
I akuzuar për korrupsion, Gjykata merr vendimin për Arlind Gjokutajn

“Jeni një kukull shumë interesante”/ Lindita Nikolla merr menjëherë vendimin e fortë për Gaz Bardhin

SPAK kërkoi dënim me burg, paraqitet në GJKKO kryetari i kësaj bashkie në vend. Ja akuza e ngritur ndaj tij

PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

Shpërndahen 8 miliardë lekë shpërblime, sa do paguhen pensionistët e arsimtarët deri më 10 janar, ja kategoritë që përfitojnë dhe sa është vlera

Shkruar nga Dario VELAJ 6 Janar 2023

Qeveria shqiptare ka nisur shpërndarjen e pakos 800 milionë lekë (saktësisht 800.068 milionë lekë) për muajin janar për 1 milion shqiptarë në kuadër të përballimit të rritjes së inflacionit shkaktuar nga rritja e çmimeve si pasojë e Luftës Rusi-Ukrainë. Ashtu siç është paralajmëruar më parë nga kryeministri Edi Rama, pensionistët, invalidët, kryefamiljaret me 3 fëmijë dhe ndihmë ekonomike, punonjësit e administratës policët, zjarrfikësit, mësuesit, ushtarët janë kategoritë do të marrin të ndarë respektivisht ndihmë dhe shpërblime ekonomike. Pakoja e Madhe, e cila përbën fondin reserve të buxhetit të këtij viti, do të shpërndahet në vlera nga 8 mijë deri në 20 mijë lekë. Për punonjësit e qeverisjes së përgjithshme dhe pedagodët, mbështetja financiare duhet të shpërndahen brenda datës 10 janar, ndërsa shpërblimet duhet të tërhiqen brenda 3 viteve dhe në rast të kundërt, do të ruhen si pjesë e buxhetit të shtetit.
Ja kategoritë që përfitojnë 8 mijë lekë shpërblim
Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, 695 mijë pensionistë, 71 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe 57.300 familje me ndihmnë ekonomike do të marrin ndihmë ekstra 8 mijë lekë për janarin. Nga ana tjetër, ndihmë 20 mijë lekë do të jepen dhe për 6700 nëna të papuna me 3 ose më shumë fëmijë që marrin dhe ndihmë ekonomike.
10-20 mijë lekë për mësuesit, infermierët dhe policët e thjeshtë
Administrata, infermierët, mjekët, policët dhe mësuesit do t’u shpërndahet shpërblimi në varësi të pages, ku nën 60 mijë lekë do të përfitojnë 20 mijë lekë bonus dhe ata me pagë bruto mbi 60 mijë lekë përfitojnë 10 mijë lekë. Saktësisht, 20 mijë lekë do shpërblehen 12280 të administratës, 4588 policë të burgjeve me 10 mijë lekë, 5411 mjekë me 10 mijë lekë, 11 mijë infermierë me 10 mijë lekë, 3267 infermierë me 20 mijë lekë, 30.693 mësues e edukatorë me 10 mijë lekë, 20 mijë lekë për 6045 mësues e edukatorë dhe 9604 policë të thjeshtë me 10 mijë lekë.
20 mijë lekë shpërblim për RENEA-n, FNSH, FLO, këmbësorët dhe ushtarët bazë
Qeveria ka vendosur të shpërblejë me 20 mijë lekë punonjës të forcave policore dhe ushtrisë. Konkretisht, njësitë RENEA (218 anëtarë), Delta (72), Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (433) dhe Njësia Operacionale (253) , së bashku me 1200 pjesëtarë të këmbësorisë së forcave të armatosura do të shpërblehen për punën e bërë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Nga ana tjetër, 2200 ushtarë bazë do të marrin 20 mijë lekë. Rama komplimentoi ushtarët e FA, të cilat u çertifikuan si njësi elitare nga NATO gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të vitit të kaluar.
Shpërblim 20 mijë lekë dhe për 1181 zjarrfikës
Këshilli i Ministrave nuk ka lënë pa shpërblyer dhe pjesëtarët e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtim (PMNZSH). 1181 zjarrfikës do të shpërblehen secili me 20 mijë lekë në kuadër të përkushtimit të treguar për shuarjen e zjarreve gjatë stinës së verës.
Kush do t’i shpërndajë ndihmat dhe shpërblimet?
Administrimi i fondeve buxhetore të shpërblimit të pensionistëve, caktimi i shpërblimit për çdo përfitues dhe pagesa realizohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Posta Shqiptare sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë, sipas të njëjtave procedura që zbatohen për administrimin e fondit të sigurimeve shoqërore.
Më të lexuarat


Këmbimi valutor: Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot në vendin tonë

Bordi i Transparencës ul çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

Çfarë po ndodh në tregun e monedhave? Ja me sa këmbehen euro dhe dollari në vendin tonë

Çfarë ka ndodhur me monedhat e huaja në vendin tonë? "Forcohet" paundi britanik, ja me së këmbehen euro dhe dollari

Për Ministrinë e Arsimit, nafta ende nuk është shtrenjtuar, KLSH: VKM për transportin e mësuesve nuk ka reflektuar çmimet e reja

Me sa shiten e blihen euro dhe dollari, çfarë po ndodh me monedhat e huaja në vendin tonë? Ky është këmbimi valutor për ditën e sotme

Çmimet e karburanteve bien në bursa, Bordi i Transparencës shtrenjton naftën dhe benzinën, shqiptarët “viktima” të “orekseve” të oligarkëve

Si do të përzgjidhen dhe monitorohen koncesionet? Nis puna për VKM-në e re, “shtrëngohen” kushtet financiare për kompanitë

2025 vit “i zi” për borxhin publik, rifinancim Eurobondi e kredi private, për 9-mujorin 2022 interesat 300 milion dollarë, qeveria gati transaksion menaxhimi e emetimi të ri
