BREAKING NEWS

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda

Shqipëria "shkundet" nga tërmeti, ja epiqendra dhe magnituda
x
BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Ekonomia

Skandali me barnat, laboratori u zhvendos në shkelje të ligjit dhe bllokoi analizat, ja si u “zhdukën” pajisjet e vjetra

Skandali me barnat, laboratori u zhvendos në shkelje të ligjit dhe

Skandali me Agjencinë e Barnave në vend vijon. Gazeta publikoi dje detaje nga auditimi i KLSH, ku u konstatuan se nuk bëhen analizat e barnave. Sot po publikojmë të tjera detaje. Në një përgjigje të dhënë për auditin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Agjenci e Banave justifikon mungesën e analizave mbi medikamentet farmaceutike, duke thënë se në tetor të 2019 është bërë një zhvendosje e laboratorit, ku kanë humbur disa të dhëna, pajisje plotësuese dhe provëza mbi analizat që do kryheshin, duke e bërë laboratorin jo plotësisht funksional. Por për KLSH, kjo zhvendosje në asnjë mënyrë nuk përben arsye për të ndërprerë analizimin e barnave. Në raport theksohet se papërgjegjshmëria për ta vënë në punë laboratorin ka shtuar dhe më shumë dëmet e mëdha në buxhetin e shtetit. Ndërkohë, evidentohet se zhvendosja e laboratorit gjithashtu është bërë në mënyrë të parregullt, pa procesverbal dhe pa marrë një konfirmim nga ministria përgjegjëse. Në këtë mënyrë Agjencia ka mbuluar shpenzimet e bëra pa kriter duke u justifikuar me zhvendosjen dhe defektet në laborator. “Pajisjet e laboratorit sipas fletë-daljeve të magazinës janë marrë në dorëzim prej ish -Shefes së Sektorit, ndërkohë që me dorëzimin e detyrës nuk kemi një transferim të këtyre aktiveve, pra nuk rezulton më asnjë e dhënë mbi mungesën e disa materialeve dhe provëzave që dispononte laboratori për vijueshmërinë e analizave. Zhvendosja e laboratorit është bërë i pastudiuar, pasi në mënyrë direkte zhvendosja do të pezullonte punën e specialistëve për një kohë të gjatë dhe nuk arsyeton dëmtimet në laborator. Megjithatë këto nuk mund të justifikojnë ndërprerjen e plotë të analizave”, thuhet në raport. Sipas KLSH, dëmet materiale dhe shëndetësore të shkarkuara në këtë rast mbeten përgjegjësi e drejtuesve, përkatësisht Titullarit të Institucionit dhe Shefes së Laboratorit të Kontrollit, të cilat nuk kanë arritur të përmbushin me efikasitet funksionet e tyre menaxheriale.

MSH u tregua neglizhente

Sipas KLSH, për këtë dëm të madh të shkaktuar përgjegjësi duhet të mbajë edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila për gati dy vjet nuk i ka kërkuar asnjë përshkrim pune apo proces verbal Agjencisë së Barnave, madje as nuk ka qenë në dijeni që laboratori nuk ishte funksional. “Nga auditimi rezultoi se, në problematikat e evidentuara në AKBPM mbi mungesën e “Përshkrimeve të Punës” të miratuara, stafit të lartë drejtues, mangësitë mbi menaxhimin e aktiveve, ndërprerjen e kryerjes së analizave mbi barnat, nuk evidentohet roli mbikëqyrës i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si organi epror”, theksohet në raport. Në këto kushte, KLSH kërkon që Ministria e Shëndetësisë të marr në duar situatën dhe të fillojë kontrollin mbi vënien në funksion të laboratorit si dhe për mbikëqyrjen e shpërdorimit që iu bëhet fondeve dhe pajisjeve laboratorike. “Situata paraqet nevojën imediate për përmbushjen e rolit të MSHMS si organ epror në mirëfunksionimin institucioneve, realizimin e objektivave të miratuar, ligjshmërinë dhe përshtatshmërinë e veprimeve të tyre administrative, administrimin e burimeve njerëzore, ekzekutimin e buxhetit, administrimin e pasurive dhe menaxhimin financiar, çka nuk përkon në rastin konkret”, raporton KLSH.