BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Shqipëria do të ketë rritjen ekonomike më të ulët në rajon, BERZH: Presim rritje 4.5 për qind, një valë e re pandemie do të ishte fatale

Shqipëria do të ketë rritjen ekonomike më të ulët

Shqipëria pritet që të ketë rritjen ekonomike më të ulët në rajon. Zv.presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Jurgen Rigterink, në një intervistë për revistën “Monitor”, u shpreh se BERZH pret që të kemi rritje ekonomike deri në 4.5 për qind këtë vit. Ai u shpreh, se kjo rritje do të jetë më e ulët se norma mesatare për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, e cila parashikohet në 5.1 për qind. “Tendencat në Shqipëri janë të ngjashme me ato në Rajonin e Ballkanit Perëndimor konsumi i familjeve po zgjerohet, rritja e kërkesës globale po nxit eksportet e mallrave dhe sektori i turizmit gradualisht po rimëkëmbet nga nivelet më të ulëta të një viti më parë. Në Shqipëri, rritja e investimeve është e fortë, për shkak të aktiviteteve të vazhdueshme të rindërtimit pas tërmetit. Politikat lehtësuese fiskale dhe monetare po mbështesin rimëkëmbjen ekonomike. Ne presim që PBB-ja në Shqipëri të zgjerohet me rreth 4.5% këtë vit, pak më e ulët se norma mesatare për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, e cila parashikohet në 5.1%”, tha ai. Ndër të tjera, teksa foli për ndikimin që mund të ketë një valë tjetër pandemike në vendin tonë si edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, ai u shpreh se një valë tjetër sipas tij, do të ishte fatale. Rigterink, theksoi se një valë tjetër pandemie mund të ndërpres edhe dërgesat e emigrantëve që janë të rëndësishme për jetesën e familjeve shqiptare. “Një valë tjetër pandemike mund të ndikojë rëndë në kushtet e udhëtimit ndërkombëtar dhe kërkesën e jashtme për produktet shqiptare, pasi më shumë se 75% e eksporteve shqiptare janë të destinuara për tregjet e BE-së. Gjithashtu, mund të ndërpresë rimëkëmbjen e flukseve të dërgesave të emigrantëve, të cilat janë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për familjet shqiptare”, tha ai.

Ecuria ekonomike gjatë pandemisë

I pyetur lidhur me ecurinë e ekonomisë në vendin tonë po ashtu edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë pandemisë, zv.presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Jurgen Rigterink, u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor e përballuan mirë ndikimin e pandemisë. Sipas tij, Shqipëria u prek nga kufizimet e udhëtimeve brenda vendit, po ashtu edhe nga ato ndërkombëtare. “Ballkani Perëndimor, në tërësi, e përballoi relativisht mirë ndikimin e pandemisë. Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u tkurr mesatarisht me 3.2% në 2020-n. Megjithatë, shtrirja e ndikimit dhe kanalet e transmetimit ndryshuan midis vendeve. Shqipëria dhe Mali i Zi, që kanë varësi të lartë nga turizmi, u prekën kryesisht nga kufizimet në udhëtimet e brendshme dhe ndërkombëtare”, deklaroi ai. Sakaq, zv. presidenti i Bankës Europiane për Rindërtimit, bëri me dije edhe disa nga planet e investimit që ka Banka Evropiane për Shqipërinë. Ai u shpreh, se fokusi do të jetë tek, pasojat që ka lënë pandemia, si edhe një kredi prej 100 milionë euro për të bërë të mundur zbutjen e krizës së bankave.“Në 2020 dhe 2021, fokusi ynë ka qenë, në një masë të madhe, në kontrollin e pasojave të menjëhershme nga pandemia Covid, duke mbështetur likuiditetin e klientëve tanë dhe elasticitetin e sistemit bankar dhe të shërbimeve, që sigurojnë infrastrukturë jetike. Në Shqipëri, ndër projektet kryesore të këtij viti është një kredi standarde prej 100 milionë eurosh për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave për të zbutur ndikimin e krizës në industrinë bankare”, tha ai.