BREAKING NEWS

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme të vendit/ Kallëzohen 7 funksionarë publikë në Prokurori. Kush janë zyrtarët e lartë dhe akuzat që rëndojnë mbi to

KLSH zbarkon në institucionet e dy qyteteve të rëndësishme
x

Ekonomia

Skandalet me institucionet e mikrofinancës, BSH pezullon dy kompani,7 të tjera në monitorim për abuzimet me kreditë

Skandalet me institucionet e mikrofinancës, BSH pezullon dy kompani,7

Banka e Shqipërisë ka pezulluar disa nga institucionet që po rrjepin qytetarët përmes kredive me interes tepër të lartë. Nga skandalet e shpeshta që janë publikuar më institucionet jobanka në vitin 2020, BSH është vënë në lëvizje dhe ka nisur hetimet e thelluara ndaj këtyre institucioneve. Në raportin vjetor të depozituar në Kuvend, BSH tregon se nga hetimet e kryera janë vërejtur shkelje të shumta dhe mungesë transparence ndaj klientëve, të cilat kanë sjellë dëmtime të vlerave të mëdha për qytetarët. Prandaj, Banka ka vendosur të marrë masa administrative ndaj tyre, deri në pezullimin e procesit apo revokimin e licencës për dy nga institucionet mikrofinanca në vend. “Pjesë e rëndësishme ekzaminimeve dhe çështje mjaft e prekshme në rastin e subjekteve jobanka është vlerësimi i nivelit të transparencës me klientët. Ekzaminimet kanë identifikuar disa probleme në këtë drejtim, të cilat janë adresuar përmes rekomandimeve për subjektet, por edhe përmes iniciativave për ndryshimin dhe përmirësimin e kuadrit rregullativ mbikëqyrës që mbulon çështjet e transparencës dhe të mbrojtjes së konsumatorit. Bazuar në konkluzionet e ekzaminimeve, në dy raste janë marrë masa për pezullimin e veprimtarisë apo revokimin e licencës së subjekteve jobanka”, thuhet në raport. Këto lloj institucionesh abuzojnë më së shumti në rregullat dhe normën e kredisë, për këtë arsye BSH ka përqendruar kontrollin në këtë element. Gjatë kontrollove banka ka konstatuar se, disa prej tyre ndjekin skema mashtrimi dhe as nuk zbatojnë kriteret e vendosura, duke cënuar kështu edhe konkurrencën e ndershme në treg. “Në kategorinë e subjekteve financiare jobanka, vëmendja gjatë vitit 2020 u përqendrua tek ato subjekte që zhvillojnë veprimtarinë kredituese, qiranë financiare dhe mikrokredinë. Një pjesë e mirë e ekzaminimeve kanë synuar të adresojnë sinjalizime për ngjarje mashtrimi, mosrealizim të rekomandimeve mbikëqyrëse apo sinjalizime për deformime të tregut”, theksohet në raport.

Vazhdon monitorimi edhe për 2021

Në vitin që lamë pas BSH ka pasur nën mbikëqyrje 7 institucione mikrofinanca dhe në të gjitha ka evidentuar përkeqësime në instrumentin e kredive, prandaj edhe ka vendosur që monitorimi ndaj tyre të vazhdojë edhe përgjatë 2021. Banka konstaton se mund të ketë dhënë shumë shkelje dhe përkeqësime në kredidhënie nga këto institucione, por që mund të mbahen të fshehura. Prandaj, një hetim më i thelluar gjatë këtij viti do të zbardhte më shumë për atë çka dyshohet. “Gjatë vitit 2020, janë kryer inspektime 7 subjekte financiare jobanka. Të gjitha ekzaminimet e kryera kanë pasur në objektivin e tyre rrezikun e kredisë në linjë edhe me qasjen e autoriteteve mbikëqyrëse europiane- diktuar nga natyra e lehtësimeve rregullative të ndërmarra. Synimi ka qenë që të identifikohen përkeqësime potenciale në portofolet e kredive, të cilat mund të jenë “të fshehura” përkohësisht për shkak të lehtësimeve rregullative, si dhe të merren masa të menjëhershme për krijimin paraprak të rezervave të nevojshme. Ndërsa është parë e arsyeshme që këto institucione të jenë në monitorim edhe përgjatë vitit 2021”, raporton BSH. Banka ka bërë me dije se gjithmonë e më shumë po shtohen inspektimet në terren, për të kapur në kohë shkeljet e konstatuara, për të penguar kështu mashtrimin dhe vjedhjen e mëtejshme të qytetarëve. Banka sqaron se deri më tani pjesës më të madhe i janë bërë paralajmërime ose i janë vënë gjoba, por nuk do të ketë më tolerime. “Në këtë kuadër, është shtuar numri i inspektimeve në vend, me fokus të veçantë çështjet e financimit të terrorizmit dhe zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare, veçanërisht për subjektet financiare jobanka dhe zyrat e këmbimit valutor. Për shkeljet e evidentuara, përveç rekomandimeve për subjekte te veçanta, janë vënë edhe masa mbikëqyrëse si tërheqje vëmendjeje dhe gjoba”, thekson raporti.