BREAKING NEWS

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas deklaratën dhe zbardh prapaskenat

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas
x
BREAKING NEWS

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e forta për kokainën në Fier: Drejtuesit s’jetojnë dot më të qetë

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë kishte në Shqipëri, ishte destinuar për...

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë
x
BREAKING NEWS

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe paralajmëron: Grupet po sofistikohen, SPAK punon me standard të dyfishtë

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe
x
BREAKING NEWS

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do votoj asnjë në primare, opozita po shkon drejt turpërimit

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do
x
BREAKING NEWS

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi për të uruar Pavarësinë e Shqipërisë (VIDEO)

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi
x
BREAKING NEWS

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri shqiptar, zbardhen detajet (EMRI)

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri
x
BREAKING NEWS

Avokat Ngjela lëshon thirrjen e fortë: Nëse e shikoni një të tillë, kurrë mos iu afroni, përcilleni me përbuzje dhe përçmim

Avokat Ngjela lëshon thirrjen e fortë: Nëse e shikoni një
x

Ekonomia

Skandali, Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në rajon, ja krahasimi me vendet e tjera

Skandali, Shqipëria ka çmimin më të lartë të

Energjia elektrike në vendin tonë është më e shtrenjta në rajon, duke marrë parasysh se të ardhurat në Shqipëri janë gjithashtu më të ulëta se në të gjitha vendet. Pavarësisht se vendet e tjera të rajonit janë shumë më të ekspozuara se Shqipëria në tregun e energjisë dhe pa burime të brendshme prodhuese, kanë çmime më të ulëta të energjisë. Dhe nuk është vetëm kaq, vendi ynë pritet të ketë rritjen me më shumë se 4-fish të çmimit të energjisë elektrike për familjarët që tejkalojnë fashën 800 kWh në muaj. Me këtë shtesë, Shqipëria do të mbetet vendi me energji më të shtrenjtë në rajon. Qeveria shqiptare i ka shpresat tek shiu.

Ja krahasimi me vendet e tjera

Është shumë e thjeshtë për qytetarët që të krahasojnë energjinë që paguajnë , duke parë se çfarë po ndodh rreth tyre. Zyrtarët në Serbi shpesh duan të theksojnë se çmimet e energjisë elektrike dhe gazit për familjet janë më të ulëta se në vendet fqinje, por ata nuk thonë se të ardhurat atje janë gjithashtu më të ulëta se në pothuajse të gjitha vendet. Megjithatë, ka edhe vende, banorët e të cilëve kanë pagë mesatare shumë më të lartë se në Serbi dhe paguajnë fatura më të ulëta të energjisë elektrike se e Beogradit. Një shembull i tillë është Hungaria, ku paga mesatare është 885 euro dhe çmimi i energjisë elektrike për kilovat orë është 9.4 euro cent. Megjithatë, në rajon ka vende me të ardhura më të ulëta se Serbia, por në të njëjtën kohë me fatura më të larta të energjisë elektrike. Për shembull, është Bosnja dhe Hercegovina, ku çmimi i energjisë elektrike për kilovat orë është 9.96 euro cent dhe paga mesatare është 554 euro.

Pagat dhe energjia që paguajnë

Në Serbi, çmimi i energjisë elektrike për kilovat orë është 9,73 euro cent, ndërsa paga mesatare është 621 euro. Austria, punonjësit e së cilës kanë një pagë prej 3053 euro, për energji elektrike ndanë 26.16 euro cent për kilovat orë. Në Itali, ku të ardhurat janë më të ulëta se në Austri dhe arrijnë në 1740 euro në muaj, çmimi i energjisë elektrike për familjet është më i lartë, 33.57 euro cent për kilovat orë. Në Rumani çmimi i energjisë elektrike për kilovat orë është 23.4 euro cent, ndërsa paga është 806 euro në muaj. Paga në Slloveni është 1304 euro, ndërsa rryma paguhet me çmim prej 16.9 euro cent për kilovat orë. Në Kroaci çmimi i energjisë elektrike për kilovat orë është 14,62 euro cent, kurse paga mujore është 1024. euro.

Skandali me Shqipërinë

Në Bullgari çmimi i energjisë elektrike për kilovat orë është 11.1 euro cent dhe paga mujore është 686 euro. Në Mal të Zi paga është më e lartë, 718 euro, ndërsa çmimi i energjisë elektrike për kilovat orë është 10.38 euro cent, që është më shumë se në Bullgari. Skandali qëndron me Shqipërinë, pa përfshirë shtesën për familjarët që tejkalojnë fashën 800 kwh në muaj, vendi ynë dhe Maqedonia e Veriut paguajnë: Maqedonia e Veriut (9.46 euro cent) dhe Shqipëria (9.41 euro cent). Të dyja kanë të ardhura personale më të ulëta të punonjësve, pasi në Maqedoninë e Veriut është 511 dhe në Shqipëri 284 euro. Kur bëhet fjalë për “energjinë blu”, vetëm Hungaria ka një çmim më të lirë të shitjes me pakicë për kilovat orë, 2.91 cent euro, se Serbia. Dy vende me të ardhura më të ulëta se tonat kanë çmime më të larta të gazit, Maqedonia e Veriut (12.09) dhe Bosnja dhe Hercegovina (4.38).