BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Shumica e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës pa mandat, bllokohet vendimmarrja në BSH, shtyhen pa afat vendimet dhe raportet

Shumica e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës pa

Banka e Shqipërisë tashmë nuk është në gjendje që të marrë vendime, pasi 6 anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës u ka përfunduar mandati. Në këtë mënyrë Mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë e planifikuar për datën 7 nëntor 2018 nuk u zhvillua në pritje të zgjedhjes së anëtarëve të rinj të këtij Këshilli. Në këtë datë, pas mbarimit të mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës ishte planifikuar dhe konferenca për shtyp e guvernatorit Gent Sejko ku do të prezantoheshin dhe vendimet e politikës monetare, por që edhe ajo u shty deri në një njoftim të dytë, siç njofton vetë BSH. Ndërkohë, në kalendarin e faqes zyrtare të BSH është parashikuar që ditën e sotme të botohej Raporti i Politikës Monetare IV 2018, por ky institucion njofton gjithashtu se raporti do të shtyhet deri në një njoftim të dytë. Mbledhja e radhës e Këshillit Mbikëqyrës është parashikuar për t’u zhvilluar me datë 21 Nëntor, por siç duket gjasat janë që edhe kjo mbledhje të shtyhet për një datë të mëvonshme. Kreu i Komisionit të Ekonomisë deklaroi dje se Këshilli Mbikëqyrës i BSH duhet të jetë funksional sa më parë, ndërsa i kërkoi qeverisë dhe Kuvendit që të bashkëpunojnë për zgjidhjen e ngërçit.

Kandidaturat

Aktualisht, kandidaturat për anëtarë të BSH pritet të përzgjidhen nga grupet parlamentare nga lista me 15 emra që kanë aplikuar. Kandidatët që kanë aplikuar në Kuvend janë: Vjollca Braho, Bardhyl Ceku, Leontijev Çuçi, Sulo Hadëri, Artan Hoxha, Altin Hoti, Oljan Kanushi, Genc Koxhaj, Arben Malaj, Visar Malaj, Luljeta Minxhozi, Ergys Misha, Nikollaq Pano, Drini Salko dhe Arben Xibri. Kuvendi duhet të përzgjedhë 3 kandidatë për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës dhe 3 të tjerë i përzgjedh qeveria. Kandidatët e ofruar kanë prezantuar tashmë dhe platformat e tyre në Kuvend. Sipas ligjit, pas dëgjesës publike, të paktën 28 deputetë, përzgjedhin kandidatin/kandidatët, të cilët do të mbështesin për t’ia paraqitur Kuvendit, sipas cilësive profesionale dhe performancës gjatë prezantimit. Kandidaturat që do të marrin mbështetjen e jo më pak se 28 deputetëve, depozitohen zyrtarisht në protokollin e Kuvendit dhe vazhdojnë procedurat e parashikuara në nenin 111 të Rregullores së Kuvendit. Gjashtë anëtarëve që u ka mbaruar mandati në nëntor të këtij viti, janë: Dhori Kule është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në nëntor të vitit 2011; Ela Golemi është zgjedhur anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në nëntor 2011 dhe nga muaji gusht 2015 është anëtare edhe e Komitetit të Auditimit të Bankës së Shqipërisë; Elisabeta Gjoni është Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë që prej muajit janar 2012. Ajo është edhe anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit nëntor 2011; Petraq Milo është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në nëntor të vitit 2011; Arben Malaj-zëvendësoi mandatin e Ermelinda Meksit; Denada Prifti ka marrë mandat zëvendësues në nëntor 2014.

Zgjedhja

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë përbëhet nga 9 anëtarë. Sipas ligjit të Bankës së Shqipërisë, të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë: Pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi; Tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave; Një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi, me propozimin e Presidentit të Republikës. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zgjedh dhe emëron zëvendësguvernatorët, mbështetur në propozimin e bërë nga guvernatori.