BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Ekonomia

Sipërmarrjet kërkojnë shtyrjen e pezullimit të gjobave të fiskalizimit përtej 1 janarit, bizneset e vogla nuk e përballojnë dot

Sipërmarrjet kërkojnë shtyrjen e pezullimit të gjobave

Dhoma Ekonomike e Gruas në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve zhvilloi një sesion informimi për procesin e fiskalizimit dhe sfidat e këtij procesi. Në takim u trajtuan edhe shqetësime konkrete të sipërmarrjeve në këtë periudhë tranzitore ku ndodhen si administrata tatimore edhe sipërmarrjet. Sfidat e sipërmarrjeve, veçanërisht atyre të vogla ishin në krye të diskutimeve. Znj. Klodiana Ajazi, përfaqësuese e biznesit dhe Drejtore Ekzekutive e Dhomës Ekonomike të Gruas, theksoi në mënyrë të veçantë rëndësinë që ka procesi i fiskalizimit dhe mbështetjen që vetë Dhoma Ekonomike e Gruas ofron për mbarëvajtjen e tij. Ajo vuri në pah problematikat dhe sfidat e hasura në procesin e implementimit. Zonja Rozana Çelmeta, Drejtore e Drejtorisë së Proceseve të Biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve trajtoi çështjet e ngritura për fiskalizimin dhe prezantoi informacione të rëndësishme në këtë proces tranzitor. Ajo theksoi se në plan afatgjatë, ky proces do të mundësojë më pak burokraci dhe rritë transparencën për të gjitha palët. Nisur nga shqetësimi i kostove të larta, znj. Çelmeta tha se “kompanitë duhet të rishikojnë tarifat e zgjidhjeve softuerike”. Për nënkryetaren e Dhomës, Valbona Begolli, “fiskalizimi do të ndikojë pozitivisht për të gjitha bizneset, duke qenë se në vijim do të kemi një platformë online ku na ofrohet më shumë fleksibilitet me reduktimin e kohës së kryerjes së disa proceseve, të cilat më parë bëheshin manualisht. Do të ofrohet një kontroll më i mirë i evazionit fiskal, si dhe do të kemi planifikim për shlyerjen e detyrimeve në kohë kundrejt shtetit dhe furnitorëve. Në këtë mënyrë përfitojmë një marrëdhënie të pastër shtet–biznes”.

Problemet

Sipas znj. Begolli, shqetësimi aktual për të gjitha bizneset është, mosfunksionimi i fiskalizimit të operacioneve të kompanive me software-in e dhe Tatimet Gratë sipërmarrëse, pjesë e tryezës së rrumbullakët shprehën shqetësimet e tyre praktike mbi implementimin, sidomos për procedurën e faturës fiskale në zona pa mbulim me internet, si dhe për faktin se software-t shfaqin ende probleme dhe janë të pakonsoliduara. Gjatë takimit përfaqësuesit e biznesit ngritën një sërë pyetjesh konkrete mbi sistemin dhe prerjen e faturave, të cilat morën përgjigje nga Znj. Daniela Xhako, përfaqësuese e studios Mazars. Sipërmarrëset kërkuan në mënyrë të veçantë fleksibilitet nga biznesi për kohën tranzitore dhe gjetjen e zgjidhjeve dhe vunë në pah rëndësinë e shtyrjes së afatit, për aplikimin e gjobave, parashikuar aktualisht për 1 janar 2022. Në veçanti ky shqetësim vjen për llogari të bizneseve të vogla, të cilat janë ende larg këtij procesi. Shqetësimet në procese teknike, ana e sistemeve softuerike u trajtuan konkretisht edhe nga z. Donald Gjika, CEO i Info Business Solution (IBS). Ai u shpreh se vetë kompanitë, të cilat ofrojnë zgjidhje IT dhe kanë programet softuerike janë të interesuar të trajnojnë vetë bizneset, me qëllim mirëfunksionimin e procedurave. Gjatë diskutimit dolën në pah edhe probleme të pazgjidhura aktualisht, të cilat do të adresohen në vijim nga Dhoma Ekonomike e Gruas me institucionet përkatëse.