
“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Shqiptarët kursejnë vetëm në valutë, depozitat arrijnë rekordin e 11 miliardë eurove në 2022

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Shkurt 2023

Totali i depozitave që familjarët, individët, bizneset dhe institucionet publike kishin në banka arriti në 1.28 trilionë lekë në fund të vitit 2022, ose gati 11 miliardë lekë, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Në krahasim me vitin e mëparshëm, kursimet në sistem u shtuar me 5%, duke arritur në 5551 miliardë lekë. Këto janë ritmet më të ulëta të rritjes që nga viti 2019.
Në vlerë depozitat u rritën me 61 miliardë lekë në 2022-n, nga 103 miliardë lekë që ato ishin shtuar në 2021-n.
Ngadalësimi lidhet kryesisht me ecurinë e dobët të kursimeve në lekë, ndërsa rritja është udhëhequr tërësisht nga valuta.
Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat në lekë ishin pothuajse në të njëjtin nivel me vitin 2021, me një tkurrje të lehtë prej 640 milionë lekësh (-0.1%).
Kjo është ecuria më negative që nga 2019-n. sidomos gjatë vitit pandemik, kursimet në monedhën vendase shënuan rritje, duke u ndikuar kryesisht nga pamundësia për të shpenzuar, si rrjedhojë e kufizimeve në lëvizje.
Tendenca ishte pozitive dhe në 2021-n, ndërsa në 2022-n, çmimet e larta duket se kanë ndikuar në aftësinë e familjeve dhe individëve për të kursyer, ndonëse në gjysmën e dytë të vitit interesat e depozitave ishin më të favorshme, për shkak të shtrëngimit të politikës monetare të bankës së Shqipërisë.
Depozitat me afat të individëve në lekë ranë me 6% në 2022-n, duke qenë faktori kryesor që ndikoi këtë ecuri të dobët. Në tjetër arsye lidhet edhe me joshjen për të investuar në bono thesari, për shkak të rritjes së lartë të normave, çka bëri që kursimet të zhvendosen nga depozitat në letrat me vlerë të qeverisë.
Në të kundërt, kursimet në valutë kanë vijuar me rritjen e fortë. Stoku i depozitave në monedhë të huaj arriti në rekordin e 725 miliardë lekëve, duke u rritur ndjeshëm me 9.3%.
Kjo ecuri u ndikua si nga kursimet e bizneseve ashtu dhe të individëve. (Zgjerimi mund të jetë edhe më i fortë, nëse zhvishet efekti i kursit të këmbimit, pasi depozitat raportohen në lekë, ndërkohë që euro u zhvlerësua ndjeshëm në 2022).
Si rrjedhojë e rritjes së fortë, në fund të vitit 2022, depozitat në valutë zinin 56.8% të totalit në fund të 2022-t, nga 54.6% një vit më parë. /Monitor
Më të lexuarat


Çmimet e larta maskojnë vështirësitë e prodhuesve, eksportet në sasi pësuan rënie me 2.4% në 2-mujorin 2023

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Rritet dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

“Vlon” shitja e pronave në vit krize, në 2022 shqiptarët paguan 62 mln euro tatim, 53% më shumë se 2021

Qytetarët paguan 46 mln euro taksa nga pagat, tatimi mbi të ardhurat shënoi rritjen më të madhe për janarin

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja në Shqipëri? Njihuni me këmbimin valutor për sot

Monedhat e huaja nuk dalin nga "gremina"/ Këmbimi valutor, 22 mars 2023

Shqiptarët “heqin” dorë nga kafeja, bie konsumi

Megagrabitja e shqiptarëve, nafta drejt 50 dollarë fuçia, kap nivelet më të ulëta nga 2020, Bordi i Transparencës mban çmimet në stratosferë

Qeveria gati projektligjin e ri, ja si do të shiten pronat e bllokuara nga shteti në kuadër të aktit normativ për konfiskimin e ndërtimeve pa leje

Zbardhet raporti i KLSH, ja si KESH përshkallëzoi krizën energjetike, keqmenaxhoi kaskadën mbi Drin, humbje në rrjet dhe mungesë investimesh
