BREAKING NEWS

Drejtësia makthi i presidentit, pasuria miliona euro rrezikon ta bëjë subjekt të SPAK, nga vilat e 13 apartamentet, te shpenzimet mijëra paund në Londër

Drejtësia makthi i presidentit, pasuria miliona euro rrezikon ta
x

Ekonomia

Shtyhet afati për garancinë sovrane, bizneset afat deri më 30 qershor të aplikojnë, vetëm 5 miliardë lekë janë shfrytëzuar

Shtyhet afati për garancinë sovrane, bizneset afat deri më 30

Ministria e Financave ka vendosur shtyrjen e aftit të garancisë së dytë sovrane deri në 30 qershor të 2021 nga 31 dhjetor 2020 që ishte planifikuar. Nevoja për një rikuperim pas izolimi i detyroi bizneset në vend të aplikonin për kredi, por duke pasur parasysh kushtet kaq të vështira për përballimin e një kredie normale qeveria vendosi në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë lëvrimin e një garancie të dytë sovrane, e cila fokusohet më shumë tek bizneset fason dhe ato të shërbimit. Garancia sovrane është një lloj kredie ku 60% e riskut mbulohet nga qeveria dhe 40% nga bankat, gjithashtu ka dhe shumë lehtësira në procedura. Kërkesat më të shumta për zgjatjet e aftit janë shprehur nga Shoqatat e Bankave, që kanë treguar se ka ende shumë aplikime në proces rivlerësimin dhe rritje të interesit nga bizneset në muajt e fundit. “Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se, ka miratuar shtyrjen e afatit për aplikime në kuadër të skemës së garancisë shtetërore që synon rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar, garanci kjo e miratuar me anë të vendimit të Këshillit të Ministrave. Në bazë të këtij vendimi, MFE-ja miratoi kërkesën e Shoqatës Shqiptare të Bankave, e cila ka vlerësuar të nevojshme një shtyrje tjetër të afatit për aplikim sipas kësaj skeme kredidhënie të mbështetur me garanci shtetërore, në kushtet ku ka akoma subjekte të interesuara për të përfituar nga kjo skemë, ky afat shtyhet deri më datë 30 qershor 2021. Shtyrja e afatit për aplikime deri në mesin e vitit 2021 do të mundësojë përfitimin nga një masë më e madhe biznesesh”, thuhet në njoftim. Ndër të tjera në njoftim sqarohet se, bizneset që do të marrin kredinë mund ta përdorin për kolateral dhe për investime dhe në momentin që biznesi nuk paguan këstin Ministria e Financave paguan këstin e saj, ndërsa bankat kanë garanci për 40% e kredisë kolateralin e lënë nga biznesi.

Është përdorur vetëm 30% e fondit

Ministria tregon se deri më tani janë përdorur vetëm 5 miliardë lekë nga 15 miliardë lekë që ishin vënë në dispozicion për garancinë e dytë sovrane. Sipas ministrisë ky përdorim kaq i ulët ka ardhur për shkak se në fillim bizneset u treguan skeptik, por me kalimin e kohës filluan të aplikojnë dhe të përdorin për rikuperim të aktivitetit të tyre garancinë e dytë sovrane. Sakaq, ministria vë edhe njëherë në dukje se, bankat kanë paraqitur me qindra aplikime nga bizneset që janë në proces rivlerësimi, që më shtyrjen e afatit do mund të konkretizohen në muajt në vijim. Ndërkohë bëhet me dije se deri në 31 dhjetor, kur ishte parashikuar mbyllja e aplikimeve në planin fillestar, kanë përfituar nga garancia e dytë sovrane mbi 300 biznese. “Sipas SHSHB-së, deri në fund të muajit dhjetor 2020, që përkon dhe me afatin e fundit për aplikime sipas skemës së kësaj garancie, kanë përfituar 308 biznese, kryesisht në sektorin e tregtisë, shërbimit apo prodhimit, në favor të të cilave janë miratuar kredi, linja kredie apo overdrafte, në një vlerë totale prej rreth 8.95 miliardë Lekë. Në kushtet ku garancia sovrane mbulon 60% të vlerës së kredive, rezulton që deri në fund të vitit 2020, garancia shtetërore, e miratuar me një vlerë totale prej 15 miliardë Lekë, të jetë përdorur në vlerën prej më tepër se 5 miliardë lekë, ose e shprehur në përqindje mbi 30% e shumës totale. Theksojmë se, bankat kanë aplikime që janë akoma në proces vlerësimi, të cilat në mënyrë të vazhdueshme e rrisin këtë vlerë të përdorimit të mbështetjes me garanci shtetërore”, thuhet në njoftim. Ndërsa kujtojmë këtu se vetë ministrja e Financave ka deklaruar pak javë më parë se bankat e kanë vënë në dijeni që janë në proces aplikimi mbi 500 biznese, prandaj ishte e nevojshme shtyrja e afatit. Ndërsa bëhet e qartë se, vlera e kredisë së vendosur në dispozicion nga huadhënësi për huamarrësin në asnjë rast nuk do të jetë më e lartë se 300 milionë lekë. Po ashtu asnjë bankë nuk do të japë kredi më shumë se 50% të vlerës së garancisë që ka në dispozicion, për huamarrës që kërkojnë më shumë se150 milionë lekë.