BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Shtyhet me 12 muaj procesi i kolaudimit, ja kategoritë që do të përfitojnë, përjashtohen automjetet e amortizuara

Shtyhet me 12 muaj procesi i kolaudimit, ja kategoritë që do të

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka vendosur të shtyjë sërish afatet për kolaudimin. Lajmin e ka bërë të ditur dje kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe, gjatë një interviste televizive, ku tha se do shtyhen me 1 vit afatet e kolaudimit për ata që iu ka skaduar certifikata në muajt e parë të 2021. Gjithsesi, ai sqaroi këtu se, në shtyrjen e këtij afati nuk përfitojnë makinat që janë shumë të amortizuara. Gonxhja tha se, këto lloje automjetesh do të mbajnë përgjegjësi nëse kapen duke lëvizur në rrugë në atë gjende të konsumuar, pavarësisht se mund t’i kapë shtyrja e afatit. “Ne do të shtyjmë kolaudimin me 12 muaj për ata që iu ka mbaruar certifikata e kontrollit teknik në muajt e parë të këtij viti, por kjo nuk është për ata që i kanë automjetet copë-copë. Kolaudimi është një përgjegjësi personale. Pra edhe nëse disa shoferë që i kanë makinat shumë të amortizuara përfitojnë nga kjo shtyrje, ata do të jenë përgjegjës për automjetin e tyre kur dalin në rrugë dhe nuk do të tolerohen”, u shpreh ai. Ndër të tjera ai vuri theksin se, makinat që iu është lajmëruar se duhet të kryejnë patjetër kolaudimin mund të bëjnë rezervimin online. Sipas Gonxhes, e njëjta procedurë do të ndiqet online edhe për ato shoferë që paraqiten vullnetarisht për të kontrolluar makinën. “Ne do të hapim aplikimet për rezervimet online edhe për ato automjete që duan të vijnë vullnetarisht nga të gjitha kategoritë, që duan të paraqiten për kontroll. Rezervimi online shmang zvarritjet dhe radhët e gjata për shoferët në pikat e kontrollit teknik”, tha ai.

Automjetet që nuk përfitojnë

Gonxhe sqaroi se, përveç mjeteve të amortizuara nuk përfitojnë nga shtyrja e afatit kategoritë e automjeteve si; autoshkollat, ambulancat, taksistë e të tjera. Sipas tij, këto lloj automjetesh konsumohen më shumë dhe përfshihen në kategorinë e automjeteve më të amortizuara ndaj nuk mund të shtyhet më afati i kontrollit teknik. “Tashmë po kontrollohen dhe po iu jepet përparësi atyre automjeteve që lidhen me aftat me të ulëta të vlefshmërisë së certifikatave të kolaudimit si për shembull taksitë, autobusët e linjave, rimorkiot, zjarrfikëset, mjete special pune, ndërtimi, autoshkolla, këto bëhen të parat sepse janë mjete të një konsumi dhe amortizimi më të madh”, u shpreh ai. Sipas Gonxhes, në bazë të radhës së regjistrimit do të paraqiten për kolaudim dhe ata automjete me kilometër zero, pa iu shmangur përgjegjësisë me ndryshimet e fundit që janë vetëm për disa automjete. Ndërkaq, ai tregoi se që nga dita që kolaudimi rifilloi punën mbi 71 automjeteve iu është pezulluar lëvizja dhe iu është dhënë një mundësi për t’u ritestuar. “Ndërsa 30 automjete janë regjistruar për herë të parë në vend, pra janë me kilometër zero. Këto automjete sipas radhës, pra janari, shkurti e kështu me radhë që të marrin kolaudimin e tyret të parë. Deri tani janë testuar 31. 245 mjete, nga të cilat mbi 71 automjete iu është ndaluar lëvizja në rrugë me urdhrin për t’u ritestuar për defektet që iu janë konstatuar fillimisht si, goma të tejkonsumuara, xhama të dëmtuar, defekte dhe mangësi në sistem”, tregoi Gonxhe.

Më të lexuarat