BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Ekonomia

Skandalet me ilaçet, Agjencia e Barnave përplaset me Autoritetin e Konkurrencës, dyshime për favorizim të kompanive

Skandalet me ilaçet, Agjencia e Barnave përplaset me Autoritetin e

Skandali me cilësinë e ilaçeve në vend sa vjen e thellohet. Gazeta “SOT” ka publikuar disa herë raporte ku vërtetohej se, barnave që qarkullojnë në tregun tonë nuk iu janë bërë analizat prej më shumë se dy vitesh dhe institucionet përgjegjëse janë treguar totalisht neglizhente ndaj kësaj problematike. Por përveç faktit se barnat tregtohen në cilësi të dobët dhe në shumë raste të skaduara, farmacitë në vend abuzojnë me çmimet e tyre. Për të gjitha këto problematika Autoriteti i Konkurrencës ka nisur vitin e shkuar një hetim paraprak ndaj tregut të barnave dhe pajisjeve mjekësore. Por në hetimet që po kryen Konkurrenca ka hasur një sërë boshllëqesh dhe pengesash nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, e cila nuk i ka paraqitur informacionet e nevojshme mbi tregtimin dhe kontrollin e barnave. Për këtë arsye, me një vendim të fundit AK i ka kërkuar në mënyrë ultimatume Agjencisë së Barnave që të dorëzojë çdo informacion të kërkuar mbi tregun e ilaçeve në këto vitet e fundit. “Në vijim të procedurës hetimore u konstatua se mungesa e informacionit të kërkuar nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, e bën të pamundur përcaktimin e strukturave të tregut dhe analizën e importit të barnave. Për këto arsye Komisioni vendosi: Në vendimin “Për hapjen e hetimit paraprak në tregun e barnave dhe pajisjeve mjekësore”, pika 3 e tij të ndryshohet: “Raporti i hetimit paraprak duhet të paraqitet në Komisionin e Konkurrencës jo më vonë se 6 muaj nga marrja e këtij vendimi””, thuhet në vendim.

Shkelje të konstatuara

Në këtë vendim të publikuar, Autoriteti i Konkurrencës raporton se nga hetimet paraprake janë konstatuar një sërë shkeljes në tregun e barnave, duke nisur që nga mungesa e analizave tek mungesa e kontrollit të shpërndarjes së tyre dhe çmimit që tregtohen. Ndërkohë, kujtojmë se AK nuk është i vetmi institucion kontrollues që ka gjetur probleme në tregun e ilaçeve në vend, ka qenë KLSH i pari që raportoi tregtimin e barnave të skaduara. Ajo që vihet re është se, për të dy institucionet Agjencia e Barnave ka tentuar të bllokojë hetimet, por të dy audituesit kanë zbuluar shkelje të mëdha si: tregtimi me çmime më të larta se realja, ilaçe të pakontrolluara dhe pajisje mjekësore që shpërndahen vetëm në disa farmaci të favorizuara. Prandaj AK ka vendosur të vazhdojë hetimet për të parë se deri ku arrin skandali me barnat. “Komisioni i Konkurrencës çmon se realizimi i plotë i procedurave të hetimit paraprak me qëllim analizimin e sjelljes së ndërmarrjeve në tregun e barnave dhe pajisjeve mjekësore, për të parë nëse ka ose jo shenja të kufizimit të konkurrencës, nëse ka mungesë kontrolli është i domosdoshëm për të siguruar një vendimmarrje objektive”, ka vendosur AK. Sipas Komisionit, në këto kushte lind nevoja e domosdoshme që të kërkojë prova dhe të dhëna nga çdo subjekt i licencuar për importin dhe shitjen me shumicë të barnave dhe pajisjeve mjekësore.