BREAKING NEWS

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim, përfaqësuesit e Këshillit Politik bëjnë një tjetër lëvizje

Vijojnë përpjekjet! Pasi marrin udhëzimet nga Yuri Kim,
x

Ekonomia

Shtyhen pagesat e tatim-fitimit, kategoritë e bizneseve që përfitojnë nga lehtësitë, shkon në Parlament drafti

Shtyhen pagesat e tatim-fitimit, kategoritë e bizneseve që

Qeveria ka çuar në Parlament aktin normativ që fal pagesat e tatim-fitimit për bizneset. Pak ditë më parë kryeministri i vendit, Edi Rama, bëri të ditur se, po hartohet një plan në lidhje me bizneset dhe detyrimet që ata duhet të paguajnë në shtet. Kështu qeveria përmes përpilimit të një akti normativ ka vendosur të lehtësojë bizneset e vogla dhe të mëdha, përmes mospagesës apo shtyrjes së kësteve të tatim-fitimit, për shkak të gjendjes së vështirë të krijuar nga COVID-19. Së fundmi u njoftua se, ky akt normativ i qeverisë është depozituar për diskutim në komisionet parlamentare dhe së shpejti i hapet rrugë miratimit të tij për të falur taksat e biznesit të vogël dhe për shtyrjen e tyre tek bizneset e mëdha. Sipas relacionit, për biznesin e madh ky detyrim do të shtyhen për një vit, por duke përjashtuar këtu subjektet bankare, ato të telekomunikacionit, të tregtimit të produkteve farmaceutike, të produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve, pasi aktiviteti i tyre ka vijuar normalisht.“Për tatimpaguesit me qarkullim mbi 14 milionë lekë, përveç tatimpaguesve që ushtrojnë aktivitet në fushën e telekomunikacionit, produkteve ushqimore të konsumit, të farmaceutikës dhe sistemit bankar, propozohet shtyrje e kësteve të parapagimit të tatimit mbi fitimin të tremujorit të dytë dhe të tretë të vitit 2020. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill-shtator 2021. Për tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet në fushën e turizmit, të përpunimit aktiv dhe të call center, propozohet shtyrje e kësteve të parapagimit të tatimit mbi fitimin të periudhës tatimore prill-dhjetor 2020. Pagesat e këtyre kësteve shtyhen në periudhën prill-dhjetor 2021” sqarohet në relacion. Nga ky ligj përfitojnë edhe Call Centerat dhe subjektet turistike. Sipas relacionit Call Center, bizneset që operojnë ne sektorin e turizmit si dhe ndërmarrjet e prodhimit dhe materialit porositës i janë shtyrë këstet nga periudha prill-dhjetor 2020 për në prill-dhjetor 2021.

Bizneset e vogla nuk do të paguajnë taksë

Tepër pozitiv është ky akt normativ për bizneset e kategorisë së vogël. Referuar të dhënave të relacionit, të gjithë bizneset e vogla, pra për tatimpaguesit me qarkullim nën 14 milionë lekë këstet e tatim-fitimit të vitit 2020 do të bëhen zero. Pra, biznesi i vogël duke qenë se është dëmtuar ndjeshëm nga përhapja e Covid-19, si dhe mbyllja e tij me vendim qeverie, nuk do të paguajë tatimin e thjeshtuar mbi fitimin për vitin 2020 në masën e 5%. Po ashtu është shtyrë edhe afati i dorëzimit të deklaratës individuale vjetore të të ardhurave të vitit 2019 për individët që realizuan më shumë se 2 milionë lekë të reja të ardhura gjatë vitit të shkuar nga 30 prilli është shtyrë brenda datës 31 korrik. Gjithsesi edhe ky vendim i qeverisë, i cili është projektuar për t’u ardhur në mbështetje bizneseve në vend, pasi prej disa prej tyre të ardhurat kanë rënë ndjeshëm që prej tërmetit, nuk ka mbetur pa u kundërshtuar nga opozita. Gjatë diskutimit të këtij plani në Komisionin e ekonomisë, deputetët e opozitës kanë kundërshtuar nismën e qeverisë në lidhje me bizneset 5 deri në 8 milionë lekë. Pasi qeveria ka kërkuar që pagesa e tatim fitimit për këtë kategori qeveria propozon që shlyerja e këtyre detyrimeve për 6-mujorin e parë të këtij viti të kryhet deri më 20 tetor, ndërsa për pjesën e mbetur të paguhen nga bizneset brenda datës 20 dhjetor 2020. Në këto kushte deputetët e opozitës argumentuan se kjo pikë nuk zgjidh ngërçin e krijuar, pasi, sipas tyre, bizneset janë në vështirësi dhe nuk kanë mundësi financiare të shlyejnë detyrimet. Ata propozuan që edhe për këtë kategori zgjidhja më e mirë është shtyrje të pagesave për tatim- fitimin deri në fund të vitit. Duke qenë se taksat e këtyre bizneseve të vogla shkojnë për llogari të pushtetit vendor, do të jenë bashkitë ato që do ta zbatojnë, ndonëse shtyrja e pagesave nuk do të ketë efekt financiar minus në buxhetin e tyre.