
Prokurorë të huaj zbarkojnë në SPAK me ligj, ndërkombëtarët marrin në patronazh gjurmimin e parave të korrupsionit dhe burgosjen e politikanëve

Selami Xhepa: Buxheti 2021 i hartuar me nxitim, ja problemet kryesore që ka, rritja e borxhit publik problem shqetësues

Shkruar nga Esmeralda HIDA 14 Dhjetor 2020

Ekspertët e ekonomisë e konsiderojnë të pamenduar mirë projektbuxhetin e viti 2021. Gjatë shqyrtimit të projektbuxhetit në çdo komision të Kuvendit pati shumë pakënaqësi. Edhe pse në dukje pozitiv disa nga anëtarët e komisioneve e cilësuan si të pamundur realizmin e tij dhe këmbëngulnin në pasjen e një plani rezerve për rastin e një izolimi të dytë. Po në këtë linjë kritikash qëndron edhe eksperti i ekonomisë Selami Xhepa. Në një prononcim për gazetën ai tha se ky buxhet është hartuar në nxitim dhe nuk plotëson nevojat që i kërkon ekonomia për shkak të pandemisë. Sipas Xhepës, plani i prezantuar nuk është realist dhe i kanos vendit shumë rreziqe si: pamundësia e mbledhjes të të ardhurave dhe dalja nga limitet e borxhit publik. “Mjafton ta hapësh buxhetin për të kuptuar që është hartuar në nxitim. Në gjykimin tim është një buxhet pa objektiva, është elektoral dhe i nxitur kryesish nga fakti që Shqipëria ka zgjedhjet elektorale përpara edhe për pasojë është një tip fryrje që duket shumë optimist ama jo realist. Për të qenë më konkret unë mendoj që problemet kryesore të buxhetit janë: e para, projeksionet makroekonomike të rritjes së ardhurave dhe shpenzimeve nuk janë realiste, borxhi publik dhe deficiti fiskal është shumë i lartë gati 1 miliard euro. Gjithashtu vërehet se alokimi i shpenzimeve nuk merr në konsideratë nevojat e ekonomisë për shkak të pasigurive që krijohen nga situata aktuale e shëndetit publik të dëmtuar tepër nga pandemia”, u shpreh Xhepa.
Rritja e borxhit
Eksperti vlerëson si rrezikun më të madh të ekonomisë rritjen e borxhit publik. Sipas Xhepës, qeveria vazhdon ta rrisë borxhin çdo vit në mënyrë të pakontrolluar dhe me planet për 2021 duket se kjo rritje do të vijojë. Ndërsa vuri në dukje se këtë shqetësim e kanë ngritur shpesh edhe ndërkombëtarët, Xhepa sugjeroi që të lihen pezull projektet më me pak rëndësi dhe t’u jepet vëmendje shëndetësisë. “Qeveria vazhdon me filozofinë e rritjes së pajustifikueshme të borxhit publik për projektet e infrastrukturës që për mendimin tim mundej edhe të presin në kohë dhe liheshin për më vonë, për situata kur buxheti të ketë mundësi më shumë financiare të brendshme, në mënyrë që mos të krijojë rreziqe akoma më të mëdha për financat publike në vitin e ardhshëm. Ndërkombëtarët ngrenë këtë problem serioz që Shqipëria për të përballuar nevojat e veta për investime në ekonomi, për rindërtimet publike dhe funksionimin normal të shtetit, pra për të arritur ato parametra të investimeve në raport me GDP, qoftë për arsimin, për shëndetin publik e çdo nevojë tjetër me radhë”, deklaroi ai.
Ja çfarë duhet pasur kujdes
Teksa vuri theksin në uljen e borxhit dhe pezullimin e projekteve të panevojshme në kohë pandemie, Xhepa tha se qeveria duhet të ketë parasysh edhe mbajtjen nën kontroll të PPP që po dalin jashtë limitit. “Pikat e përmendura më lartë mendoj që janë shqetësime shumë serioze. Dhe fatkeqësisht duke qenë se parlamentit i mungon opozita dhe kjo është një gjë jo serioze, që miratimi i projektbuxheti më i rëndësishëm i vendit të kalohet në një heshtje, pa asnjë lloj debati dhe diskutimi. Gjithashtu, angazhimet buxhetore të marra me kontratë e Partneritetit Publik Privat janë tmerrësisht të ekzagjeruara. Shqipëria është vend unikal kur gati 50% e GDP është e angazhuar për PPP, çka do të thotë që janë detyrime kontingjente që në vitin e ardhshëm do t’i shtohen si barrë”, theksoi Xhepa. Sipas tij qeveria duhet të krijojë një strategji për mbledhjen e të ardhurave dhe rritjen e investimeve në sektorë që nxisin zhvillimin e ekonomisë. “Shqipëria duhet të sigurojë një shumë më të lartë të ardhurash, dyfishin e të ardhurave. Qeveria duhet të ketë një strategji më konkrete dhe të besueshme se cilat do të jenë burimet e rritjes të të ardhurave në vitin e ardhshëm. Sfida që nevojitet është që vendi ynë të gjejë mundësitë dhe mënyrat për të arritur në një rritje të ndjeshme të të ardhurave të buxhetit”, evidentoi ai.
Më të lexuarat


ISSH zbardh listën, 113 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë do të përfitojnë shtesë pensioni, ja emrat sipas qyteteve

Plani makro-fiskal i qeverisë, gjatë 2021 deficiti buxhetor do vijojë të mbetet problematik, kufizim shpenzimesh për të ulur borxhin

BB dhe FMN jo shumë optimiste për rritjen e ekonomisë gjatë 2021, kërkohet kujdes me fondet dhe borxhin

Bllokohet ligji për amnistinë fiskale, Kuvendi nuk fut në kalendarin e punimeve nismën e qeverisë

ATP nxjerr listën, ja 209 pronarët që do të përfitojnë kompensim financiar, ndahet kësti i radhës

Rritje e pagave për mësuesit, zbardhet skema e përllogaritjes, procedurat dhe kush përfiton

Botohet në Fletoren Zyrtare ligji, më 23 janar nis falja e detyrimeve për pensionet e ushtarakëve, ja detajet

Pasojat e izolimit, mbyllen 38 për qind e bizneseve në vend, ulet konsumi dhe fitimi për kompanitë që operojnë ende

Botohet në Fletoren Zyrtare ligji, rivlerësimi i banesave shtyhet deri në fund të vitit, ja detajet dhe procedurat

Skema për rimbursimin e naftës për fermerët, zbardhen procedurat dhe kushtet, përfitojnë rreth 70 mijë persona
