Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shqiptarët të parët në Europë/ Kush ka më pak të ardhura, lë shëndetin të fundit

Postuar: 28/08/2018 - 23:56

 “Të kemi shëndetin!”, mesa duket është vetëm një shprehje për shqiptarët. 41% e tyre kanë shtyrë vizitën ose nuk kanë shkuar fare te mjeku për të kursyer, përqindja më e lartë në të gjithë Europën.

Situata është më keq për sa i përket kujdesit ndaj dhëmbëve, gjysma e të anketuarve në Shqipëri janë përgjigjur se nuk kanë shkuar fare ose kanë vonuar një vizitë te dentisti. Të dhënat janë publikuar në Anketën e Cilësisë së Jetës të kryer nga Komisioni Europian.

Edhe në raport me vendet e tjera fqinje, të cilat janë kandidate për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian, diferenca është e lartë. Pas Shqipërisë, të anketuarit në Maqedoni dhe në Mal të Zi të cilët nuk kanë shkuar te doktori për të kursyer janë 25% e të pyeturve. Ndërsa në Serbi, 22% e të pyeturve kanë deklaruar se nuk kanë shkuar te mjeku për të kursyer. Ndër vendet kandidate, Turqia ka përqindjen më të ulët, ku 19% e të pyeturve kanë pohuar.

Kush ka më pak të ardhura, lë shëndetin të fundit

Thonë se para shëndetit, paraja nuk ka rëndësi. Megjithatë 70% e individëve me të ardhura të ulëta në Shqipëri heqin dorë nga vizitat nga mjeku për të kursyer. Në Anketën e Cilësisë së Jetës, të anketuarit janë grupuar në katër kategori (nga 1 në 4) referuar të ardhurave të tyre, ku Grupi 1 janë individët me të ardhura më të ulëta dhe grupi 4, individët me të ardhura më të larta.

Në vendet e rajonit, përqindja e individëve më të ardhura të ulëta që nuk kanë shkuar te mjeku për të kursyer është shumë më e ulët, ndërsa në Malin e Zi, përqindja është edhe më e ulët se sa tek individët me të ardhura të larta.

Sipas Anketës së Cilësisë së jetës, vetëm 12% e individëve me të ardhura të ulëta në Malin e Zi nuk kanë shkuar te mjeku për të kursyer para. Në Maqedoni, vetëm 34% e të pyeturve e grupit me të ardhura më të ulëta deklaruan se nuk shkuan te mjeku për të kursyer, 39% në Serbi dhe 29 në Turqi.

Ndërsa për sa i përket individëve që i përkasin grupit të katër të të ardhurave, Shqipëria ka përqindjen më të ulët. Vetëm 12 për qind e individëve me të ardhura të larta nuk shkuan te mjeku për të kursyer. Në vendet e tjera kandidate për tu anëtarësuar në BE, përqindja e individëve më të ardhura të larta që nuk shkuan te mjeku për të kursyer para varjon nga 20-25%.Monitor

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2019 - 07:42

Reforma e derregullimit mbetet një nga reformat më sfiduese për transformimin e ekonomisë shqiptare drejt një ekonomie tregu.

Postuar: 16/02/2019 - 07:22

Autoriteti i Konkurencës do të vazhdojë gjatë vitit 2019 mbikëqyrjen dhe hetimet në tregun e tele

Postuar: 15/02/2019 - 07:32

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dhjetëra probleme në menaxhimin e financave publike.

Postuar: 14/02/2019 - 07:21

Bizneset amerikane ankohen për rimbursimin e TVSH, konkurrencë të pandershme, evazion fiskal, si

Postuar: 13/02/2019 - 07:30

Shqipëria do të ketë atë që njihet si rezerva e sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj e cil

Postuar: 12/02/2019 - 07:25

Vendimi i qeverisë, i cili lejon vetëm importin e makinave të përdorura “euro 4”, pra

Postuar: 10/02/2019 - 08:00

Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpërfolur për “kontrol