Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

S’kanë fund skandalet e Spitalit Amerikan me koncesionin e hemodializës, trajtoi vetëm 30 për qind të pacientëve

Postuar: 08/10/2019 - 07:26

Nuk kanë fund skandalet e Spitalit Amerikan sa i takon koncesionit të hemodializës. Pas tentativave për ta shitur këtë koncesion, së fundmi është zbuluar se e gjitha ka qenë skenë për përfitime. Sipas të dhënave nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, nga 1250 pacientët që u trajtuan me hemodializëpër vitin 2018, vetëm 30 për qind prej tyre morën shërbimin nga koncensionari i Partneritetit Publik-Privat (PPP) nëpërmjet kompanisë Dia-Vita, ku bën pjesë Spitali Amerikan. Sipas të dhënave në muajin dhjetor 2018, numri total i pacientëve që janë trajtuar me dializë në institucionet shëndetësore publike dhe private, është 1 250, nga të cilët koncesionarja Dia- Vita ka trajtuar vetëm 370 pacientë. Ndërsa pjesa tjetër është trajtuar nga spitalet publike dhe ato private, përkatësisht 737 pacientë në spitalet private, 143 pacientë janë trajtuar në spitalet publike.Por, skandali është më i thellë se kaq, sipas të dhënave nga Fondi janë likuiduar detyrimet lidhur me faturimet sipas projeksionit të parashikuar në kontratën koncesionare përkatëse me Dia-Vita, duke filluar që nga nëntori 2016 vetëm për rrethet Lezhë, Shkodër e Vlorë. Ndërsa në rrethet Korçë e Elbasanu konstatuan problematika lidhur me faturimet e koncensionarit, çështje për të cilën Fondi është në proces gjyqësor.Të dhënat tregojnë që, në vitin 2018 nga institucionet shëndetësore publike dhe private të kontraktuara nga Fondi për ofrimin e shërbimit të hemodializës, u kryen 176,911 seanca hemodialize në total, nga të cilat 18,304 seanca spitale publike dhe 158,607 seanca në spitale private.Llogaritur në vlerë monetare, çmimi i paguar për një seancë hemodialize nga fondi i programuar për këtë paketë ndaj institucioneve shëndetësore që ofrojnë këtë shërbim ishte 12,106 lekë. Sipas kontratës kompania do të investonte 8.5 milionë euro.Por, kjo nuk ka ndodhur, në këtë mënyrë Dia- Vita e ka rikuperuar vlerën e investimit me pagesat që ka marrë nga buxheti i shtetit. Edhe pse sipas Fondit të Kujdesit Shëndetësor, shpenzimet për shërbimet e hemodializës të kryera nëpërmjet kontratës së Partneritetit Publik-Privat ishin 6 milionë euro ose 743 milionë lekë. Fondet e programuara për këtë kontratë koncesionare ishin 99.1% të planifikimit, ose 7 milionë lekë më pak.Kështu, duke mos arritur investimin e saj të parashikuar Dia -Vita përdori këto 7 milionë lekë më shumë nga buxheti i shtetit. Në këtë mënyrë gjatë viti 2018 u bë i mundur likuidimi i të gjithave detyrimeve falëfinancimit të drejtorive Elbasan, Korçë, Shkodër, Lezhë, Vlorë.

Ja si do shitej koncesioni i dializës                     

Mungesa e fondeve për investimet nga koncensionari i dializës është vetëm një nga skandalet e Spitalit Amerikan në lidhje me këtë çështje. Në muajin shtator gazeta tregoi se si SpitaliAmerikan dhe Shoqëria Evita SHPK tentuan t’ia shisnin koncesionin e dializës kompanisë suedeze Diaverum International AB. Pretendim ky i rrëzuar nga Autoriteti i Konkurrencës, i cili nëpërmjet një vendimi final e cilësoi kompaninë suedeze një kompani fantazmë dhe me mangësi dokumentesh. “Statuti i cili është dokumenti themeltar i një shoqërie tregtare, nuk është paraqitur gjatë gjithë kësaj procedure për shoqërinë Diaverum International AB. Nga ana e palës njoftuese, gjatë kësaj procedure nuk është paraqitur edhe plani i biznesit të shoqërisë blerëse Diaverum International AB, pavarësisht nga kërkesat e vazhdueshme të AK, duke e bërë të pamundur që AK të vlerësojë aftësinë konkurruese të shoqërisë që do të mbajë në vazhdimësi kontratën e koncesionit, si do të zhvillohet në të ardhmen kjo kompani, çfarë përfitimesh do të rezultojnë për konsumatorin në mënyrë direkt pas realizimit të transaksionit”, thuhet në vendim. Analiza e të gjitha fakteve tregon hapur se çështja e shitjes së koncesionit ka qenë fasadë për të mbuluar problematikat në investime.

Esmeralda Hida

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2019 - 07:20

Kontrolli i Lartë i Shtetit jep sërish alarmin për cilësinë e barnave në vend. Në raportin për buxhetin faktik 2018, KLSH nënvizon edhe çështjen e barnave të skaduara, si shkeljet me barnat e rimbursueshme.

Postuar: 21/10/2019 - 12:45

Takimet e mbajtura në fillim të tetorit në Bruksel në kuadër të marrëveshjes së Asocim-Stabilizim

Postuar: 20/10/2019 - 07:56

Ministria e Financave ka miratuar dje tarifat e reja doganore për bizneset në lidhje me ngarkim-s

Postuar: 18/10/2019 - 07:26

Parlamenti ka miratuar dje buxhetin faktik 2018 dhe ligjin për Korporatën e Investimeve.

Postuar: 17/10/2019 - 19:37

Për herë të parë, monedha e përbashkët Evropiane ka nisur forcimin në tregun e këmbimit valutor v

Postuar: 17/10/2019 - 09:04

Monedha e përbashkët është forcuar ndjeshëm në tregun e brendshëm gjatë tre javëve të fundit.

Postuar: 17/10/2019 - 07:27

Kontrata koncesionare vazhdojnë te jenë një çështje shqetësuese më ndikim negativ në ekonomi.