BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Ekonomia

Shkarkimet nga puna shkaktuan 11.6 miliardë lekë humbje në shtet, ja efekti në buxhet nga heqja e tatim-fitimit dhe TVSH

Shkarkimet nga puna shkaktuan 11.6 miliardë lekë humbje në shtet,

Shkurtimet e stafeve i kanë kushtuar shtetit miliarda lekë humbje. Gjatë periudhës dy mujore që vendi ynë ishte në izolim për shkak të masave anti-virus mijëra qytetarë humbën vendet e tyre të punës. Sigurisht që kalimi në të papunë ishte një dëm i madh financiar dhe psikologjik për këta të fundit, por nga rritja e papunësisë dëme të mëdha ka pësuar edhe arka e shtetit. Pasi në këto muaj nuk ka mundur të mbledhë normalisht të ardhurat personale që do të kontribuonin në arkën e shtetit. Humbja që ka pësuar buxheti i shtetit nga ky zë nuk është pak, por plot 11.6 miliardë lekë vetëm në 9 muaj, kur humbja më e madhe është regjistruar në prill-qershor. Sakaq, vlera e mbledhur nga qeveria për këtë zë është shumë më e ulët edhe se parashikimi i fundit i bërë nga Financat në projektbuxhetin 2020. Rrjedhimisht nga shkurtimi i vendeve të punës ka rënë ndjeshëm edhe pagesa e sigurimeve shoqërore. Pavarësisht se në asnjë moment qeveria nuk lejoi shtyrje të tyre, në 9 mujor kontribuuesit kanë qenë më pak dhe shteti ka humbur rreth 478 milionë lekë. “Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 25.8 miliardë lekë, pra u mblodhën 11.6 miliardë lekë ose 31.1% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2019, si dhe 2.2 miliardë ose 8% më pak se plani për periudhën Janar-Shtator 2020. Faktori kryesor në mosrealizimin e Tatimit mbi të Ardhurat Personale është reduktimi i numrit të të punësuarve nga ana e tatimpaguesve si pasojë e Covid 19. Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT), u realizuan në masën 69.4 miliardë lekë, 487 milionë lekë ose 0.7% më pak se 9 mujori 2019, si dhe realizim thuajse 102.1% të planit Janar-Shtator 2020”, thuhet në raport. Sakaq, Financat parashikojnë të vijojë kjo gjendje edhe për pjesën tjetër të vendit duke qenë se bizneset nuk janë ende gati të zgjerojnë stadet e tyre, pasi pandemia është ende e pranishme dhe ata nuk ndihen të sigurt për ecurinë e aktivitetit të tyre.

Shtyrja e tatim-fitimit zbraz arkën

Ndërkohë, zbrazja e arkës së shtetit vijon nga mangësitë e grumbullimit në të ardhurat tatimore. Sipas të dhënave të raportuara nga MFE vërehet se, shtyrja e tatim-fitimit që mori qeveria për të lehtësuar bizneset në kuadër të rimëkëmbjes nga koronavirusi kanë krijuar humbje të mëdha në arkën e shtetit. Konkretisht në 9 mujor Administrata Tatimore ka grumbulluar vetëm 19 miliardë lekë me një humbje 7.2 miliardë lekë vetëm për këtë periudhë. Ndërsa bëhet me dije se ky zë do të vijojë të ketë mangësi në arkën e shtetit pasi shtyrja e tatim-fitimit do të zgjasë edhe për vitin që vjen, pa një afat të caktuar. Duke qenë se të gjithë zërat tatimore kanë sjellë humbje, të ardhurat tatimore në tërësi kanë regjistruar 19.9 mld lekë më pak. “Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 19.9 miliardë lekë, për shkak të shtyrjes së kësteve të pagesës së tatimit mbi fitimin në ndihmë të biznesit. Këto të ardhura janë realizuar 7.2 miliardë lekë,ose 26.6% më pak se 9 mujori 2019, si dhe 561 milionë lekë ose 2.7% më pak se plani Janar-Shtator 2020 për Tatimin mbi Fitimin. Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT) u realizuan në masën 160.6 miliardë lekë, 19.9 miliardë ose 11% më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, përcaktohet në raport. Humbje të mëdha ka pësuar edhe heqja e TVSH për mijëra biznese të vogla. Sipas Financave në 9 muaj qeveria ka mbledhur 2.5 miliardë më pak nga ky zë në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019. Në këta muaj është arritur të rimbursohet 3.7 miliardë lekë më pak TVSH. “Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (bruto), u realizua në masën 33.3 miliardë lekë, 2.5 miliardë ose 7.1% më pak se 9 mujori 2019, si dhe 3.7 miliardë ose 10% më pak se plani i TVSH për t’u arkëtuar gjatë Janar-Shtator 2020. Mosrealizimi i të ardhurave nga TVSH-ja bruto vjen si pasojë e efekteve të pandemisë Covid-19. Rimbursimet për periudhën Janar-Shtator 2020 arritën 11.9 miliardë lekë, 2.6 miliardë lekë ose 18.1% më pak se viti i 9 mujori 2019”, thuhet në raport.