BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x
BREAKING NEWS

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do të jetë moti në gusht, surprizat që na presin javën e ardhshme dhe kthesa e madh pas datës 15

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, meteorologu Hakil Osmani parashikon si do
x
BREAKING NEWS

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas ‘bombën’ për Ilir Metën

“Ma tregoi Fatos Nano në burg”, Idajet Beqiri plas
x

Ekonomia

Shoqata e investitorëve të huaj: Korrupsioni, sistemi gjyqësor dhe mungesa e punëtorëve të kualifikuar, shqetësimet kryesore në Shqipëri

Shoqata e investitorëve të huaj: Korrupsioni, sistemi gjyqësor

Investitorët e huaj e shohin korrupsionin si pengesën kryesore për të bërë biznes në Shqipëri. Bizneset e anëtarësuara në shoqatën e investitorëve të huaj në një pyetësor për klimën e biznesit kanë shprehur shqetësimet për korrupsionin dhe burokracitë, të cilat vijojnë të jenë të larta.“Niveli i burokracisë, me të cilën përballet biznesi, dhe këtu kemi pak arritje nga 36 në 38, vijon të mbetet problematikë për bizneset. Niveli i korrupsionit edhe këtu ka një rritje, edhe pse të ulët nga 33 në 36. Të gjithë këto elementë janë shumë të rëndësishme për kompanitë dhe investimet”, thotë Marinela Jazo. Edhe mungesa e gjyqtarëve, për shkak të procesit të vetingut, ka sjellë probleme tek investitorët e huaj. “Sistemi gjyqësor në Shqipëri dhe ndikimi që ai ka te biznesi është e fundit me rënie 33 %, pra nga anëtarët tanë nga diskutimet si dhe kompanitë e tjera në Shqipëri, gjetja jonë është që sistemi gjyqësor në Shqipëri vijon të mbetet problematikë jo vetëm nga pandemia, por edhe procesi i vetingut, ne e dimë që ka një mungesë gjyqtarësh personeli dhe kjo do të thotë që ka raste që ka një çështje dhe ky është një problem madhorë”, shprehet më tej Jazo. Por, ajo deklaroi se investitorët e huaj shohin si problematikë edhe mungesën e punonjësve të kualifikuar, për shkak të emigrimit. Ajo tha se është problematike për të gjetur persona të kualifikuar, por në përgjithësi personat që largohen vetë nga puna është nga asnjanëse në të favorshme.“Sa i përket tregut të punës ne e dimë që në përgjithësi ka mungesë të personave të kualifikuar dhe kompanitë kanë problem për të gjetur personat e duhur, sepse profesionistët shqiptarë po emigrojnë dhe e shikojmë që qasja te puna e kualifikuar dhe me aftësi është 38, nuk është e favorshme, që do të thotë është problematike për të gjetur persona të kualifikuar, por në përgjithësi personat që largohen vetë nga puna është nga asnjanëse në të favorshme, pra situata është e mirë, por pritshmëria nuk është fortë e mirë dhe kjo tregon lidhjen që ekziston mes personave të kualifikuar dhe kërkesës për të punuar jashtë”, shton Marinela Jazo.