BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Ekonomia

Shqipëria vendos tatim të kriptomonedhave, të ardhurat nga transaksionet dhe “mining” do konsiderohen investim në asete, ja çfarë thotë projektligji

Shqipëria vendos tatim të kriptomonedhave, të ardhurat nga

Shqipëria po bëhet gati që të përfshijë për herë të parë në listën e të ardhurave të tatueshme edhe fitimet nga kriptomonedhat. Kjo parashikohet në ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat, që për herë të parë përfshin edhe investimet në asete virtuale si kriptomonedhat. Nëse ligji miratohet pa ndryshime, atëhere do të duhet të shoqërohet edhe nga një udhëzim i Ministrisë së Financave për mënyrën e llogaritjes së vlerës së atyre që emërtohen si mjete virtuale. Në projektligjin e ri të Ministrisë së Financave që është ende në proces konsultimi parashikohet se procesi i gërmimit  “mining’ dhe transaksionet e shitjes së kriptomonedhave do të konsiderohet si të ardhura nga investimet dhe si rrjedhojë do të tatohen ashtu si të ardhurat e tjera nga investimet jovirtuale. Në këtë mënyrë, Shqipëria ‘legalizon’ dy aktivitete të rëndësishme; atë të gërmimit dhe atë të tregtimit të kriptomonedhave. Referuar ligjit, të ardhurat  nga investimi ku përfshihen edhe aktivitetet me kriptomonedha, tatohen me normat e mëposhtme: Të ardhurat nga dividentët 8%; Çdo zë tjetër i të ardhurave nga investimi 15%. Referuar një studimi të kryer nga gazeta “SOT”, rezulton se në Shqipëri rreth 30 mijë persona janë zotërues kriptovalutash. Në këtë rast, bëhet fjalë për numër portofolesh, pra jo çdo zotërues i referohet domosdoshmërisht një individi, pasi një individ mund të ketë disa portofole. Vlera e portofoleve shqiptare llogaritet rreth 6.2 miliardë dollarë, sipas raportit më të fundit nga Chainalysis mbi gjeografinë e kriptovalutave për vitin 2021, i cili rendit 154 shtete të botës. Rreth 60%  e portofoleve janë në kriptomonedhën ‘Etherum’.  Taksimi i kriptomonedhave është një praktikë që muajt e fundit është përhapur gjerësisht në botë për faktin se ky aktivitet po zë një vend të rëndësishëm në ekonomi. Në këto kushte, shumë shtete kanë nisur të ndjekin rrugën e tatimit të tyre.