BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Shkon në Kuvend pr/ligji për trajtimin suplementar të minatorëve, naftëtarëve dhe metalurgëve, ja periudhat e nevojshme të sigurimit për shtesat mbi pension

Shkon në Kuvend pr/ligji për trajtimin suplementar të

Projektligji i miratuar vetëm pak ditë më parë nga qeveria për trajtimin financiar, suplementar, të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji, ka mburritur në Kuvend, ku pritet të diskutohet e miratohet në komisionet përkatëse e më pas të kalojë për votim në Parlament. Referuar kushteve për pension, bazuar në të dhënat që disponohen, si dhe në numrin aktual të punësuarve në industrinë e naftës, parashikohet që numri i personave që përfitojnë të arrijë në rreth 7 600, nga 12 500 që përllogaritej të ishte para ndryshimeve, me një efekt financiar vjetor rreth 720 milionë lekë. Në projektligjin fillestar, efektet financiare ishin parashikuar rreth 400 milionë lekë. Numri i përfituesve minatorë parashikohet të jetë rreth 13 300 persona dhe efekti përllogaritet rreth 520 milionë lekë në vit, ndërsa, për metalurgjinë, numri i përfituesve parashikohet të jetë rreth 2 500, me një efekt financiar rreth 220 milionë lekë. Gjithsej, parashikohet të jenë 23 400 përfitues me efekt financiar vjetor 1 460 milionë lekë.

Përfitimi sipas periudhës së sigurimit

Projektligji që paraqitet për shqyrtim ka për qëllim vendosjen e një skeme të njëjtë për punonjësit që kanë punuar në punë shumë të vështira. Përfitues, sipas këtij ligji, janë pensionistet që kanë përfituar pension sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe pensionistët që kanë përfituar pension sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, punonjësit që kanë kryer procese pune në miniera, në nëntokë dhe do të plotësojnë kushtet e këtij ligji në vitet e ardhshme, punonjësit që kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit dhe personeli inxhiniero-teknik, që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës, si shpim-kërkim, shpim-shfrytëzim, prodhim, sizmikë, gjeofizikë kantieriale, përpunim dhe transport me naftësjellës dhe gazsjellës si dhe punonjësit që kanë punuar në metalurgji, në profesione, punë shumë të vështira, shkrirje etj. Këtyre personave u sigurohen përfitime suplementare, mbi ato të përcaktuara në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si pension për shkak të profesionit (llojit të punës), shtesë mbi pensionin e pleqërisë, shtesë mbi pensionin e invaliditetit. Përfituesit, të cilët kanë përfituar ose do të plotësojnë kushtet për të përfituar pension pleqërie sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kanë të drejtën e përfitimit të shtesës mbi pension kur kanë këto periudha sigurimi në profesion: punonjësit e nëntokës 12.5 vjet; punonjësit e industrisë së naftës e të gazit: burrat 20 vjet, gratë 15 vjet, punonjësit e metalurgjisë: burrat 20 vjet, gratë 15 vjet. Gjithashtu, punonjësit e këtyre industrive kanë të drejtën e trajtimit me pension për shkak të profesionit deri në 15 vite përpara moshës së pensionit nga skema e detyrueshme.

Pensionistët përfitues

 Përfitues sipas këtij ligji janë pensionistet që kanë përfituar pension sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe pensionistët që kanë përfituar pension sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, punonjësit që kanë kryer procese pune në miniera, në nëntokë dhe do të plotësojnë kushtet e këtij ligji në vitet e ardhshme, punonjësit që kanë punuar në industrinë e naftës e të gazit dhe personeli inxhiniero-teknik, që ka punuar në ndërmarrjet e sistemit të naftës, si shpim-kërkim, shpim-shfrytëzim, prodhim, sizmikë, gjeofizikë kantieriale, përpunim dhe transport me naftësjellës dhe gazsjellës si dhe punonjësit që kanë punuar në metalurgji, në profesione, punë shumë të vështira, shkrirje etj.

Më të lexuarat