BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Shtyhet për në qershor procesi i fiskalizimit, Arben Ahmetaj shton kritikat për Financat dhe buxhetin e ri

Shtyhet për në qershor procesi i fiskalizimit, Arben Ahmetaj shton

Ministria e Financave shtyn për herë të dytë procesin e fiskalizimit. Dje kanë vijuar diskutimet në Komisionin e Ekonomisë për buxhetin e ri, ku ministria Anila Denaj njoftoi se zbatimi i procesit të fiskalizimit do të shtyhet për në qershor të vitit të ardhshëm. Ndërkohë që pak ditë më parë u bë e ditur se afati do ishte 1 prilli. Por duke qenë se bizneset kanë ende rezerva duket se po u jepet më shumë kohë. Ministria e Financave ka vendosur të shtyjë kështu implementimin edhe dy muaj të tjerë. Bizneset e reja, që hapen nga 1 janari e më pas kanë kohë deri në qershor për t’u përshtatur me sistemin e ri të fiskalizimit. Gjatë fjalës së ministres në lidhje me fiskalizimin janë shfaqur dyshime si nga radhët e deputetëve të PS, ndërkohë vetë kreu i komisionit, Arben Ahmetaj, u tregua kritik ndaj këtij procesi. Ai tha se fillimi i fiskalizimit do të jetë fundi i kasave fiskale gjë e cila do të kërkojë një kosto të lartë nga bizneset. Gjatë mbledhjes, Arben Ahmetaj, shprehet kritik edhe në lidhje me rritjen ekonomike, sipas tij shifrat e shfaqura nga ministria janë të paarritshme, prandaj u kërkoi ekspertëve të Ministrisë se Financave të rishikojnë relacionin dhe ti vendosin atij një emër konkret për të bërë të qartë prioritetin e këtij projektbuxheti. “Rritja ekonomike 4,1 % për vitin 2020 kur ekonomia jonë mbetet e rrezikuar nga faktorë të brendshëm e të jashtëm, pa një paketë sociale të parashikuar në buxhet për shtresat në nevojë, pa investime të reja publike, është një optimizëm jo realist.Mos e gënjeni ministren, 4,1% rritja nuk arrihet. Tkurreni, tkurreni. Për ministren është buxheti i parë, por juve nuk iu falet. Projektbuxheti për vitin 2020 nuk ka një titull, pra një fokus në një fushë të caktuar që do të mund të jetë prioritet për vitin që po troket, për shembull “Buxheti i shëndetësisë”. Presim një reflektim të pritshmërisë 2019 ndaj planifikimit të 2020”, tha Ahmetaj. Sipas tij qeveria nuk ka mundur të përdor rreth 13,3 mld lekë nga ato që kishte planifikuar në fillim të vitit. Ndërkaq Ahmetaj iu drejtua financave i revoltuar që kjo shumë duhet me patjetër të shkojnë për shlyerjen e plotë të detyrimeve të prapambetura ndaj projekteve infrastrukturore që rezultojnë në 6,2 mld lekë. Nuk mban më ujë pilafi me detyrimet”, tha ai.

Debati mbi informalitetin

Debate ka vazhduar më tej mes deputetes Blerina Gjylameti dhe ministres së Financave. Gjylameti theksoi se pritshmëritë nga lufta ndaj informalitetit dhe miradministrimi mbeten shumë të larta. Por për ministren Denaj nga inspektimet është konstatuar se informaliteti rezulton nga 35%-40 %. “Rezultatet e këtij viti me të gjithë format dhe mundësitë e bashkëpunimit që kemi pasur ndërinstitucional ku konstatimi ynë si në informalitetin në biznes ashtu dhe në raport me punësimin ka konstatuar në një masë 35-40%”, tha Denaj. Ndërkohë deputetja e kundërshton duke i thënë se rritja e të ardhurave nuk mund të bazohet vetëm në miradministrim dhe në luftën ndaj informalitetit. “Të themi që do të kemi një përmirësim me 8.1% duke përmirësuar administrimin fiskal, duke nxitur 1,2,3 që të mos i përsëris, unë dua të di se çfarë ndryshojmë”, tha Gjylameti

 

Esmeralda Hida

 

Më të lexuarat