BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Situata nga COVID-19 shtyn afatin e dorëzimit të bilanceve financiare, ja afatet e reja për detyrimet tatimore për bizneset

Situata nga COVID-19 shtyn afatin e dorëzimit të bilanceve financiare,

Për shkak të përhapjes e pandemisë globale COVID-19 dhe shpalljes së jashtëzakonshme, qeveria ka vendosur që t’u japë më shumë kohë bizneseve për të dorëzuar bilancin vjetor. Qeveria ka vendosur të shtyjë afatet për dorëzimin e bilanceve financiare dhe afatin për deklarimin e këstit të tatim fitimit për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë. Nëpërmjet një akti normativ të publikuar në Fletoren Zyrtare është ndryshuar ligji për tatimin mbi të ardhurat, të ndryshuar, duke shtuar një dispozitë kalimtare ku sanksionohen edhe afatet e reja se kur duhet të bëhen këto deklarime. Në aktin normativ bëhet me dije se bilancet financiare që duhet të dorëzoheshin brenda muajit mars tashmë do të mund të dorëzohen brenda datës 31 korrik 2020. “Pas pikës 9, të nenit 38 “Dispozita kalimtare”, shtohet pika 10, me këtë përmbajtje: “10. Përjashtimisht nga parashikimet e neneve 29 dhe 30, të këtij ligji, për deklarimin dhe pagesën e tatimit mbi fitimin, në vitin 2020, afatet e deklarimit dhe të pagesës janë, si më poshtë vijon: a) Bilanci kontabël, së bashku me anekset e tij, sidhe çdo e dhënë tjetër e përcaktuar në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat, në zbatim të këtij ligji, dorëzohet brenda datës 31 korrik 2020”, thuhet në aktin normativ të botuar në Fletoren Zyrtare.

Po ashtu, për të gjithë ata tatimpagues me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë, tatimi i llogaritur në bazë të deklaratës vjetore të të ardhurave të tatueshme, do të paguhet nga tatimpaguesi në llogarinë e organeve tatimore, brenda gjashtëmujorit të dytë të vitit 2020. Ndërsa nga ana tjetër këstet e të njëjtës kategori biznesi për tremujorin e parë dhe të dytë të këtij viti do të mund të parapaguhen pranë organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020, por që brenda kësaj date duhet të paguhen të gjitha këstet paraprake të tatimit mbi fitimin. “Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14000 000 lekë, tatimi i llogaritur në bazë të deklaratës vjetore të të ardhurave të tatueshme, pakësuar me shumat e përcaktuara sipas nenit 37, të këtij ligji, dhe me parapagimet e bëra gjatë periudhës tatimore, paguhet nga tatimpaguesi në llogarinë e organeve tatimore, brenda gjashtëmujorit të dytë të vitit 2020; Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 000000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, këstet e tatim-fitimit të tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2020, parapaguhen në llogarinë e organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020. Këstet paraprake të tatimit mbi fitimin, të tremujorit të tretë dhe të katërt të vitit 2020, parapaguhen në llogarinë e organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020”, thuhet në aktin e botuar në Fletoren Zyrtare.

Tatimet bëjnë me dije se për çdo informacion apo asistencë të nevojshme, tatimpaguesit mund të kontaktoni qendrat e Shërbimit për Tatimpaguesit në çdo drejtori rajonale, duke përdorur kontaktet e publikuar në faqen zyrtare, me telefon gjatë orarit të punës 08.00-13.00, e hënë – e premte si dhe me email, shërbimin LiveChat në faqen e internetit të Administratës Tatimore tatime.gov.al si dhe të telefononi në numrin pa pagesë të Qendrës së Thirrjeve 0800 00 02 gjatë orarit 08.00-13.00, e hënë – e premte.

Më të lexuarat