BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Ekonomia

Sejko: Çmimet u rritën për shkak të luftës dhe do mbeten të larta gjatë 2022, të ndërhyhet përkohësisht në politikat fiskale, por pa rritur borxhin publik

Sejko: Çmimet u rritën për shkak të luftës dhe do

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko u shpreh dje lufta në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura Rusisë kanë ndikuar në rritjen e çmimeve. Gjatë një konference për mediat, guvernatori Sejko theksoi se kjo rritje e çmimeve do të vijojë për të gjithë vitin 2022, ndërsa shtoi se Shqipëria dhe rajoni po përballen me një rritje të çmimeve, pasi, sipas tij, si ekonomi të vogla dhe të hapura nuk mund të shpëtonin nga ky efekt që po përhapet në të gjithë botën. “Ekonomia botërore po lë pas ditët më të këqija dhe pasojat e  pandemisë. Me lejoni të them që është shfaqur një sfidë e re. Sulmi i Rusisë dhe Ukrainës dhe sanksionet e vendosura kanë sjellë një rritje të shpejtë të çmimeve të naftës dhe produkteve të tjera. Këto çmime do vazhdojnë të mbeten të larta të paktën edhe gjatë pjesës së mbetur të vitit 2022. Shqipëria dhe rajoni po përballen me një rritje të çmimeve. Si ekonomi të vogla dhe të hapura ne nuk mundemi të shpëtojë nga këto ndikime. Bazuar në informacionin aktual inflacioni pritet të qëndrojë mbi objektiv në pjesën më të madhe të dy viteve të ardhshme. Në aspektin pozitiv edhe në prani të kësaj goditje projeksionet tona tregojnë se vëllimi i aktivitetit ekonomik do tregojë rritje gjatë vitit 2022. Ky parashikon faktorizimin e mospërshkallëzimit të konfliktit dhe momentin pozitiv me të cilat ekonomia shqiptare hyri në vitin 2022”, deklaroi ai.

Sejko: Të ndërhyhet përkohësisht në politikat fiskale

Më tej Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko kërkoi që të ndërhyhet se autoritetet duhet të jetë përmes një ndërhyhet përkohësisht në politikat fiskale, por sipas tij, duke mos u kthyer në rritje të borxhit publik. “Fokusi i autoriteteve  duhet të jetë i dyfishtë. Ky objektiv duhet të përmbushet përmes një ndërhyrje të përkohshme të politikave fiskale që duhet të synojë të mos përkthehet në rritje të borxhit publik. Autoritetet publike duhet të ribalancojnë objektivin e rimëkëmbjes ekonomike me stabilitetin ekonomik në vendin tonë. Rritja gjatë muajve të kaluar sinjalizon vullnetin e Bankës së Shqipërisë për të ruajtur stabilitetin e çmimeve në vend. Operatorët e sektorit privat duhet të marrin masa. Biznesi duhet të rrisë vëmendjen ndaj kostove operacionale. Në prani të një ambienti të qëndrueshëm ekonomikë dhe financiarë perspektivat mbeten solide”, u shpreh ai. Ndërkohë guvernatori nënvizoi rrezikun që goditja fillestare e ofertës të transmetohet në kosto dhe të përkthehet në pritje për inflacion të lartë në të ardhmen, dikton nevojën e përshtatjes së qëndrimit të politikave ekonomike. Për këtë arsye, sipas tij, autoritetet publike duhet të ribalancojnë objektivin e mbështetjes së rimëkëmbjes ekonomike me rrezikun e dëmtimit të stabilitetit monetar dhe financiar të vendit. “Në vizionin tonë, ekuilibri ekonomik dhe financiar është një parakusht i domosdoshëm për rritje të qëndrueshme. Në këtë kontekst, rritja gjatë muajit të kaluar e normës bazë të interesit sinjalizon vullnetin e Bankës së Shqipërisë për të ruajtur stabilitetin e çmimeve në vend”, nënvizoi Sejko.