Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shtyhet afati për taksën e banesës, ja si duhet të veprohet deri më 30 tetor, dokumentet dhe pikat ku duhet të paraqiten qytetarët

Postuar: 12/09/2019 - 07:26

Shtyhet afati për pagesën e taksës së banesës në Tiranë. 15 shtatori ishte afati final, por Ujësjellës Kanalizimet Tiranë kanë njoftuar dje se afati do të jetë deri më 30 tetor, në mënyrë që banorët e kryeqytetit të kenë kohë të bëjnë deklarimin e banesave. Sipas UKT, llogaritja e taksës së banesës do të bëhet në bazë të vlerës së ndërtesës shumëzuar me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj për kategorinë e ndërtesave për banim që është 0.05%. Pra nëse një apartament me sipërfaqe 70 m², shumëzuar me çmimin vlerësues 60.000 lek/m² shumëzuar me 0.05%, taksa vjetore që duhet paguar llogaritet 2 100 lekë, ku për çdo muaj vlera që duhet paguar është 175 lekë. UKT vendos në dispozicion specialistët që do ju ndihmojnë për të plotësuar formularin e vetë-deklarimit, mjafton të paraqiteni në njërën nga pikat UKT. Me vete qytetarët duhet të kenë: kartë identiteti; dokumentin e pronësisë (certifikata e pronësisë me kartelën e pasurisë, ose kontratën e shit-blerjes, dhurimit apo shkëmbimit, ose akt-privatizimin apo vetë-deklarimin e ALUIZNI-t, si dhe rivlerësimin e fundit të pasurisë nëse e dispononi) dhe librezën e ujit ose faturën e muajit të fundit.

Pikat e deklarimit

Pikat ku mund të paraqiten banorët e Tiranës janë: Pika UKT, Njësia Nr. 1- Rr. “Bardhyl” - E hënë- shtunë 08:00-20:00; Pika UKT, Njësia Nr. 2- Rr. “Petro Nini Luarasi”, pranë Tregut Elektrik- E hënë- shtunë 08:00-20:00; Pika UKT, Njesia Nr. 5 – Rr. “Llazi Miho”, Kombinat- E hënë- shtune 08:00-20:00; Pika UKT, Rr. e “Kavajës”, pallatet Delijorgji - E hënë- shtunë 08:00-20:00; Pika UKT, Drejtoria Rajonale, Sauk - E hënë - premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00; Pika UKT -Rruga “Muhamed Deliu”, pranë Freskut - E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00; Pika UKT Rruga “Budi”- E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00; Pika UKT Rr. “Aleksandër Moisiu”, përballë Min. se Kulturës- E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00; Pika UKT, Blv. Zhan D'Ark, përballë Maternitetit të Ri - E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00; Pika UKT, Rruga “Teodor Keko”, pranë Astir- E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00; Pika UKT, Kodër Kamëz - E hënë- premte 08:00-17:00 dhe të shtunën 08:00-13:00; Njësia Nr. 3 - Rr. “Jusuf Vrioni”, Blloku Vasil Shanto - E hënë- premte 08:00-15:30 dhe të shtunën 08:00-13:00; Njësia Nr. 4- Rruga “Artan Lenja”, Pranë Rep. të Zjarrfikëseve- E hënë- premte 08:00-15:30 dhe të shtunën 08:00-13:00; Zyrat Qëndrore UKT, Rruga e “Kavajës” - E hënë- premte 08:00-16:30.

Llogaritja e taksës

Qeveria publikoi pak ditë më parë një vendim, në të cilin janë specifikuar të gjithë hapat sesi bëhet përcaktimi i taksës për secilën ndërtesë. Janë njësitë e vetëqeverisjes vendore ato të cilat duke përdorur të dhënat e mbledhura për ndërtesën/njësinë pasurore, përcaktojnë bazën e taksës dhe llogarisin shumën e taksës vjetore të ndërtesës për t’u paguar nga çdo taksapagues. Për ndërtesat që shfrytëzohen për banim sipërfaqja e ndërtesës do të shumëzohet me 0.05%. Për ndërtesat që shfrytëzohen për veprimtari ekonomike sipërfaqja do të shumëzohet me 0.2%. Ndërsa për sipërfaqet ndërtimore për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë brenda afatit shumëzimi do të bëhet me 30%. Nëse në informacionin e marrë nga ZVRPP-ja konstatohet se për ndërtesën/njësinë pronësore është kryer një transaksion shitblerjeje gjatë 3 viteve të fundit, atëherë si bazë e taksueshme do të merret vlera më e lartë midis transaksionit dhe vlerës të regjistruar në ZVRPP. Ndërkohë, njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë të drejtë të kryejnë edhe verifikime në terren për objektet e taksueshme për të identifikuar ndërtesat që nuk janë hedhur në sistem apo edhe për të bërë ndryshime.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/10/2019 - 07:26

Parlamenti ka miratuar dje buxhetin faktik 2018 dhe ligjin për Korporatën e Investimeve. Pas shumë debatesh dhe diskutimesh, mazhoranca kaloi e vetme ligjet.

Postuar: 17/10/2019 - 19:37

Për herë të parë, monedha e përbashkët Evropiane ka nisur forcimin në tregun e këmbimit valutor v

Postuar: 17/10/2019 - 09:04

Monedha e përbashkët është forcuar ndjeshëm në tregun e brendshëm gjatë tre javëve të fundit.

Postuar: 17/10/2019 - 07:27

Kontrata koncesionare vazhdojnë te jenë një çështje shqetësuese më ndikim negativ në ekonomi.

Postuar: 16/10/2019 - 07:28

Pensionistët rrezikojnë që të mos marrin shpërblim në fund të vitit.

Postuar: 15/10/2019 - 07:28

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dhënë alarmin sa i takon borxhit publik dhe deficitit buxhetor në

Postuar: 14/10/2019 - 10:42

Dita e parë e javës ka nisur më e qëndrueshme për monedhën euro.