BREAKING NEWS

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Reagon për herë të parë Taulant Balla

A është ai politikani që përmendet në përgjime?
x
BREAKING NEWS

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në qeveri, ministrja lëshon thirrjen e fortë

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në
x
BREAKING NEWS

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e Fierit ka lidhje me hakerimin iranian, porositësit përshkruanin...

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për Çervanaku: E njihnin si bamirës

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari, po bëheshin gjëra që...

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’
x
BREAKING NEWS

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/ Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: A ka mundësi, programin e ka partia

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/
x
BREAKING NEWS

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e krimit...

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e
x
BREAKING NEWS

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së”/ Zotimi i pazakontë i kandidatit në Primaret e PD-së: Nuk shkel mbi...

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i
x

Ekonomia

Skandalet e ministres Krifca, abuzimet me taksën e tokës, subvencioni i naftës dhe grurit po shkatërrojnë bujqësinë shqiptare, denoncon Braçe

Skandalet e ministres Krifca, abuzimet me taksën e tokës, subvencioni

Deputeti socialist, Erion Braçe është përplasur dje në Komisionin e Ekonomisë me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca. Ai i kërkoi ministres së Bujqësisë Frida Krifca gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë që blegtorët të rimbursohen për çdo litër qumësht dhe jo më për krerë nëse synohet që në tavolinat shqiptare vendin kryesor ta kenë produktet vendase dhe jo ato të importit. Braçe shtoi, se duhet të rriten fondet, me qëllim që të mbulohen me mbështetje të gjithë fermerët përfitues, jo vetëm ata që aplikojnë të parët, njësoj siç po ndodh me skemën e naftës ku rreth 15 mijë fermerë janë ende pa marrë kartën e naftës.“Skemat tona të mbështetjes janë të padrejta. Nëse ne vendosim kritere që përfitimi nga skema nis nga 10 lopë e sipër, unë nuk mund të shpallem jofitues pse paratë mungojnë. Është e padrejtë që tjetri të mos përfitojë. Kaluam nga tufa me 5 lopë në 10 lopë. I nxitëm të bëhen bashkë, të bashkojnë tufat dhe tani matet koha e aplikimit, në çfarë minute? Kjo është e padrejtë. Mbështetja buxhetore duhet të shkojë te kg, te litri. Nuk duhet të jetë më te tufa. Më intereson produktiviteti, por edhe sasia e prodhimit që vjen për saj. Skema e naftës është planifikuar më pak 1.3 mld lekë planifikohet për vitin e ardhshëm, nga 1.9 që ishte. Në kushtet që në këtë vit kemi lënë ende bujq pa marrë naftën, si mund të planifikohet më pak naftë për vitin e ardhshëm. Si mund të bëhen skema të tilla? Nëse duhet riparë, hajde ta rishohim. Si ta bëjmë më efektive. Por që të planifikohet për vitin tjetër më pak sesa është zbatuar deri tani, nuk më bën logjikë”, tha ai. Po ashtu, Kritika deputeti Erion Braçe pati edhe për mbështetjen me 30 mijë lekë për çdo hektar të mbjellë më grurë, duke kërkuar lehtësi në plotësimin e dokumentacionit për fermerët fitues.“Pse duam me çdo kusht të bëjmë kakofoni apo të mos iu përgjigjemi shqetësimeve të bujqve. Nga 7 mijë aplikantë, kanë plotësuar dokumentacionin vetëm 800. Ne nuk e marrim dot sipërfaqen e mbjelljes me grurë në këtë rrugë”, tha ai.

 Taksë për tokën e lënë djerrë, Braçe debat me ministren Krifca

Ndërkohë, në Komisionin e Ekonomisë deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe i ka drejtuar 10 pyetje ministres së Bujqësisë, Frida Krifcës. Pyetjet e drejtuara ndaj  ministres janë: Sa është sipërfaqja me tokë të punuar gjatë këtij viti? Sa është sipërfaqja me tokë të papunuar gjatë këtij viti? Sa është prodhimi bujqësor në sasi dhe vlerë, sa është prodhimi blegtoral në sasi dhe vlerë dhe sa është prodhimi nga sektori i peshkimit në sasi dhe vlerë? Sa janë eksportet në sasi e vlerë, të paktën për 9-mujorin e këtij viti. Eksportet bujqësore, blegtorale dhe nga prodhimi prej peshkimit, të gjitha në sasi e vlerë? Niveli i përpunimit të prodhimeve bujqësore në sasi e vlerë? Prodhimeve blegtorale në sasi dhe vlerë? Përpunimi pra? Sa është nevoja referuar dhe këtij viti për ujitje, në sasi uji, ndërkohë, sa është kapaciteti sot në metër kub që ne kemi për ujitje? Sa është buxheti për mbështetje të drejtë buxhetore për bujqit në 2022 dhe po prapë në vitin 2023. Referuar shifrave që u dhanë këtu, sa është mbështetja për fermë që ne paguajmë në 2022, mesatarisht dhe sa do jetë kjo për vitin 2023? Sa është vlera e paguar për naftën deri tani, në 2022 dhe sa do të jetë vlera që ne do të paguajmë për naftën gjatë 2023-it? Sa të punësuar me pagesë, ditore, javore, mujore, ka sot në bujqësi, blegtorie, peshkim, e përpunim? Sa është e ardhura mesatare e një punëtori sot në bujqësi, blegtori e peshkim e përpunim? A ka bujq apo zotërues fermash, që janë debitor kundrejt ministrisë së bujqësisë? Nëse po, sa është vlera?”, pyeti ai ministren.

Rritja e çmimeve

Braçe reagoi më tej duke shtuar se sa kohë që çmimet në të gjitha tregjet janë rritur, pse të mos marret një pjesë e të ardhurave nga këto çmime të rritura.“Besoj se përgjigjet e pyetjeve që kërkova do pasqyronin angazhimin e Ministrisë dhe institucioneve të tjera… Pyeta për sa tokë punohet sot në Shqipëri dhe sa tokë nuk punohet sot në Shqipëri? Pasi ka dëgjuar një iniciativë lidhur me tokën e papunuar dhe natyrisht nëse shkohet në iniciativë ligjore pa të dhëna konkrete, sipërfaqja e tokës së punueshme është dinamike, është sipas ciklit të prodhimit, sipas stinëve dhe sipas nevojës dhe duhet të jetë dinamikë e një pune të përditshme. Pyeta për prodhimin bujqësor, e blegtoral, peshkimit, pasi lidhet dhe me nevojën e konsumit brenda vendit, sidomos kur çmimet për mishin dhe peshkun brenda kanë një peshë të konsiderueshme në inflacionin që të gjithë qytetarët shqiptarë po paguajnë. Pyeta për eksportet, bujqësore, blegtorale, peshkimi e agro përpunimi, pasi është një kontribut i jashtëzakonshëm për tregtinë e jashtme. Sa kohë që çmimet në të gjitha tregjet janë rritur, pse të mos marrim dhe ne një pjesë të të ardhurave nga këto çmime të rritura”, tha Braçe.

Më të lexuarat