Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Sistemi bankar me sytë nga lindja, largohen bankat europiane, fuqizohen turqit dhe arabët, dështon parashikimi i Gent Sejkos për rritje të kreditimit

Postuar: 23/06/2019 - 08:07

 Sistemi bankar duket se ka hedhur sytë drejt lindjes. Prej 2 vitesh, gjysma e bankave me kapital europian që operonin në Shqipëri, ia lanë vendin simotrave të tyre turke dhe arabe. Për ekspertët e financave, largimi i investitorëve europianë nga sistemi bankar nuk është një fakt pozitiv në vetvete, ndërsa ata shtojnë se duhet rritur vigjilenca karshi blerësve të këtyre subjekteve, me vlerë të rëndësishme për ekonominë e vendit. E ndërsa kohët e fundit ka nisur të flitet dhe për akuza në drejtim të investitorëve të rinj në këtë fushë, mbi mundësinë e përfshirjes së tyre në pastrim parash si dhe lidhjet e tyre me kompani off shore, guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka preferuar si gjithnjë të heshtë përballë kësaj situate. Ndryshimin e pronarëve të këtyre bankave, Sejko e proklamoi si një mundësi për rritje të konkurencës dhe kreditimit. Por çfarë rezultoi në të vërtetë? Në të vërtetë konkurrenca mbeti në vendnumëro, ndërsa kreditimi ka pësuar rënie. Mes shumë të tjerëve, ky është një tjetër dështim i Sejkos në krye të Bankës së Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko, në fakt duket sikur ka ardhur në krye të këtij institucioni jo për ta mëkëmbur, por për ta falimentuar.   

Hulumtimi i Open Data

Open Data Albania ka kryer një hulumtim të ndryshimeve të sektorit bankar në vitet e fundit, dhe efektet në strukturën e kapitalit aksionar të këtij sektori. Gjatë vitit 2018 dhe fillimit të vitit 2019 sektori bankar shqiptar, banka të nivelit të dytë, pati ndryshime të rëndësishme në strukturë. Në fund të vitit 2018, numri i bankave u reduktua në katërmbëdhjetë nga gjashtëmbëdhjetë banka që operonin në fund të vitit 2017. Kjo erdhi si rezultat i revokimit të licencave të dy bankave, pas përfundimit të procesit të bashkimit me përthithje të tyre nga dy banka ekzistuese të sistemit. Më tej deri në muajin qershor 2019 numri i bankave u reduktua në dymbëdhjetë pas finalizimit të një tjetër përthithje të bankave si dhe revokimit të një licence bazuar në kërkesën e vetë bankës. Për të arritur tek reduktimi i numrit të bankave të nivelit të dytë nga gjashtëmbëdhjetë në dymbëdhjetë, në vitet 2018 dhe 2019 janë shënuar këto ndryshime në tregun bankar: është blerë banka NBG Albania nga Banka Amerikane e Investimeve ABI; është përthithur Veneto Bank nga Intesa Sanpaolo Bank; gjithashtu është realizuar Blerja e Bankës Ndërkombëtare Tregtare (ICB) nga Union Bank; OTP Bank Hungary ka blerë të plotë bankën Societe Generale; Tirana Bank është blerë nga Balfin Group dhe Komercijalna Banka Skopje; Bankës së Kreditit të Shqipërisë i është revokuar licenca për shkak të fillimi të procesit të likuidimit vullnetar nga ana e vetë kësaj banke. Këto ndryshime kanë sjellë edhe formacion tjetër të origjinës së aksionerëve që kontrollojnë tregun bankar të nivelit të dytë. Nëse konsiderojmë origjinë ata të vendit ku është regjistruar aksionari i bankës, rezulton se aksionerët mazhoritarë të bankave në tetë raste janë të huaj, dhe në katër raste vendas. Edhe për aksioner, shoqëri të regjistruara në Shqiptari na shfaqet karakteristika e paketës kontrolluese në një vend tjetër jo Shqipëria. Rast konkret është ABI dhe zotëruesi i saj Tranzit shpk me paketë kontrolluese aksionesh jashtë Shqipërisë.

Dalja e europianëve nga tregu

Një karakteristikë tjetër është që nga dymbëdhjetë banka vetëm gjashtë kanë aksionarin mazhoritar të regjistruar në një vend të BE-së. Vitet e fundit kemi dalje nga tregu shqiptar bankar i investitorëve me origjinë nga BE, ku numri ka rënë ndjeshëm nga dhjetë në vitin 2013 në gjashtë në qershor 2019.

Ndërkohë përtej vendeve të BE, vendet me kapitale aksionare kontrolluese mbeten Turqia dhe Arabia Saudite. Gjithashtu vihet re një rritje e numrit të bankave me kapital shqiptar, që arrin në katër , nga dy që ishin në vitin 2013. Efektet e këtyre ndryshimeve do shikohen në të ardhmen, por tërheqja e bankave ndërkombëtare me eksperiencë të gjatë, sigurisht nuk shihet si shenjë e mirë për tregun shqiptar bankar dhe financiar. Nga ana tjetër, konsolidimi i bankave duke patur parasysh madhësinë e tregut, gjykohet si një zhvillim pozitiv për stabilitetin dhe mbikëqyrjen financiare. Të dhëna mbi strukturën e shoqërive financiare banka të nivelit të dytë; zotërimin dhe menaxhimin e tyre sikurse performancën ekonomike, janë të publikuara dhe të aksesueshme edhe në portalin Open Corporates Albania rubrika Shoqëri Financiare Jo Banka.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 07:25

Dalin në dritë arsyet e furtunës që nisi kryeministri Edi Rama me Tatimet. Dje janë publikuar shifrat e të ardhurave në buxhet dhe rezulton se ka një rënie të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë.

Postuar: 17/07/2019 - 07:23

Mazhoranca ka vendosur përfundimisht të tërhiqet nga koncesionet e pakërkuara.

Postuar: 13/07/2019 - 07:38

Ka hyrë dje në fuqi vendimi i qeverisë për të ndryshuar skemën e dëmshpërblimit për të përndjekur

Postuar: 12/07/2019 - 07:30

 Që prej marsit 2017, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID nëpër

Postuar: 11/07/2019 - 10:17

Kursi i këmbimit valutor, sipas Bankës së Shqipërisë, e enjte, 11 korrik 2019:

Postuar: 11/07/2019 - 07:26

Qeveria ka ndryshuar mënyrën e dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikë.