BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Sondazhi/ Izolimi fundos bizneset, mbi 70 për qind e tyre duan mbi 1 vit të marrin veten, ja pasojat në ekonomi

Sondazhi/ Izolimi fundos bizneset, mbi 70 për qind e tyre duan mbi 1 vit

Pandemia globale e shkaktuar nga koronavirusi dhe izolimi për të parandaluar përhapjen e tij ka sjellë pasoja të rënda në ekonominë e vendit. Gjatë periudhës së karantinës, kanë qenë të shumtë bizneset që falimentuan dhe u mbyllën, por edhe nga ata që ndonëse vijojnë aktivitetin e tyre do t’u duhet një kohë e gjatë për të marrë veten. Sipas një sondazhi, del në pah se mbi 70 për qind e bizneseve do të duan mbi 1 vit për të marrë veten. Sipas “Monitor”, rikuperimi nga pasojat e pandemisë duket se do të vazhdojë gjatë, pasi bizneset nuk janë optimiste që do t’i rikthehen normalitetit për një periudhë të shkurtër kohore. Pyetja e parë që u është drejtuar bizneseve lidhur me pritshmërinë për të ardhmen e tyre është: “Kur mendoni se aktiviteti i biznesit tuaj do të rikthehet në normalitet?” Vetëm 7,8 për qind, apo thënë ndryshe 20 biznese kanë zgjedhur opsionin 0 deri në 6 muaj, që tregon pritshmëri për rikthim në normalitet brenda një periudhe afatshkurtër. Pjesa tjetër e bizneseve 20,8 për qind, apo 53 biznese mendojnë se aktiviteti i tyre do të rikthehet në normalitet për 6 muaj deri në 1 vit, dhe shumica e subjekteve 71,4 për qind apo 182 biznese mendojnë se do të duhet mbi 1 vit që aktiviteti i tyre të rikthehet në nivelet përpara pandemisë. Fakti që shumica e bizneseve mendojnë se do të duhet një periudhë afatgjatë që aktiviteti i tyre të rikthehet në normalitet, tregon pasiguri që vjen si rezultat i rënies së përgjithshme të konsumit. Edhe fakti që pandemia është ende në vijim dhe nuk mund të bëhet një parashikim se sa do të zgjasë, e rrit edhe më tej pasigurinë si te konsumatorët, ashtu edhe te bizneset. Bizneset janë pyetur më tej lidhur me frikën e rikthimit agresiv të virusit dhe impaktit të kësaj ngjarjeje në ekonomi. Pyetjes “A keni frikë se një rikthim agresiv i mundshëm i virusit do të godiste konsumin e përgjithshëm, e për pasojë edhe të ardhurat e biznesit tuaj?” i janë përgjigjur me “Po” 95,7 për qind e bizneseve dhe me “Jo” vetëm 4,3 për qind ose 11 biznese. Ky është tregues i një pritshmërie të lartë për rikthimin e një vale të re të virusit që mund të shoqërohet me rivendosjen e karantinës. Frika masive për përkeqësimin e situatës mund të jetë edhe një ndër faktorët që ndikon në pritshmërinë për rikthim në normalitet në një periudhë afatgjatë mbi një vit. Vlen për t’u theksuar se paqartësia lidhur me të ardhmen e situatës së pandemisë, shoqërohet me pasiguri në sjelljen e konsumatorëve e për pasojë, edhe në sjelljen dhe pritshmërinë e bizneseve.

Ndihma e qeverisë

Në kuadër të lehtësimit të situatës së bizneseve, e cila u përkeqësua për shkak të pandemisë, qeveria ka ndërmarrë nismat e garancive sovrane 1 dhe 2, si dhe po finalizon nismën e amnistisë fiskale për bizneset. Garancitë sovrane konsistojnë në krijimin e mundësive të huamarrjes me kushte lehtësuese për bizneset, me qëllim që të paguajnë punonjësit në rast pamundësie aktuale për t’i paguar, si dhe me qëllim që të përmirësojnë likuiditetin. Duke qenë se paralelisht me garancitë sovrane, qeveria po ndërmerr edhe nismën e amnistisë fiskale, bizneset janë pyetur edhe për perceptimin e tyre mbi këtë nismë. Pyetjes “A mendoni se amnistia fiskale do të ndihmojë në përmirësimin e situatës ekonomike të biznesit tuaj” i janë përgjigjur me “Po” 28,6 për qind ose 73 biznese dhe me “Jo” 71,4 për qind ose 182 biznese. Edhe pse në dukje nisma e amnistisë fiskale do të duhet të ishte një mekanizëm ndihmues dhe nxitës për formalizimin e bizneseve, pjesa më e madhe e subjekteve deklarojnë se kjo nismë nuk i ndihmon në përmirësimin e aktivitetit të tyre.

Më të lexuarat