrimi dhe gjelbërimi, zënë peshën kryesore sa i takon të hyrave totale të mbledhura nga tarifat vendore. Referuar të dhënave të bëra publike në raportin e Institutit të Bashkive të Shqipërisë, të ardhurat nga shërbimet që ofrojnë 61 bashkitë për vitin 2021 rezultojnë të jenë në 43.6 milionë euro, ndërsa në 2022 kanë pësuar një rritje të konsiderueshme në 47.6 milionë euro. E përkthyer në përqindje, rritja rezulton në afro 9.1 për qind. Të ardhurat nga tarifat e shërbimeve publike përfshijnë menaxhimin e mbetjeve, ndriçim, gjelbërim, furnizimi me ujë dhe kanalizimet, ujitjen dhe kullimin). Ky zë i të ardhurave ka pësuar gjithashtu rritje nga viti në vit. Rreth 88% e të ardhurave nga tarifat për shërbimet publike mblidhen nga tarifa e pastrimit dhe higjienës. Në tre vitet e fundit, të ardhurat nga tarifa e pastrimit dhe higjienës kanë ndjekur prirje rritëse progresive, në pasqyrim të rritjes së tarifave vendore të aplikuara në disa prej bashkive. Gjithashtu, në të njëjtin drejtim mund të ketë kontribuar mbledhja e kësaj tarife duke përdorur si agjentë tatimorë kompanitë e Ujësjellës Kanalizimeve në zonat urbane kryesisht dhe aty ku ekziston rrjeti i furnizimit me ujë. Të ardhurat nga tarifa e ndriçimit publik përfaqësojnë rreth 7% ndaj totalit nga tarifat e shërbimeve publike. Të ardhurat nga tarifa për shërbimin e ujitjes dhe të kullimit ndonëse kanë peshë të ulët ndaj totalit të të ardhurave nga tarifat vendore, sërish ka tendencë rritëse për çdo vit. Kjo tarifë mblidhet në masë më të gjerë në bashkitë Elbasan, Berat, Korçë, Lushnjë, Dimal etj, në përputhje dhe me karakterin ekonomik bujqësor të tyre.
Më të lexuarat


Çmimi i bukës nuk ndjek tendencën rënëse të grurit në bursat e huaja/ Shoqata e Prodhuesve zbulon pse janë shtuar kostot mbi 50%

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Euro bie në minimumin historik, ja me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja

Çfarë po ndodh me euron? Monedha europiane thyen rekorde të reja, vijon rënien drastike

Merret vendimi, hyn në fuqi ligji i pagave: Ata që paguhen deri në 50 mijë lekë...

Çmimi i naftës ulet në bursa, Shqipëria në listën e 20 vendeve me çmimin më të shtrenjtë të karburanteve në botë, Bordi i Transparencës vijon batërdinë duke vjedhur shqiptarët

Sejko: Po punojmë për ligjin e ri funksional të Bankës së Shqipërisë, inflacioni brenda normës në 2024

Rënie historike, Euro prek fundin

Bordi i naftës antikushtetues, qeveria imponon çmimet për interesa klienteliste në kundërshtim me vendimin e gjykatës, shqiptarët blejnë karburantet me vlerën më të lartë në rajon

Forumi për sigurinë, Albin Kurti takohet me dy zyrtarët e lartë të BE-së

Depozitat në rënie për të 3-tin muaj radhazi, “digjen” 370 milionë euro që prej janarit, bie edhe paraja e “gatshme”
