Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Ekonomia

Shtohen penalitetet për ndërtimet pa leje, nuk ka më gjoba nën 500 mijë lekë, qeveria dërgon ligjin në Parlament

Shtohen penalitetet për ndërtimet pa leje, nuk ka më gjoba

Këshilli i Ministrave ka ashpërsuar masat ndëshkuese për ndërtimet pa leje. Shkatërrimet e mëdha që pësuan shumë ndërtime nga tërmeti i 26 nëntorit ka detyruar qeverinë të ashpërsojë masat për zbatim të ligjit të ndërtimit dhe të rrisë nivelin e gjobave për ata që ndërtojnë pa leje, shpesh në zona të papërshtatshme për ndërtim. Kështu së fundmi Këshilli i Ministrave ka dërguar në Kuvend ligjin për “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, në të cilin është vendosur masa 500 mijë lekë si çmim dysheme për gjobat për ndërtim pa leje. “Kryerja e punimeve pa leje dënohet me gjobë të barabartë me vlerën e punimeve të kryera pa leje, por në çdo rast, jo më pak se 500, 000 lekë. KKT-ja është autoriteti përgjegjës për vendimmarrjen për leje zhvillimi dhe leje ndërtimi për llojet e zhvillimit komplekse, të përcaktuara në rregulloren e zhvillimit. Dhe po KKT-ja vendos miratimin e rregulloreve të veçanta për kushtet e zhvillimit për rastet në kompetencë të saj”, thuhet në projektligj. Gjithashtu merret masa ndëshkuese prishje objekti në ato raste kur objekti pa leje kalon volumin e ndërtimit me 2% mbi tokë. Ndërsa në rastet kur ndërtimi pa leje është bërë në nëntokë ndërtuesit i konfiskohet objekti. Për rastet kur ndërtuesi ka bërë ndryshime në projekt, por pa bërë kate shtesë ndaj tij merret masa ndëshkuese jo më pak se 300 mijë lekë. “Procedohet me prishje të punimeve të kryera pa leje, kur ndërtimi pa leje rezulton si shtesë kati dhe si shtesë volumi anësor, nëse tejkalon masën 2% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi tokë; konfiskim kur ndërtimi pa leje rezulton si shtesë kati dhe si shtesë volumi anësor, nëse tejkalon masën 2% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi tokë, për të cilat, për shkak të qëndrueshmërisë së objektit, është e pamundur prishja e saj. Dhe prishje të të gjithë objektit kur ndërtimi pa leje rezulton si shtesë kati dhe si shtesë volumi anësor, nëse tejkalon masën 50% të sipërfaqes totale ndërtimore mbi tokë. Kryerja e ndryshimeve në projekt apo e punimeve në shkelje të kushteve të lejes, pa pasoja në krijimin e shtesave në sipërfaqe dhe vëllim ndërtimor, dënohet me gjobë jo më pak se 300,000 lekë”, sqarohet në projektligj.

3 mln lekë gjobë për shkelje të ligjit të ndërtimit

Këshilli i Ministrave ka vendosur të rrisë masën e gjobës edhe për ata të cilët shkelin legjislacionin e ndërtimit në tërësi, në proces ndërtimi . Kështu me dërgimin në Kuvend të projektligjit për “Kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, i cili synon edhe ashpërsimin e masave disiplinore ndaj atyre që shkelin ligjet, gjobat për shkelësit e legjislacionit në ndërtim do të jenë 1-3 milionë lekë sipas rastit, ndërkohë që sipas ligjit aktual aplikoheshin në vlerën e 50 mijë deri 2 milionë lekë. “Shkeljet e këtij ligji përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me dënim kryesor, me gjobë në masën 1.000.000 deri në 3.000. 000 lekë. Përbën shkelje; përgatitja e studimeve ose projektimeve, në kundërshtim me standardet teknike në fuqi ose paraqitja, pranë autoriteteve publike, e studimeve ose e projektimeve me të meta, më shumë se një herë. Kryerja e punimeve të zbatimit me pakujdesi, në shkelje të normave teknike ose praktikave të mira. Kolaudimi i objekteve në kundërshtim me legjislacionin në fuqi; kryerja e veprimeve në kundërshtim me rregullat e etikës, të miratuara me urdhër të ministrit përgjegjës për ndërtimin. Mospërmbushja e rregullt e detyrave, sipas legjislacionit në fuqi, për mbikëqyrjen e ndërtimeve ose mos njoftimi i organeve shtetërore përgjegjëse për shkeljet e kryera nga zbatuesi i punimeve. Shkeljet e këtij ligji përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me dënim kryesor, me gjobë në masën 1.000.000 deri në 3.000. 000 lekë”, thuhet në projektligj. Më tej shpjegohet se në rast se ngjarja është e siguruar, kompania e sigurimit është e detyruar të paguajë dëmin brenda 30 ditëve.