Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skandalet me shitjen e ilaçeve, pas KLSH vihet në lëvizje Autoriteti i Konkurrencës, kontroll të gjitha farmacive në vend

Postuar: 17/11/2019 - 07:54

Pas Kontrollit të Lartë të Shtetit, në lëvizje është vënë edhe Autoriteti i Konkurrencës për t’i dhënë fund batërdisë së farmacive me ilaçet. Tregu farmaceutik në Shqipëri prej kohësh është jashtë kontrollit e për këtë arsye ka abuzime si me çmimet edhe me cilësinë e barnave. Në lidhje me këtë çështje ka folur dje në një deklaratë për mediat, drejtoresha e këtij institucioni, Juliana Latifi. Ajo tha se Autoriteti i Konkurrencës është në programim për nisjen e një kontrolli të detajuar ndaj shërbimeve spitalore. Ajo tregoi se ky vendim është ende në procedura, ndërkohë që vitin e ardhshëm pritet të zhvillohet në të gjithë vendin. “Një treg që ne kemi menduar të fokusojmë kontrollet tona është ai i shërbimeve spitalore, i cili lidhet ngushtë edhe me shërbimet farmaceutike. Kontrollet për këtë sektor janë ende në procedura dhe vitin e ardhshëm do të fillojmë me zbatimin në të gjitha farmacitë”, tha ajo. Edhe pse në Shqipëri çmimet e barnave janë të kontrolluara dhe të përcaktuara me vendim qeverie, kjo nuk e pengon shfrytëzimin e pozitës dominuese të pikave farmaceutike në vend. Sipas të dhënave të AK, vendi ynë llogaritet të ketë një treg barnash prej rreth 250 mln euro në vit, nga ku rreth 90% përbëhet nga importet, një tjetër rast ky ku sipas AK mund të bëhen shumë shkelje dhe abuzime me cilësinë dhe çmimet e barnave, në shumë raste barnat e importuara jepen tek konsumatori në një kosto shumë më të lartë se çmimi real apo i lejuar në vendimin e qeverisë për këtë çështje. Ndërkohë që mjaft medikamente shiten si ekskluzivitet kompanish, në këto raste krijohet një tjetër hapësirë abuzimi në çmimin e barnave. Sipas konstatimeve të AK, vendosja e çmimeve abuzuese ka sjellë dëmtim të konsumatorit, gjithsesi për raste dhe shifra konkrete mbetet për t’u parë rezultati i hetimit. Gjithashtu Autoriteti i Konkurrencës tregon se ka arkëtuar të gjitha gjobat e vendosura për vitin e kaluar, sipas llogaritjeve të bëra vlera e tyre në total shkon në mbi 2 milionë euro.

Raporti i KLSH

Abuzime me barnat ka konstatuar pak kohë më parë edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në publikimin e një raporti KLSH ka treguar se mungesa e kontrollit të depove farmaceutike krijon më tepër hapësira abuzive për tregtim të barnave të skaduara. “Edhe për këtë vit, kontrolli i sektorit farmaceutik ka qenë minimal pavarësisht riskut të lartë që ky sektor mban. Konstatohet se nga strukturat e Fondit nuk ushtrohet kontroll mbi diferencat që mund të ketë inventari i printuar nga Depot Farmaceutike Importuese, të cilat rilidhin kontratë me Fondin. Ky mos kontroll i shoqëruar me mungesë bashkëpunimi me organet tatimore dhe organet e tjera ligjzbatuese për parandalimin e evazionit fiskal, krijojnë hapësira të mjaftueshme për veprime joligjore. Sektori i Depove Farmaceutike përgjatë muajve Janar, Mars, Maj dhe Dhjetor 2018, nuk ka kryer asnjë kontroll”, shprehet KLSH. Në raport thuhet se barnat e skaduara përfshihen edhe në listën e banave të rimbursueshme e sidomos barnat që përdoren në shërbimet spitalore, çka sjell abuzim në cilësi dhe kosto njëkohësisht. “Konstatohet se nga FSDKSH, nuk ka vepruar për të minimizuar riskun e qarkullimit të barnave të skeduara në tregun farmaceutik. Nga auditimi u konstatua se, gjendja e inventarit të barnave të skaduara të listës për rimbursimin referuar vetë deklarimit të bërë nga Depove Farmaceutike në momentin e lidhjes së kontratës është 109.8 milion lekë. Kjo kontratë tip, nuk ka të parashikuar asnjë klauzolë në lidhje me: “Procedurat e dorëzimit të dhënave”, “Gjobat” në lidhje me barnat e skaduara. Problemi bëhet akoma më i mprehtë kur i referohemi barnave të skaduara në shërbimin spitalor”, thuhet në raport. 

Esmeralda Hida

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 08/12/2019 - 08:09

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka propozuar ndryshim në ligjin për rivlerësimin e banesave.

Postuar: 07/12/2019 - 07:24

Realizimi i plotë i procesit të fiskalizimit është tashmë një nga prioritetet e qeverisë për muaj

Postuar: 05/12/2019 - 07:27

Qeveria ka vënë në zbatim planin për të ulur numrin e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike.

Postuar: 05/12/2019 - 07:26

Kohët e fundit disa bashki në vend po investojnë për rikonstruksion të impianteve të ujit, nga an

Postuar: 04/12/2019 - 09:00

Zbardhet lista e katërt me emrat e naftëtarëve minatorëve dhe metalurgëve që do të përfitojnë pen

Postuar: 03/12/2019 - 07:16

Pas diskutimeve dhe kritikave të shumta është miratuar dje projektligji për fiskalizimin.