BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Ekonomia

Shëndetësia vijon të mbetet gangrena e tenderave, KPP pezullon 8 procedura pas ankimimeve nga kompanitë

Shëndetësia vijon të mbetet gangrena e tenderave, KPP pezullon 8

Të paktën 15 ankesa janë paraqitur nga operatorë të ndryshëm për procedura të ndryshme prokurimi për Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Ankesat lidhen me procedura që kanë në objekt të tyre nga pajisjet e frymëmarrjes tek Ekokardiography, shtretër e pajisje të provës kardiake. KPP duket se ka vendosur që të pezullojë të paktën 8 procedura ndërkohë që disa të tjera vijojnë normalisht. Pezullimi është bërë në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik. Në një vështrim të shpejte të ankesave të bëra nga operatorët bie në sy problematika që këta të fundit kanë me specifikimet teknike të vendosura nga ana e QSUT për secilën nga procedurat respektive, raporton revista “Monitor”. Kështu lidhur me shtretërit duket se operatorët e cilësojnë të panevojshëm përfshirjen e kriterit të peshës mbajtëse të shtretërve që cilësohet specifikisht në intervalin 230-250 kur sipas kompanive prodhimi më i gjerë ka një peshë deri në 200 kg dhe korrigjimi i këtij specifikimi do të përfshinte më shumë kompani në garë. Një tjetër operator ndalet tek ekoja kardio-vaskulare apo ajo radiologjike me sondë abdominale konvekse dhe lineare dhe disa specifikime të kërkuara për to. Sipas operatorit përderisa po prokurohet një pajisje radiologjike standarde futja e disa specifikimeve të veçanta ngushton pjesëmarrjen. Në rastin konkret tek specifikimet e ekos është kërkuar fushëpamje 100 gradë apo më shumë. Ndërkohë që nga kompanitë ndërkombëtare është vetëm një që ofron 111 gradë por ky nivel nuk është i zakonshëm për një eko standarde e cila duhet të luhatet mes 50-60 sipas operatorit ankimues. Sa i takon pajisjeve të frymëmarrjes edhe në këtë rast operatorët janë ankimuar për specifikime teknike që i përjashtojnë nga gara. Për shembull lidhur me këtë të fundit një specifkim është ekrani i ventilatorit i cili duhet të jetë me prekje me ngjyra dhe jo më pak se 15 polsh. “Konkretisht ky specifikim kufizon garën duke përjashtuar disa prodhues lider në prodhimin e ventilatorëve por që kanë ekranin 12 polsh” thuhet në ankesën e një prej operatorëve.

Ankesat në gusht

Pak ditë më parë gazeta raportoi se gjatë muajit gusht ka pasur 66 ankesa në total për tenderat. Gjysma e tyre janë pranuar nga KPP, ndërsa pjesa tjetër janë ende në proces shqyrtimi. Nga ky total vetëm një ankesë lidhet me fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë ndërsa pjesa tjetër me procedurën e prokurimit publik teksa kanë munguar ankesa për koncesione apo leje minerare e ankande. Ankimimet sipas fazës në të cilën është bërë ky i fundit kanë ndodhur ose gjatë vlerësimit të ofertave ose në fazën fillestare ku operatorët kanë pasur rezerva për specifikimet teknike që në disa raste jo pak herë cilësohen si përjashtues. Në këtë kontekst i ndarë në përqindje 65 për qind është ankimuar në fazën e vlerësimit të ofertave dhe pjesa tjetër për specifikimet. Shumica e ankesave, lidhen me procedura që kanë në objekt të tyre sigurim mallrash, të paktën 59 për qind. Në vendin e dytë janë ankesat për shërbime dhe më pas vijnë ato për punë publike. “Me 68 vendime të Komisionit të Prokurimit Publik janë shqyrtuar dhe zgjidhur 80 ankesa nga operatorët ekonomikë”, vlerëson KPP në buletin. Kjo do të thotë që për të njëjtën procedurë mund të kenë pasur ankesë nga më shumë se një operator ekonomik.

Tirana është qarku që mban rekordin e ankimimeve në KPP ku nga 66 janë të paktën 44 të tilla.