BREAKING NEWS

Parlamenti zviceran miraton marrëveshjen e rëndësishme me Shqipërinë

Parlamenti zviceran miraton marrëveshjen e rëndësishme me
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Kreu i SPAK takim me zyrtarët e lartë të DASH

Çfarë po ndodh? Kreu i SPAK takim me zyrtarët e lartë
x
BREAKING NEWS

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e rëndësishëm Rezart Taçin

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

E TRISHTË/ Humbje e madhe për futbollin e vendit tonë! Shënoi emrin te rekordmenët e katërkëndëshit në botë, ndahet nga jeta parakohe legjenda e portës shqiptare (Emri+Foto)

E TRISHTË/ Humbje e madhe për futbollin e vendit tonë!
x
BREAKING NEWS

"Frika më e madhe ishte kur...", drejtori i kabinetit tregon çastet pas goditjes së Berishës: U bllokuam, patëm...

"Frika më e madhe ishte kur...", drejtori i kabinetit tregon
x
BREAKING NEWS

Tensione me familjarët! Vrau me plumb në kokë të dashurën 19-vjeçare, merret vendimi i fundit për të riun shqiptar

Tensione me familjarët! Vrau me plumb në kokë të
x
BREAKING NEWS

I vranë shokun! Qëlloi me armë makinën e autorëve, arrestohet i riu i shpallur në kërkim (EMRI)

I vranë shokun! Qëlloi me armë makinën e autorëve,
x
BREAKING NEWS

"O mjeran, mund ta vrasësh...", Sali Berisha me tone të ashpra drejt Ramës: Po ushtron gjenocid mbi shqiptarët

"O mjeran, mund ta vrasësh...", Sali Berisha me tone të
x

Ekonomia

Shtohen me 15.9% të ardhurat në 8 mujorin e parë të vitit, Ministrja e Financave: Faktor kryesor, rritja e çmimeve dhe aktiviteti ekonomik në vend

Shtohen me 15.9% të ardhurat në 8 mujorin e parë të vitit,

Të ardhurat në vend në 8 mujorin e parë të vitit janë rritur me 15.9%. Kjo është shifra e bërë publike nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe shkak për këtë është bërë rritja e çmimeve si dhe aktiviteti ekonomik në vend. Rritja ekonomike në vend gjatë vitit 2022 konsiderohet nga më pozitivet në rajon. Sipas ministres së Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj inflacioni është një fenomen i importuar, ndërsa ekonomia shqiptare është rritur me 2.23 % në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me 2021-in. Ministrja Ibrahimaj, duke bërë bilancin e deritanishëm të ekonomisë në vend tha se të ardhurat në 8 muajt e parë të 2022, janë rritur me 15.9%. “Ka disa tregues të tjerë që i përkasin pjesës tjetër të vitit. Qarkullimi i sektorëve është një ndër to. Kemi pasur një rritje në sektorin e ndërtimit. Në 8 mujor kemi pasur një rritje me 15. 5% në sektorin e ndërtimit, sektori i prodhimit me 25%. Sa i përket turizmit, kemi pasur një rritje të qarkullimit të turizmit me 30%. Pritshmëria lidhet dhe me numrin e bizneseve që kemi të regjistruara. Ka një rënie të bizneseve të pezulluara. Si nivel biznesesh të reja kemi një rritje prej 10.2%.’ Të ardhurat janë 15.9 % më shumë. Kjo është lidhur ngushtësisht me çmimet por edhe me aktivitetin ekonomik në vend. Por edhe rritjen e kapaciteteve të mirëadministrimit. Të ardhurat janë 15.9 më shumë në krahasim me një vit më parë. Edhe muaji shtator ka qëndruar në të njëjtën linjë”, u shpreh Ibrahimaj. Ajo tha se kemi një rritje të importeve dhe të eksporteve në vlerë, ndërsa sektorët e prodhimit në vend kanë pësuar rritje në vlerë dhe në vëllim.“Nëse do të shohim treguesit e tregtisë së jashtme kemi pasur një rritje të importeve dhe eksporteve në vlerë. Importet janë rritur me 25%. Rritje importeve në vëllim dhe në vlerë. Reflektimi i rënies është i lidhur me uljen e kërkesës për shkak të çmimeve shumë të larta. Sa i përket sektorëve që janë lidhur me aktivitetin prodhues në vend, kryesisht ekspertët e manifakturës kanë pësuar një rritje në vlerë dhe në vëllim. Sa i takon shpenzimeve qeveritare në 8 muaj, kemi pasur shpenzime 1.4% më të larta”, tha ministrja.