BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Skandali me “Unazën e Madhe”, bllokohet sërish tenderi, një tjetër kompani dorëzon ankesë pranë KPP

Skandali me “Unazën e Madhe”, bllokohet sërish tenderi,

Nuk kanë fund vonesat për zbatimin e projektit të “Unazës së Madhe”. Pas shpërthimit të skandalit një vit më parë, ende nuk po përcaktohen kompanitë që do ndërmarrin fillimin e punimeve për këtë projekt. Përveç ankesave të shumta nga operatorët pjesëmarrës në garë dhe rezistencës së banorëve, pronat e të cilëve preken nga ndërtimet nga ky projekt, një tjetër ankesë shkon pranë zyrave të Komisionit të Prokurimit Publik. Ankesa e paraqitur pranë këtij institucioni bënë fjalë për procedurën “Supervizion punimesh, rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja Loti 2”. Sipas të dhënave ankesa është dorëzuar gjatë këtij muaji pranë KPP nga ana e “Gjeokonsult+Co shpk” kundër Autoritetit Rrugor Shqiptar. Në publikim e parë të listës të nxjerrë nga ARRSH për fituesit e tenderit, kjo kompani ishte renditur e para, por procedura u dërgua në Komisionin e Prokurimit Publik nga Instituti Konsulencës në Ndërtim IKN. Ndërkaq në atë periudhë Komisioni vendosi që nga ARRSH duhet të rishikohej mënyra sesi ishte bërë renditja. Gjithashtu në vendimin e ndërmarrë nga KPP thuhej se pranohet ankesa e kompanisë BOE “IKN” sh.p.k & “Geosat” shpk për procedurën e prokurimit dhe gjithashtu i kërkonte ARRSH të bënte rivlerësimin e procedurës për këtë rast. “Pranonte ankesën e BOE “IKN” sh.p.k & “Geosat” shpk për procedurën e prokurimit “Shërbim Konsulence”, me Nr.REF-23485-05-23-2019, me objekt “Supervizion Punimesh, Rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta – rreth rrotullimi Shqiponja Loti 2”, me fond limit 10.700.000 lekë pa TVSH, zhvilluar më datë 12.07.2019, nga autoriteti kontraktor, Autoriteti Rrugor Shqiptar. Autoriteti kontraktor të kryejë rivlerësimin e procedurës së mësipërme në zbatim të konstatimeve të bëra nga Komisioni i Prokurimit Publik në këtë vendim”, thekson KPP. Por, gjithsesi reflektimi i autoritetit kontraktor nuk e ka bindur operatorin “Gjeokonsult+Co”, prandaj dhe e ka kundërshtuar këtë vendim duke i krijuar sërish pengesa Autoritetit Rrugor Shqiptar, duke mos lejuar kështu përzgjedhjen përfundimtare të një operatori fitues.

Pengesat e “Unazës së Madhe”

Ankesa e operatorit “Gjeokonsult+Co” është dërguar fill pas nisjes së punimeve në zonën e Astirit, ku autoritetet përkatëse sapo kishin prishur shtëpitë që përfshihen në projekt. Por, sipas një bilanci të bërë kjo ishte ankesa më e fundit nga një lumë të tillash të paraqitura pranë KPP që prej fillimit të projektit. Zvarritja e projektit dhe ankimimet e një pas njëshme kanë nisur nga skandali me DH Albania e cila paraqiti dokumente të falsifikuara. Kjo e cila fitoi procedurën e prokurimit si bashkim operatorësh rezultonte e regjistruar në Delaware të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në atë kohë ARRSH mori vendim prishjen e kontratës me këtë operator, çka solli hapjen sërish të garës për operatorët konkurrues. Në atë kohë bë prishje e kontratës. Pas prishjes së kontratës u tha se kompanisë do t’i sekuestrohej 10 për qind e vlerës së procedurës së prokurimit e lënë si garanci. Gjithashtu ARRSH u përball edhe me akuzat e dy operatorëve “Salillari” dhe “Bajrami N” të cilët pretendonin se u larguan padrejtësisht nga gara. Nga ana tjetër projekti ju nënshtrua ndryshimeve thelbësore duke parashikuar nënkalim në vend të rrethrrotullimit kurse pjesa e lartë e kostos së projektit nga ana e qeverisë që fillimisht u parashikua me një fond limit 18 milionë euro argumentohej me praninë e lartë të veprave që kishte segmenti.

Esmeralda Hida

Më të lexuarat