BREAKING NEWS

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela paralajmëron lëvizjen që do të luftojë korrupsionin politik në nivele të larta: Do jetë fundi i...

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela
x

Ekonomia

Skadon afati i Bashkisë së Tiranës për kreditë e buta, aplikojnë rreth 1.400 persona, ja sa pritet të përfitojnë

Skadon afati i Bashkisë së Tiranës për kreditë e buta,

Ka përfunduar dje aplikimi për kredi të buta, ku 1000 familje në Bashkinë e Tiranës do të mund të sigurojnë një banesë. Edhe pse fillimisht Bashkia e Tiranës la një muaj afat për plotësimin e dokumenteve, për shkak të pandemisë COVID, aplikimi për dokumente u shty edhe me 3 muaj. Burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije për gazetën “SOT” se janë 1400 aplikime, duke rritur shumë shanset e qytetarëve që të shpallen fitues. Kontrata e kredisë që do të lidhë qytetari do të jetë me interes fiks për pjesën që i takon qytetarit deri në 3%, ndërsa luhatjet mbi këtë normë interesi janë në ngarkim të buxhetit të shtetit. Kontrata e kredisë do të jetë në varësi të moshës së aplikantit dhe do të përcaktohet rast pas rasti nga bankat. Konkretisht, Banka Kombëtare Tregtare do të ofrojë afatin maksimal të kredisë për një periudhë 420 muaj dhe bankat Intesa San Paolo dhe Raiffeisen, për një periudhë 360 muaj. Që me zgjedhjen e Veliajt pesë vite më parë, Bashkia Tiranë duke konsideruar trendin në rritje të kërkesave për subvencionimin e interesave të kredisë për blerjen e apartamenteve të banimit, hartoi një program specifik, tërësisht i buxhetuar prej saj, për këtë qëllim. Gjatë viteve 2017-2018 janë shpallur fitues 2103 familje.

Ja kush përfiton kredi të butë

Aplikimi për kredi të butë ndahet në dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga ky program. Në fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/o individë/familje që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me këtë program. Sipas të dhënave të bashkisë, fondi i akorduar kap vlerën e 1 milion dollarëve për subvencionimin e interesave të kredisë për shtëpi, për njëmijë familje të pastreha. Programi i subvencionimit të interesave të kredive do të targetojë familje që nuk disponojnë banesë në pronësi, e ku përparësi në përzgjedhje kanë çiftet e reja dhe të rinj me moshë deri në 35 vjeç; individë/familje të minoritetit rom dhe egjiptian si dhe gra kryefamiljare ose gra të dhunuara. Gjithsesi, në kriteret e miratuara nga Bashkia e Tiranës, nuk do të përjashtohen as ata individë a familje që nuk bëjnë pjesë në këto familje. Kontrata e kredisë që do të lidhë qytetari do të jetë me interes fiks për pjesën që i takon qytetarit deri në 3 %, ndërsa luhatjet mbi këtë normë interesi janë në ngarkim të buxhetit të shtetit.

Procedurat

Familjet përfituese pas marrjes së njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, depozitojnë pranë Njësisë Administrative deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e dokumenteve të lidhura me të. Njësia Administrative plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe dokumentacionin që sipas akteve në fuqi duhet të depozitohen kryesisht nga aplikanti dhe ia përcjell ato në Bashkinë Tiranë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social. Në të kundërt, nëse aplikantët nuk dorëzojnë apo refuzojnë të firmosin deklaratën e parashikuar, Njësitë Administrative shkarkohen nga detyrimi i mbledhjes së dokumentacionit dhe ky detyrim i kalon vetë aplikantit. Në këtë rast, individët do të dorëzojnë pranë Zyrës së Pritjes të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që vërteton deklarimin dhe vërtetësinë e plotësimit të formularit të strehimit në bazë të të cilit janë përzgjedhur fitues.

Më të lexuarat