
Shtohen telashet për bashkëshorten e Ilir Metës, ja dosja që tregon lidhjet ruse të Monika Kryemadhit dhe pagesat nga kompanitë e njerëzve të Vladimir Putinit

Armiqtë e SHBA, Berisha e Meta të lidhur ngushtë me Moskën, ja si koalicioni i “non gratave” po shkon në zgjedhjet e 14 majit me ngjyrat e flamurit rus

Gjykata amerikane “fundos” ish-agjentin e FBI McGonigal, Juria e Madhe në Nju Jork kërkon konfiskimin e pronave dhe zbulon fakte të reja tronditëse për Agron Nezën

SHBA thirrje qeverive partnere të izolojnë Sali Berishën, kërkohet bllokim vizash për “listën e zezë” të Amerikës

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe gjendja ekonomike shkaktojnë debate të forta në Kuvend, opozita akuza qeverisë për mungesë transparence dhe shpopullimin e vendit

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i bashkisë së Bulqizës

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po punojmë për...

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Alibeajt, koalicioni Meta-Berisha vijon garën për zgjedhjet e 14 majit, Celibashi kërcënon me sanksione ata që abuzojnë me simbolet e PD

Si do të përzgjidhen dhe monitorohen koncesionet? Nis puna për VKM-në e re, “shtrëngohen” kushtet financiare për kompanitë

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Janar 2023

Akuzat e herëpashershme kundrejt qeverisë lidhur me shpërdorimin e pasurive publike përmes dhënies së tyre me koncesion, të përkthyera në shërbime të cunguara dhe shpesh penalizuese për qytetarët shqiptarë, kanë nxitur qeverinë që të fokusohet më shumë në këtë drejtim duke shtrënguar rregullat e përzgjedhjes dhe të monitorimit. Në draft strategjinë e reformave ekonomike 2023-2025, thuhet se me qëllim forcimin e kapaciteteve të qeverisë për vlerësimin e projekteve të investimeve publike, ka nisur puna për hartimin e një VKM-je të re e cila pritet të finalizohet në gjysmën e parë të këtij viti dhe synon të përfshijë opsionin e financimit të PPP-së si seksion të veçantë në fazën e dorëzimit të Formularit te Propozimit të Projektit, si dhe në studimin e fizibilitetit; përfshirjen e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social si pjesë e fazës së dorëzimit të Formularit te Propozimit të Projektit, si dhe në studimin e fizibilitetit; forcimin e procedurave për moslejimin e fragmentimit të projekteve; si dhe detyrim fondesh, jo vetëm në vitin e parë siç është në Ligjin Organik të Buxhetit (LOB) 20%, por të paktën për vitin e dytë dhe të tretë, shuma prej të paktën 30%. Po ashtu, ndryshimet do të përcaktojnë kuadrin rregullator dhe metodologjik për përgatitjen, miratimin, përditësimin, monitorimin dhe zbatimin e procedurave të Menaxhimit të Investimeve Publike (MIP) dhe procedurave të Listës Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare. Ndër aktivitetet e planifikuara përgjatë këtij viti, vendoset theksi tek plotësimi i bazës së plotë të të dhënave të kontratave të monitoruara ndjekja e procesit të monitorimit të kontratave të koncesionit/PPP. Ndërsa përgjatë vitit 2024- 2025, fokusi do të jetë tek Forcimi/zhvillimi i kapaciteteve nëpër institucionet qeveritare për monitorimin e kontratave koncesionare/PPP; Konsolidimi dhe përmirësimi i metodologjisë së vlerësimit të projekteve të reja koncesionare/PPP; Forcimi i roleve të autoriteteve kontraktore në përcaktimin e procedurave që zgjidhen për kontratat publike, për të vlerësuar se cilat procedura maksimizojnë “vlerën më të mirë për paranë” dhe “vlerën për njerëzit”.
Më të lexuarat


Monedhat e huaja sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin

Monedhat e huaja në krizë/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin

Bie në pikiatë! Nuk ka kërkesë dhe ka shumë prurje, euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, dollari dhe euro në krizë, ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Pushime rekord me shifra marramendëse, zbulohet sektori i pasur ku Shqipëria e ‘vjel’ çdo vit me burimin më të lartë të të ardhurave

Çfarë po ndodh me Euron, bie sërish poshtë 114 lekëve

Dollari dhe Euro në rënie drastike/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shiten dhe blihen monedhat e huaja ditën e sotme

Çfarë po ndodh me tregun e monedhave? Euro 'kap majat', ndërsa paundi britanik në tjetër nivel. Ja si paraqiten vlerat në tregun valutor
