BREAKING NEWS

Ndodh edhe kjo! Sulmohet aktori i humorit Rezart Veleshnja në mes të Tiranës dhe merr plagë të shumta, zbardhet arsyeja

Ndodh edhe kjo! Sulmohet aktori i humorit Rezart Veleshnja në mes të
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor që do zbarkojnë liderat e BE-së? Zbardhet axhenda e plotë

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6
x
BREAKING NEWS

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit që do merret për Ori Nebiajn dhe Petrit Dodën

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit
x
BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x

Ekonomia

Skandalet e ministres Frida Krifca, ja si po shkatërron fruti-kulturën, fermerët e Dibrës dhe Korçës derdhin frutat nëpër rrugë

Skandalet e ministres Frida Krifca, ja si po shkatërron

Duket se bujqësia në vend është në kolpas. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca nuk i ka mbajtur premtimet e dhëna për ti ardhur në ndihmë fermerëve. Këta të fundit ankohen se prodhimet e tyre të mollëve janë duke u kalbur në pemë po ashtu edhe ato të cilat janë në magazina. Ndërkohë, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca takoi pak ditë më parë vartësit në Drejtorinë e Teknologjive Blegtorale në Korçë dhe më pas dha një deklaratë të programuar për gazetarët, por nuk pati asnjë përgjigje veç të qeshurave për një fermer që po i tregonte për problemet e tij. Teksa priste që të rreshtoheshin para saj kamerat e mediave, ministrja i ktheu kurrizin një fermeri që i qante hallin duke i thënë se kishte 1500 kuintal mollë pa shitur sepse nuk kishte treg.“Kam 1500 kuintal mollë, s'kam ku i shes?!”, tha ai. Por, duket se ministrja nuk u shqetësua shumë, madje nuk ngurroi që të bënte humor me të. Ndërsa, përgjigje për asnjë moment nuk i dha edhe pse iu përsërit e njëjta pyetje disa herë.“Nuk je i vetmi. Kudo që shkojmë nëpër Shqipëri gjejmë gazetarë që janë edhe fermerë”, tha ajo.  Edhe pse vizitën e mbaroi, sërish fermeri nuk mori asnjë përgjigje për një treg ku të shiste prodhimin e tij, në mënyrë që të mos përsëriten skenat e çdo viti, ku fermerët hedhin mollët e kalbura në tokë për shkak se askush nuk kujdeset për prodhimin e tyre.

Fermerët ankohen për prodhimet e mbetura stok

Ndërkohë, fshati Gjoricë është i njohur për prodhimtari të lartë në bujqësi e pemtari. Aktualisht fermerët po vjelin mollët pas një pune të mundimshme dhe me shumë shpenzime, sidomos për spërkatjen.“Mua më kanë shkuar shpenzimet 450 mijë lekë deri në këtë moment. Duhet të marr pleh kimik në shkurt, sapo të vijë koha ne e mbjellim kot”, tha Zenel Mera, fermer. Ndërkohë, një tjetër fermerë u  shpreh për “Report TV” se për të nxjerr në treg prodhimin e mollëve duhen shumë shpenzime. “Kjo molla që ta dish ti do shumë punë. Do spërkatje, duhet krasitje, do vaditje, plehrim, do punim”, tha Jeton Miftari. Të zhgënjyer, ata thanë se në treg produkti tërhiqet nga tregtarët e shumicës me çmim tejet të ulët, 20-deri në 30 lek për kg. “Mund të kemi deri në 3 deri në 4 dynym pa vjelë sot. S’ka treg fare. Jo më larg se pardje në Klos, nuk na u shit molla. E dhamë me 200 lekë të vjetra nuk na e mori askush. Me këto shpenzime që kemi ne dhe të arrish të shesësh mollën edhe prapë me 30 lekë prapë me shumë vështirësi, nuk e dimë se si do shkoj kjo punë”, tha fermeri Mera. Si në Gjoricë apo Shupenzë dhe fshatra të tjerë të Dibrës, njohur për këtë kulturë bujqësore, mungesa e tregut është shqetësimi kryesor. Fermerët thanë se nuk kanë përfituar subvencione, ndaj kostoja e prodhimit është më e lartë se sa fitimet.“Kur ta marrësh atë prodhim. Vetëm helm (ilaç) ka shkuar 1 milion lekë. Është për t’ia vënë s’patën të gjithë prodhimit. Na thanë investim, investim po nuk morëm as subvencion dhe asnjë gjë”, shprehet fermeri Zenel Mera.

Fermerët e Korçës hedhin prodhimet në lumë 

Ndërkaq, vijon problematika e fermerëve edhe në rrethin e Korçës. Edhe këtë vit sipas asaj që gazeta “SOT” konstantoi në terren, ata e kanë hedhur në lumë një pjesë të prodhimit pasi sipas tyre po u kalbeshin në magazina. Edhe pse një pjesë përfundoi në rrjedhën e lumit Devoll, në fshatin Mançurisht qindra kuintalë mollë të tjera, po kalben nëpër magazina. Shkak për stokun e prodhimit të mollëve është bërë superprodhimi dhe futja e të njëjtit produkt nga jashtë. Industria agro-përpunuese sipas fermerëve nuk ka shprehur interes për prodhimin as për ta grumbulluar si lëndë të parë, ndërsa as ulja e çmimit nuk po i shpëton fermerët. Disa javë më parë dhjetëra fermerë bllokuan rrugën Korçë-Kapshticë ku edhe protestuan kundër kalbjes së prodhimeve të tyre. Ata bënë tre kërkesa: Mbrojtja e prodhimit vendas nëpërmjet ngritjes së referencës doganore. Shfuqizimi i ligjit për TVSH në bujqësi. Ligji i ri parashikon që grumbulluesve t’u rimbursohet TVSH për produktet vetëm 6% dhe krijimin e mundësive të reja për treg, duke lidhur marrëveshje vendet që konsumojnë më shumë produktet bujqësore shqiptare.

Më të lexuarat