BREAKING NEWS

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas deklaratën dhe zbardh prapaskenat

"Grupi Alibeaj po sponsorizohet nga pushteti", gazetari plas
x
BREAKING NEWS

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e forta për kokainën në Fier: Drejtuesit s’jetojnë dot më të qetë

"Ka rënë imuniteti i..."/ Gazetarët nxjerrin detajet e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë kishte në Shqipëri, ishte destinuar për...

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e bujshme: Ja sa kohë
x
BREAKING NEWS

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe paralajmëron: Grupet po sofistikohen, SPAK punon me standard të dyfishtë

Droga në Frakull të Fieri, gazetari ngre dyshimet dhe
x
BREAKING NEWS

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do votoj asnjë në primare, opozita po shkon drejt turpërimit

Kërkon Bashkinë e Tiranës, befason kandidati i PD-së: Nuk do
x
BREAKING NEWS

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi për të uruar Pavarësinë e Shqipërisë (VIDEO)

Pamjet mbreslënëse, Burj Khalifa “vishet” Kuq e Zi
x
BREAKING NEWS

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri shqiptar, zbardhen detajet (EMRI)

E konfirmon vetë zyrtari, kërcënohet me jetë ministri
x
BREAKING NEWS

Avokat Ngjela lëshon thirrjen e fortë: Nëse e shikoni një të tillë, kurrë mos iu afroni, përcilleni me përbuzje dhe përçmim

Avokat Ngjela lëshon thirrjen e fortë: Nëse e shikoni një
x

Ekonomia

Skema e dështuar e Frida Kricës, fermerët tregojnë sfilitjet nga burokracitë, një mal me dokumente vështirësojnë fitimin e të drejtave të tyre, ja mashtrimet e Ministrisë së Bujqësisë

Skema e dështuar e Frida Kricës, fermerët tregojnë sfilitjet

Shoqata e fermerëve çoi në Parlament një projektligj që synonte parandalimin e diskriminimit të fermerëve nga skemat e mbështetjes së AZHBR. Si zgjidhje u propozua skema e Maqedonisë së Veriut, e cila parashikon fond limit, por bëhen përllogaritjet para. Pra sa fermerë janë të mundshëm për të përfituar, shumëzohet me përftimin dhe del fondi që vihet në dispozicion. Në rast se nuk del fondi lihet një skemë tjetër pa bërë dhe kalohen këtu me qëllim shmangien e diskriminimit por në Maqedoninë e Veriut aplikimet janë më të vogla se buxheti i vënë në dispozicion.“E rrëzuan me pretendimin se po bëjnë strategjinë 2022-2027, ndërkohë që ne kemi skemën e natës që ka shkuar në 50% të aplikimeve, fondi mund të mbarojë deri tek data 16 dhe pastaj do u thonë mbaroj fondi dhe nuk ka më”, u shpreh Eduart Sharka, Shoqata e fermerëve. Me 200 hektarë tokë dhe me rreth 80 krerë lopë, Franci këtë vit nuk ka marrë asnjë qindarkë mbështetje. Ndryshe do të ishte, nëse këtë fermë do ta kishte në Kosovë. Ai do të kishte përfituar rreth 100 mijë euro mbështetje.“Unë pshm mbjell cdo vit 100 ha grurë, nëse do të isha në Kosovë, në Kosovë jepet 150 euro/ha për korrje dhe do të merrja 15 mijë euro vetëm për korrjen, pastaj jepet 300-400 euro për mbjelljen do të ishin 40 mijë euro për mbjellje. Pastaj jepet për numrin e krerëve kam 80 krerë, për viçat e lindur, për krerët që çohen në thertore. Ndërsa këtuvetëm një vit kam përfituar nga 100 mijë lekë të vjetër dhe pastaj nuk kam përfituar më” u shpreh Franc Kaloshi, fermer.

Aplikimi në skemën IPARD

Ndërkohë, Franci ka aplikuar edhe në skemën e IPARD, por aty nuk ka mundur të kualifikohet. Ai i konsideron një labirinth zyrat e institucioneve shtetërore që në vend ta ndihmojnë fermerin, bëhen pengesë. “Kam aplikuar tek IPARD, por kam pasur problem me titujt e pronësisë, sepse këtu është shumë e vështirë tituj pronësie. Të marrësh një leje ndërtimi për stallat në bashkinë e Divjakës është shumë e vështirë, ose të shkosh të legalizosh një ndërtim që ti ke bërë në drejtorinë e ASHKsë Lushnjë, është pothuajse një labirinth shumë i madh. Ne nuk kemi kohë të bredhim pas letrave, ne duhet të punojmë tokën”, u shpreh Franc Kaloshi, fermer. Prej më shumë se një dekade në shërbim të tokës ai akuzon se skema e IPARD është kthyer në një tekë të kryeministrit. Ai po mbështet agroturizmin, duke lënë jashtë sektorë mjaft të rëndësishëm. Por duket se Ministria e Bujqësisë dhe AZHBR i japin fondet kuturu kur vjen fjala për agroturizmin, pasi sipas KLSH asnjëri prej këtyre institucioneve nuk ka kryer monitorim mbi fatininvestimeve në këtë sektor. Si pasojë nuk është e mundur të matet impakti që këto investime kanë sjellë në zhvillimin e ekonomisë rural. Paradoksalisht këto dy institucione që miratojnë dhënien e fondeve nuk kanë as të dhëna si p.sh. për numrin e të punësuarve në këtë sektor, numrin e turistëve që frekuentojnë agroturizmin apo çdo e dhënë tjetër që do të ndihmonte në hartimin e politikave më konkrete. Ndërkohë, kujtojmë se për të lehtësuar fermerët në aplikimet për skemat kombëtare apo IPARD, në vitin 2018 u krijuan 4 agjenci rajonale të ekstensionit me seli në Tiranë, Shkodër, Lushnjë dhe Korçë. Në organigramën e kësaj agjencie janë të punësuar rreth 170 ekstesionistë, pra asistentë teknikë që kanë për detyrë të orientojnë fermerët për plotësimin e dokumentacionit për të aplikuar në këto skema. Fermerët denoncojnë se këto “ekspertë’ janë kthyer në një ushtri që kërkojnë ryshfet në këmbim të lehtësive për të qenë pjesë e skemave.“Janë disa ekspertë, unë do ti quaj pseudo-ekspertë pasi ata nuk kanë lidhje me bujqësinë, janë njerëz që kërkojnë vetëm rryshfet, të intimidojnë njerëzit, ata kërkojnë një mal me letra. Nuk ka pse të ketë, burokraci, nëse ti ke ndërtuar një fermë të vijë të shikojnë, është lehtësisht e verifikueshme e ke ndërtuar apo jo, shikohet nëse je tek lista e kredive të këqija dhe nëse ti ke mbjellë, është fakt, hektarët e mbjella janë fakt”, u shpreh Franc Kaloshi. Ai akuzon se pavarësisht milionave të hedhura, askush nuk monitoron se çfarë ndodh me këto para.