Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Skandali me siguracionet, ndryshojnë procedurat për kontributet e punonjësve në administratë, ja si do të veprohet në muajt në vijim

Postuar: 31/10/2019 - 07:22

Qeveria ka vendosur të marrë masa për t’i dhënë fund skandalit me sigurimet shoqërore të punonjësve në administratë. Pak ditë më parë doli në media se për qindra punonjës nuk janë derdhur kontributet rregullisht, çka vuri në lëvizje Ministrinë e Financave. Për shpjegimin e kësaj çështje ka folur ministrja, Anila Denaj, e cila sqaroi se ministria është duke punuar për këtë problematikë duke bërë disa ndryshime në udhëzim. Sipas udhëzimit, në muajt në vazhdim sigurimet shoqërore do të derdhen njësoj me pagesën e punonjësit. “Lidhur me lajmet që kanë qarkulluar në media për sa i përket detyrimeve të prapambetura të kontributeve shoqërore nga subjekte juridike dhe institucione buxhetore dhe jobuxhetore, Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron opinionin publik se këto detyrime nuk kanë nisur sot, por ato datojnë shumë më herët. MFE ka realizuar një ndryshim në Udhëzimin e Zbatimit të Buxhetit 2019, përmes së cilit specifikohet se pagesat e sigurimeve shoqërore të institucioneve buxhetore do të kryhen njëkohësisht me pagesën e borderosë, dhe jo pas 20 ditëve si në parashikimin e mëparshëm”, tha Denaj. Më tej, ministrja tha se zbatimi i këtij rregulli ka filluar që prej tetorit dhe do të vazhdojë sëbashku me operacionin në terren të këtyre institucioneve që nuk deklarojnë pagat e punonjësve.“ Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit, siguron zbatimin me rigorozitet të këtij rregulli të ri që prej muajit tetor 2019. Në mënyrë paralele, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore po ndjekin intensivisht rakordimin dhe shlyerjen hap pas hapi të këtyre detyrimeve të maturuara. Në vijim, Drejtoria e Tatimeve në bashkëpunim edhe me Inspektoratin e Punës janë angazhuar në kuadër të planit operacional stop-informalitetit për monitorin e deklarimeve të punonjësve dhe të pagave nga subjektet private”, u shpreh ajo. Ndërkohë, Denaj sqaroi se ky proces do të sjellë eliminimin e detyrimeve të prapambetura duke mos lejuar asnjë ndikim negativ në ekonomi.

1200 institucione nuk derdhin kontributet

Sipas të dhënave të publikuara më parë nga gazeta, janë entet publike ata që po u shmangen derdhjes së kontributeve shoqërore për punonjësit e tyre, duke rrezikuar kështu marrjen e pensioneve për këta të fundit. Nga ku, lista e shkelësve arriti në 1171 në maj 2019. Përllogaritjet tregojnë se entet publike që nuk i kanë paguar rregullisht sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore deri në fund të vitit 2018, kanë akumuluar borxhe në vlerën e 13.8 miliardë lekëve, ose rreth 110 milionë euro, duke u zgjeruar me 19% vetëm gjatë një viti. Sipas të dhënave, detyrimet janë krijuar në katër vitet e fundit, pasi në vitin 2015, qeveria i shleu të gjitha detyrimet e gjetura nëpërmjet një pakete të re borxhi mbi 500 milionë euro. Sigurisht që këto detyrime të akumuluara duhet të plotësohen në një mënyrë, pasi mungesa e tyre shkakton shumë efekte negative në buxhetin e shteti. Ndërkohë, fakt tjetër i rëndësishëm dhe njëkohësisht një lajm i keq për shqiptarët është se, shteti i grumbullon të ardhurat për buxhetin nga të ardhurat e tjera të përbashkëta për buxhetin. Pra, kjo do të thotë që abuzimet e bëra nga institucionet dhe entet publike kanë ndikuar drejt për drejt në xhepat e qytetarëve pasi ato janë paguar nëpërmjet pagesave të taksave të tjera. Në listën e enteve buxhetore dominojnë repartet ushtarake, më pas vijojnë ndërmarrjet e ujësjellësit, zyrat arsimore, sikur mund të pritej edhe qendrat shëndetësore. Nuk qëndrojnë pas Ministria e Drejtësisë, Kuvendi i Shqipërisë, duke përmendur më pas drejtori të ndryshme në Tatime dhe Dogana.

Esmeralda Hida

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 07:32

Qeveria i ka hapur rrugë zbatim të ligjit për përfitim të pensioneve për naftëtarët, minatorët dhe metalurgët.

Postuar: 14/11/2019 - 07:28

Projektbuxheti i qeverisë për vitin 2020 nuk është pritur aspak mirë nga Komisioni Parlamentar i

Postuar: 12/11/2019 - 13:39

Euro sërish po shkon drejt pikiatës.

Postuar: 12/11/2019 - 07:29

Koncesionet në shëndetësi do të përfitojnë nga buxheti i shtetit 2020 plot 4.5 miliardë lekë të r

Postuar: 09/11/2019 - 07:26

Pak kohë më parë Banka e Shqipërisë tregoi se inflacioni i ulët i detyrohet faktorëve kalimtarë.