Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Ekonomia

Shifrat zyrtare, nuk ndalet rritja e papunësisë për shkak të masave izoluese, ja sektorët më problematikë

Shifrat zyrtare, nuk ndalet rritja e papunësisë për shkak të

Masat kufizuese i kanë dhënë goditje të fortë tregut të punës. Të gjithë zërat kontribuues në ekonomi vazhdojnë të ndjejnë pasojat e rënda që po u jep pandemia edhe tani pas hapjes së ekonomisë. Por tre mujori i dytë që përkoi me kohën kur vendi ishte ende në izolim ka shfaqur tkurrjet më të mëdha, sidomos në sektorin e punësimit. Konkretisht sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti i Statistikave tregohet se vetëm në këtë tremujor papunësia u rrit me 0,4%, ndërsa më i thellë është bilanci i të papunëve po të bëjmë një trashim me një vit më parë. Sipas INSTAT, papunësia është rritur me 3,6% në tremujorin dytë në raport me të njëjtën periudhë të 2019, kur gjendja shihej shqetësuese gjithsesi, sidomos për sa i përket rritjes së papunësisë tek të rinjtë që kanë mbaruar studimet. Raporti thekson se në tre muaj shkalla e papunësisë tek të rinjtë është rritur me 12%, ku vetëm midis dy tre mujorëve papunësia ka regjistruar 0,5% rritje. “Në Anketën Tremujore të Forcave të Punës për tremujorin e dytë të vitit konkludoi se, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 59,6 %. Gjatë këtij tremujori, në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2019, numri i të punësuarve gjithsej u ul me 3,6 %, ndërkohë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2020, ky tregues u ul me 2,6 %. Anketa u krye në 7.939 familje dhe shkalla e përgjigjes ishte 78%. Në tremujorin e dytë 2020, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,9 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,4 pikë përqindje, ndërkohë krahasuar me tremujorin e parë 2020, shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 0,5 pikë përqindje”, thuhet në raport.

Rritja e papunësisë tek të rinjtë

Fakt tjetër shqetësues në këtë raport është se përqindjen më të madhe të papunësisë e zotëron grupi i të rinjve, kryesisht nga 15 deri në 30 vjeç. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, bazuar në anketimin e fundit të bërë, aktualisht papunësia tek të rinjtë regjistrohet në gati 13%, kur vetëm në tre muajt gjatë pandemisë ka pësuar 1,4%. Në këto kushte gjasat flasin për një rritje të ndjeshme edhe në muajt në vijim. “Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë është 21,4%. Në terma vjetorë shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rritje. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2019, shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e dytë të vitit 2020 është 0,5 pikë përqindje më e lartë. Krahasuar me tremujorin e parë 2020, shkalla e papunësisë për të rinjtë është rritur me 1,4 pikë përqindje. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç”, theksohet në raport. Sakaq të rinjtë shprehen se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Sektorët me më shumë humbje pune

Të gjithë sektorët ekonomikë reduktuan stafe për shkak të mungesë së të ardhurave për shkak të krizës nga pandemia, por më të goditurit ishin bujqësia dhe turizmi, duke qenë se piku i punësimit përkoi me kohën kur vendi ishte në karantinë. “Në terma vjetorë, ritmi i punësimit ka pësuar rënie me 3,7% në sektorin e Bujqësisë, me 3,7% në sektorin e industrisë dhe me 3,4% në sektorin e shërbimeve. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e dytë 2020, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u ul me 2,6%. Punësimi pësoi ulje në sektorin e bujqësisë me 1,1%, në sektorin e industrisë me 6,2% dhe në sektorin e shërbimeve me 2,35%”, tregon INSTAT. Sipas të deklaratave të të anketuarve, turizmi nuk e ka marrë veten akoma edhe gjatë sezonit turistik, për shkak të mungesës së klientëve dhe protokolleve që kishin kosto shtesë dhe kufizime në shërbim.