Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Shtyhet për të dytën herë rishikimi ekonomik i kontratës së koncesionit të Rinasit, Aviacioni Civil shton me 2 milionë lekë fondin për kompaninë e interesuar

Postuar: 29/08/2018 - 07:24

Rishikimi i pavarur ekonomik i kontratës koncesionare me Aeroportin Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, në bazë të të cilit qeveria shqiptare shpreson uljen e tarifave aeroportuale është shtyrë për të dytën herë. Pas shpalljes së proce­durës së prokurimit publik, në datën 29 qershor 2018, me një vlerë prej 29.5 milionë lekësh, në përfundim të afatit të dorëzimit të ofertave Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi anulimin e saj për shkaqe që dalin jashtë kontrollit të autoritetit kontraktor dhe të paparashi­kueshme në kohën e fillimit të proce­durës së prokurimit. E njëjta garë rifilloi në datën 23 korrik, duke shtyrë afatin e dorëzimit të ofertave nga kompanitë e interesuara deri në datën 3 gusht. Por, edhe kjo procedurë duket se ka qenë e pasuksesshme, pasi në datën 27 gusht është rihapur sërish gara, ndërkohë që Autoriteti i Aviacionit Civil ka shtuar edhe fondin limit të vënë në dispozicion, duke e çuar vlerën në 31.66 milionë lekë apo rreth 2 milionë më tepër se procedu­rat e mëparshme.

Pika 19.4 e kontratës, ku edhe bazohet kërkesa e AAC-së parashikon faktin që çdo palë ka te drejtën te kërkojë një rishikim te pavarur të pozicionit ekonomik të Koncesionit, i cili do të përfshijë, nëse ka lindur një disekuiliber dhe rekomandimet për të rikthyer ekuilibrin ekonomik të Konce­sionit. Për të patur një vlerësim të saktë, nëse gjatë kësaj periudhe 14-vjeçare ka lindur një disbalancë, kompania fituese do të ketë në dispozicion 40 ditë kohë nga nënshkrimi i kontratës. Ndërkohë që, më pas palët do të duhet të ulen në negociata për të vendosur balancën e re, që sipas AAC do të jetë në favor të qeverisë shqiptare për shkak të shifrave aktuale që paraqet transporti ajror.

Kërkesa e AAC

Sipas procedurave të publikuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil, peri­udha e rishikimit ekonomik nga ana e një subjekti të pavarur do të prekë të gjithë kohëzgjatjen e kontratës, që nga viti 2004 deri në vitin 2017, për të cilën do të kryhet edhe analiza e pasqyrave financiare të TIA. Raporti do të hartohet brenda 40 ditëve pas lidhjes së kontratës me kontraktuesin dhe do të evidentojë nëse ka një disbalancë nga kontrata koncesionare dhe do të japë rekomandi­met për të rikthyer ekuilibrin ekonomik. Në sitën e ekipit të ekspertëve që do të bëjnë vlerësimin do të vihen, krahas re­zultateve financiare, edhe investimet dhe ndryshimet në kapitalin e koncesionarit të aeroportit, por edhe tarifat e aplikuara në krahasim me aeroportet e tjera në rajon. Ky shërbim i pavarur i rivlerësimit të kontratës pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 31.66 milionë lekë dhe është kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Objektivat e kontratës

Objektivi i përgjithshëm i kësaj kon­trate është kryerja e rishikimit të pavarur të pozicionit ekonomik të koncesionarit në Aeroportit Ndërkombëtar “Nenë Tereza”, nga një subjekt këshillimor financiar, i kualifikuar i pavarur. Ndërsa objektivat specifike të kësaj kontrate përf­shijnë: vlerësimin e pozicionit ekonomik të koncesionarit duke marrë parasysh masën e përmbushjes së detyrimeve nga secila palë, sipas kontratës; vlerësimin e efektit të ngjarjeve të jashtme që kanë qenë jashtë kontrollit të palëve; pasqyrimin e tendencave në trafikun e pasagjerëve e mallrave dhe rritjen ekonomike në Republikën e Shqipërisë dhe në shtetet tek të cilët dhe nga të cilët udhëtojnë shumica e pasagjerëve të aer­oportit; analizën e aseteve, detyrimeve dhe raporteve financiare historike të koncesionarit, ku pozicioni ekonomik i koncesionarit do të vlerësohet duke iu referuar totalit të të ardhurave dhe shpenzimeve të shoqërisë dhe normës së rikthimit të kapitalit ortak sipas skenarit bazë të parashikimeve financiare të rëna dakord dhe të njohura nga Enti përkatës Shtetëror në bazë të nënshkrimit të kësaj kontrate; vlerësimi i pavarur do të përfshijë gjithashtu dispozita për të mb­uluar pjesën e më normës së rikthimit të kapitalit aksioner për shkak të ngjarjeve jashtë kontrollit të shoqërisë.

Detyrat kryesore të konsulentit

Detyra kryesore e konsulentit që kërkon qeveria do të jetë analiza e pasqyrave financiare të TIA për peri­udhën 2004-2017, e cila do të përfshijë: pozicionin financiar të shoqërisë TIA; ecurinë e performancës financiare; investimet dhe ndryshimet në kapita­lin e shoqërisë; evidentimi i aspekteve financiare më të rëndësishme që lidhen me objektivin e kësaj kontrate.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2018 - 16:31

Shqipëria renditet sot ndër vendet që ka flotën më të vjetër të automjeteve, me moshë mesatare mbi 20 vjet (nga 10 që është mesatarja e vendeve të BE-së).

Postuar: 24/09/2018 - 10:26

Në tregun valutor vendas, euro vazhdon të blihet me 126.20 lekë dhe shitet me 126.80 lekë.

Postuar: 24/09/2018 - 07:55

Sektori i ndërtimit u rrit vitin e kaluan me ritmet më të larta që nga viti 2008, pas një rënie g

Postuar: 23/09/2018 - 07:56

Duke nisur nga data 1 Janar 2019, në Shqipëri do të ndalohet importi i makinave të përdorura mbi

Postuar: 22/09/2018 - 14:15

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), z.

Postuar: 22/09/2018 - 08:33

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 22/09/2018 - 07:41

Bankat vijojnë të shtrëngojnë kushtet e kreditimit për bizneset e mëdha.