BREAKING NEWS

Kryeministri Rama sulmon ashpër Bashën nga Kongresi i PS: Je kundërshtari më i ulët ...

Kryeministri Rama sulmon ashpër Bashën nga Kongresi i PS: Je
x

Ekonomia

Shtyhet procesi për rivlerësimin e banesave, mungojnë aktet nënligjore të Ministrisë së Financave, ja afatet e reja

Shtyhet procesi për rivlerësimin e banesave, mungojnë aktet

Shtyhen afatet për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Rivlerësimi i banesave të palegalizuara apo në proces legalizimi me nivel 2% të tatimit duhej të niste në 14 janar deri me 30 gusht të këtij viti, ashtu siç ishte përcaktuar në nismën e propozuar nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj. Por me sa duket zbatimi në praktikë ka mbetur ende i parealizueshëm, për këtë arsye si afati i fillimit dhe i mbylljeve të aplikimeve janë shtyrë. Të dhënat nga Agjencia e Shtetërore e Kadastrës e Ministria e Financave tregojnë se, për të gjithë ata qytetarë që kanë interes për të rivlerësuar pasurinë, procesi do të nisë zyrtarisht në datën 1 shkurt dhe afati i mbylljes është 30 shtatori. Kjo për shkak se ende nuk ka dalë udhëzimi me aktet nënligjore nga Ministria e Financave, burimet nga e cila tregojnë udhëzimi është në fazat e fundit të hartimit për ta bërë procesin efektiv. Sipas ligjit, rivlerësimi do të kryhet me një tatim 2 %, çka parashikon diferencën mes çmimit fillestar të pronës dhe atij aktual të referencave të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave. Pritshmëritë e qeverisë janë që kjo procedurë të kryhet për rreth 50-60 mijë pasuri në të gjithë vendin. Për këtë arsye dhe për mos të krijuar hapësira për abuzime të dhënat nga Ministria e Financave shpjegojnë se, aktualisht të ngarkuarit në këtë detyrë janë duke u bërë detajimet lidhur me procedurat e rivlerësimit që do të ndiqen. Konkretisht po specifikohet vlera e pronës që do të merret për referencë, koha kur ajo është regjistruar në hipotekë, koha kur është kryer kontrata e shitblerjes apo çdo pikëpyetje tjetër. Në përfundimin e tij drafti do të miratohet nga ministri i Financave, duke bërë që në datën 1 shkurt në çdo Agjenci Kadastre të 12 qarqeve të ketë një sportel të posaçëm ku do të kryhen procedurat. Ndërsa afati i aplikimeve do të jetë i vlefshëm deri në fund të muajit shtator.

Nisma për rivlerësim me dy skema

Në nismën e propozuar nga Ahmetaj parashikohet që të gjithë individët, të cilët kanë në pronë si pasuri të paluajtshme, kanë të drejtë që, nga dita e hyrjes në fuqi deri në fund të muajit gusht të 2020 të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut. Duke i dhënë këtu mundësi edhe subjekteve të palegalizuara ose që janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë sipas ligjit në fuqi. Për rivlerësimin e këtyre pasurive do të procedohet në dy mënyra; në shtet me anë të një eksperti të licencuar për vlerësim e banesës nga institucionet përkatëse ose zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Mund ta bëjë edhe vetë individi përmes një eksperti të licencuar, në këtë rast rivlerësimi kryhet në çmimet minimale në fuqi. Ndërkaq tatimi që do të paguhet mbi regjistrimin e këtij rivlerësimi është 3% e bazës së tatueshme. Por, gjatë diskutimit për miratim të nismës në Komisionin e Ekonomisë, u vendos që tatimi të zbresë në 2%.

Sipas të dhënave të paraqitura në projektligj, ky projekt do të ketë një vlerë totale rreth 6 miliardë lekë efekte financiare bruto në të ardhurat e buxhetit të shtetit për vitin 2020. Përllogaritja e efektit është bërë në bazë të numrit të banesave dhe pagesës mesatare të bërë nga individët në rivlerësimin e periudhës 2011-2013 dhe 2016-2017. Procesi i rivlerësimit me taksim 1% gjatë periudhës 2011-2013 u bë për 95 mijë banesa dhe grumbulloi në buxhet 4 miliardë lekë. Ndërsa rivlerësimi i pasurisë me 2% gjatë periudhës 2016-2017 u bë për rreth 63 mijë pasuri dhe gjeneroi në buxhet mbi 5,1 miliardë lekë. Kjo nismë ka si për qëllim realizmin brenda një kohe të shkurtër dhe me kosto më të ulët për qytetarët dhe nxitjen e tregut të pasurive të paluajtshme. Ky projektligj është cilësuar si amnistia e tretë që qeveria merr për rivlerësimin e banesave.