BREAKING NEWS

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Reagon për herë të parë Taulant Balla

A është ai politikani që përmendet në përgjime?
x
BREAKING NEWS

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në qeveri, ministrja lëshon thirrjen e fortë

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në
x
BREAKING NEWS

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e Fierit ka lidhje me hakerimin iranian, porositësit përshkruanin...

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për Çervanaku: E njihnin si bamirës

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari, po bëheshin gjëra që...

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’
x
BREAKING NEWS

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/ Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: A ka mundësi, programin e ka partia

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/
x
BREAKING NEWS

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e krimit...

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e
x
BREAKING NEWS

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së”/ Zotimi i pazakontë i kandidatit në Primaret e PD-së: Nuk shkel mbi...

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i
x

Ekonomia

Sondazhi: 53% e punonjësve në kërkim të punës jashtë, 25% planifikojnë të ikin brenda vitit

Sondazhi: 53% e punonjësve në kërkim të punës

Shqipërinë e presin ditë të vështira në drejtim të largimit të fuqisë punëtore jashtë vendit, nxitur nga niveli i lartë i pakënaqësisë në punë, i cili ka mbetur në të njëjtat nivele për vite me radhë.

Sipas sondazhit të fundit që bëri kompania Ep & Partners Consultancy (EPPC) në rreth 1400 punonjës, rreth 53% e tyre po marrin në konsideratë të kërkojnë një punë të re, në një shtet tjetër, gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Rezultatet e anketës treguan se 25% e punonjësve 2,5 në 10 të punësuar ka shumë mundësi që të lëvizin për një punë të re, në një shtet të huaj, gjatë 12 muajve të ardhshëm.

Ndër arsyet e kryesore të largimit të punonjësve mbizotërojnë ikja për një të ardhme dhe një shkollim më të mirë për fëmijët, pagat më të larta, ikja për një jetë më cilësore dhe një zhvillim më i mirë personal.

Anketa tregon se, tregu i punës në Shqipëri është përfshirë në tranzicion nga niveli i pakënaqësisë. P.sh. gati 62% e punonjësve janë shprehur se do të kërkojnë ndryshimin e vendit të punës gjatë 12 muajve të ardhshëm.

70% do të kërkojnë një pune të re për një pagë më të mirë, faktori kryesor dhe vendimtar për marrjen e këtij vendimi.

Mundësia për karrierë është arsye për kërkimin e një pune të re për gjysmën e punonjësve. Arsye të tjera dytësore janë nevoja për vlerësim, kultura e kompanisë, balanca punë-jetës private, stresi, atmosfera në punë, etj.

Motivacionet që i shtyjnë punonjësit për të kërkuar punë të re janë të ngjashme nga viti në vit, por gjithsesi në vitin 2022 vihet re një përforcim i peshës që zë paga në këtë vendim, si dhe peshës në rritje që ka kultura e punës në një kompani dhe balanca mes punës dhe jetës private.

Paga është arsyeja kryesore për të kërkuar punë të re dhe ka peshë të ngjashme në Shqipëri dhe Kosovë.


Në Kosovë, mundësia për karrierë merr peshë më të madhe, ndërsa në Shqipëri, arsye të tjera si të ndierit i/e vlerësuar, kultura e kompanisë, balanca punë-jetë private, atmosfera dhe stresi në punë si dhe marrëdhënia me drejtuesit.

16% e punonjësve në Shqipëri dhe 21% e punonjësve në Kosovë, punojnë gjithmonë në fundjava dhe/ose në festa zyrtare. 20% e punonjësve të kompanive private deklarojnë se punojnë në fundjavë dhe/ose gjatë festave zyrtare, ndërsa në institucione publike puna në fundjavë dhe festa ndodh më rrallë, konkretisht vetëm mes 4% të punonjësve.

Rezultatet tregojnë përmirësim në 2022, përsa i përket punës në fundjavë dhe/ose gjatë festave zyrtare, për punonjësit në Shqipëri. Gjatë viti 2019, 21% e punonjësve punonin gjithmonë në fundjavë dhe/ose gjatë festave zyrtare, ndërsa gjatë vitit 2022 kjo shifër ka zbritur në 16%./ MONITOR

Më të lexuarat